Mali i Priskës

Coordinates: 41°25′24″N 19°52′29″E / 41.423421°N 19.874611°E / 41.423421; 19.874611
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

41°25′24″N 19°52′29″E / 41.423421°N 19.874611°E / 41.423421; 19.874611

Pamje nga poshtë e Malit të Priskës
Pamja e majës së Malit të Priskës me majën e Dajtit në sfond

Mali i Priskës është një mal në jug të Malit të Dajtit, në Qarkun e Tiranës.

Djegia e Malit të Priskës

Të dhënat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka lartësi dhe përmasa më të vogla se Mali i Dajtit. Maja më e lartë e tij është 1351 m mbi nivelin e detit. Pyjet e tij përbëhëheshin kryesisht nga ahu dhe panja. Tashmë ka shumë pak pemë të mbetura, si pasojë e zjarreve të vazhdueshme të vëna nga kriminelët, si dhe nga mosndërhyrja e organeve shtetërore për t'i shuar këto zjarre.

Djegia e Priskës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë zjarreve të viteve 2006-2007, pyjet e Malit të Priskës pësuan dëme të shumta, duke ulur dukshëm sipërfaqen pyjore në këtë mal. Një zjarr tjetër i madh i qëllimshëm që i vunë pyjeve të Priskës në mëngjesin e 12 gushtit 2012 dhe vazhdoi për shumë ditë, dogji pjesën e mbetur të pemëve e shkurreve në këtë mal. Më 24 mars 2019, keqbërësit i vunë prapë flakën një pjese të vogël të mbetur me shkurre e pemë, duke shkretuar kështu të gjithë malin. Më 12 shtator 2020, keqbërësit i vunë përsëri zjarrin Priskës, për të djegur edhe ato pak filiza pemësh që mund të kishin mbirë gjatë 2020-ës.