Mali i Rogoznës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje e Rogoznës

Mali i Rogoznës shtrihet prej majës së Lipovicës (972 m) në veri e deri te Mitrovica në jug. Përfshinë një brez të ngushtë midis Rogoznës në perëndim dhe lumit Ibër në lindje. Relievi i Rogoznës bie gradualisht në drejtim të luginës së Ibrit. Në krahasim me malin e Kopaonikut, kjo e Rogoznës është më pak dinamike. Lumenjtë Sanjska dhe Jashanica, degë të majta të Ibrit, me lugina të ngushta e të thella paraqesin pjesët më të ulëta të relievit, përkundër Rogoznës (1505 m) së lartë.

Në ndërtimin gjeologjik prej veriut kah jugu ndërrohen rendimentet e serpentineve, gëlqerorëve dhe të flishit. Një ndërtim i tillë gjeologjik e diferencon prej Kopaonikut në të cilin formacionet paleozoike zënë një hapësirë relativisht të madhe.

Krahasuar me Kopaonikun kjo e Rogoznës me izotermën vjetore prej 10 C u ngjanë temperaturave mesatare vjetore të Mitrovicës.

Mbizotërimi i formacioneve të pyjeve (52%) në strukturën e tokave ka përcaktuar elementin kryesor të pejsazhit. Afro 75% të tërë sipërfaqeve janë me pyje dhe kullosa. Këto kanë përcaktuar edhe orientimin në veprimtarinë blegtorale ekstensive dhe përpunimit të drurit të pyjeve.

Сhih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]