Maliq bej Bushati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Maliq Bushati)
Shko te: navigacion, kërko

Maliq bej Bushati (1880-1946) nëpunës, ministër e kryeministër shqiptar.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Maliq Bushati lindi në Shkodër më 8 shkurt 1880. Nga fisi i njohur i Bushatlinjëve të Shkodrës. Vazhdoi shkollën Ruzhdije në Shkodër ndërsa studimet e larta i kreu në Robert College në Turqi, në vitin 1910. Bëri pjesë në Komitetin shqiptar të Stambollit. Është një themeluesit e komitetit Lidhja Kombëtare në Shkodër. Drejton gazetën Populli në Shkdoër në vitin 1919. Gjatë viteve të Luftës I Botërore është anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe shef i degës së Shëndetsisë në Bashki. U zgjodh deputet në periudhat 1921-1923 dhe në vitet 1925-1937. Ministër i Punëve të Brendshme në 1939-1941 dhe kryeministër në 1943. Në 14 shkurt 1946 pushkatohet si kolaboracionist së bashku me Patër Anton Harapin dhe Lef Nosin.