Malet Urale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Malet Urale

Malet Urale, ose shkurt Uralet, janë një varg malor që shkon përafërsisht nga veriu në jug nëpër Rusinë perëndimore, nga brigjet e Oqeanit ArktikLumin Ural dhe në veri-perëndim të Kazakistanit. Ana lindore e tyre zakonisht konsiderohet kufiri natyror i Evropës dhe Azisë. Vargu malor shtrihet në 2,500 kilometra duke kaluar përmes tundrës Arktike në veri dhe përmes peizazheve të pyllëzuara dhe gjysmë të shkretëtirës në jug.[1] Ishulli Vajgaç dhe ishujt e Novja Zemlja formojnë vazhdimin e mëtejshëm të zinxhirit në veri të Arktikut. Malet shtrihen brenda rajonit Ural dhe në mënyrë të konsiderueshme mbivendosen me distriktin Ural Federal dhe rajonin Ural ekonomik.

Uralet Qendrore përmbajnë depozita të rëndësishme mineralesh dhe metalesh, si hekuri, bakri, kromi, nikeli, qymyri dhe nafta, dhe që nga shekulli i 18-të kanë qenë bazë e madhe minerale e Rusisë[2] e që edhe në ditët e sotme është një nga rajonet më të industrializuara të Rusisë, veçanërisht rreth qyteteve të Perm, Cheliabinsk, Ekaterinburg dhe Magnitogorsk.[3]

Maja më e lartë është Narodnaja me 1895 m lartësi mbidetare[4].

Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Malet Urale kanë një klimë kontinentale, të karakterizuar nga ekstreme të temperaturës që bëhen gjithnjë e më të dukshme si nga veriu në jug ashtu edhe nga perëndimi në lindje. [5]

Malet Urale gjatë dimrit

Zonat në perëndim janë 1-2 gradë Celsius më të ngrohta në dimër se zonat lindore sepse zonat perëndimore ngrohen nga erërat e Atlantikut, ndërsa shpatet lindore ftohen nga masat ajrore të Siberisë. Gjithashtu, për të njëjtat arsye zonat perëndimore marrin më shumë reshje se në lindje, pasi malet në perëndim bllokojnë retë nga Oqeani Atlantik, gjë që ulë reshjet në lindje të maleve Urale. Nivelet më të larta të reshjeve janë në Uralet Veriore, me reshjet maksimale që ndodhin në muajt e verës. Dimri në Urale është i thatë për shkak të Lartësisë Siberiane. [6]

Temperaturat mesatare të janarit në zonat perëndimore variojnë nga -20 gradë Celsius në Uralet Polare në -15 gradë Celsius në Uralet Jugore, dhe temperaturat përkatëse të korrikut janë 10 gradë Celsius (Uralet Polare) dhe 20 gradë Celsius (Uralet Jugore). [7]


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "The Ural Mountains". earthobservatory.nasa.gov (në anglisht). 2015-12-20. Marrë më 2022-12-02.
  2. ^ "The Ural Mountains". earthobservatory.nasa.gov (në anglisht). 2015-12-20. Marrë më 2022-12-02.
  3. ^ "Geography of the Soviet Union: Ural Mountains". www.ctevans.net. Marrë më 2022-12-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Prepolar Urals". Peakbagger.com. www.Peakbagger.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ural Mountains - Climate | Britannica". www.britannica.com (në anglisht). Marrë më 2022-12-02.
  6. ^ "Ural Mountains - Border Of Europe And Asia (Complete Guide)". Mountain IQ (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-02.
  7. ^ "Ural Mountains - Border Of Europe And Asia (Complete Guide)". Mountain IQ (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-02.