Mali me Gropa - Bize - Martanesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Është ndër zonat më të reja të shpallura në mbrojtje nga Qeveria Shqiptare (VKM 49, 2007). Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit (të zgjeruar), nga veriperëndimi i saj, dhe është, gjithashtu, ekologjikisht e lidhur ngushtë edhe me pellgun e Bovillës dhe Parkun Kombëtar të Qafështamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit.

Kufijtë e peizazhit të mbrojtur[redakto | redakto tekstin burimor]

(1’198 m), Qafa e Qershisë, maja e Zabelit të Madh, tek Ura e Thanës, ndjek rrugën automobilistike Guri i Bardhë-Tiranë, përroin dhe grykën e Shehut, vazhdon përgjatë lumit të Matit, deri tek bashkimi me përroin e Lenës, vazhdon përgjatë këtij përroi dhe atij të Lajthisë, deri tek kryqëzimi i rrugëve për këmbësorë (kuota 1’870.6 m);

  • Nga lindja kalon nga kryqëzimi i rrugëve

për këmbësorë tek Qafa e Drerit, livadhet e Kolgrekut, vijon drejt qafës së Prevallit, tek Ujëvara e Zallit të Vardarit, fushat e Palemit, Rrahi i Hasramës, Maja e Sadokut, shpati i Skorës, ndjek Rrugën e Rinisë, deri tek Guri i Muzhaqit (1’661.7 m).

  • Nga jugu kufiri kalon nga Guri i Muzhaqit, ndjek rrugën për këmbësorë,

kurrizin ujëndarës deri në majën e Sukës (1’542 m), kalon në Qafën e Rinasit (1’538 m), në majën e Kësulës (1’622 m), ndjek rrugën automobilistike për në Kollogjesh (1’422 m), në qafën e Shpellzës (1’213 m), Malin e Kol Gjergjit, qafën e Shëngjinit (1’187 m), deri te maja e Fagut (1’443.8 m);

  • Nga perëndimi: nga Maja e Fagut ndjek Përroin e Vavilës, pranë Shëngjinit të

Madh, deri tek ndërprerja me lumin e Erzenit, në afërsi të fshatit Burimas, dhe më pas ndjek kufirin e PK të Dajtit deri në Qafën e Murrizës.

Karakteristika Fiziko - Gjeografike[redakto | redakto tekstin burimor]

Peizazhi i Mbrojtur i Malit me Gropa-Bizë-Martanesh ka sipërfaqe prej rreth 252.7 km2, ku përfshihen 182.9 km2 pyje, ripyllëzime, pyje të rrallë ose tokë me bimësi pyjore, 14.5 km2 sipërfaqe bujqësore dhe pemëtore, rreth 54.7 km2 kullota, livadhe me bimësi të rrallë dhe 0.4 km2 troje urbane, e përzier me tokë bujqësore, pemishte e pyje. Zona e mbrojtur është e ndarë nga një sistem zonimi për ruajtjen dhe administrimin: Zona qendrore (137.53 km2) përfshin habitatet pyjore natyrore të Brozh-Bardhetit, Snoit të Madh e të Vogël, Bizës,Ballenjës, Martaneshit, Panjetit dhe pjesë të pyjeve të Kostenjës; këto konsiderohen me vlera të larta natyrore dhe biologjike (kategoria IV e mbrojtjes) dhe ruhen të pashqetësuara dhe në përputhje me kriteret e administrimit të zonave të mbrojtura në nivel kombëtar. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm (rreth 30 km2) lejohen veprimtaritë ekonomike, si dhe mund të ushtrohen veprimtari të reja, vetëm pasi të pajisen me lejet përkatëse (IV). Këtu përfshihen pyjet e Fagut, ato rreth Shëngjinit të Madh, të Vërrisë, të Linosit dhe të Peshk-Lenës. Në zonën e përdorimit tradicional (rreth 76.9 km2) mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale dhe ekonomike (V); këtu përfshihen territoret bujqësore, pyjore e kullosore, si dhe ato rreth qendrave të banuara, të Malit me Gropa, Bizës dhe pjesë të Martaneshit. Zona rekreative (çlodhëse) (8.3 km2) përfshin zonën me mundësi çlodhëse në natyrë të hapur, në përputhje me funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike, të peizazhit natyror dhe vlerat turistike e kulturore (IV); këtu përfshihen Lugina e Valit, pjesë të Malit me Gropa dhe rajoni rreth teqesë së Martaneshit. Mali me Gropa karakterizohet nga peizazhi më tipik i karstit në Shqipëri; kurrizi i tij është i mbushur gropa, hinka dhe puse të shumta karstike (Fig. 12- 8b), nga ku edhe merr emrin, që shpesh vishen me livadhe dhe kullota malore me florë dhe bimësi të pasur. Si tillë ky peizazh bën pjesë lë listën e monumenteve natyrore shqiptare (gjeomonumenteve)