Malli për Mëmëdhenë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Malli për Mëmëdhenë" Album me Autorë Batjar Bega & Sokol Bega. Shtëpia botuese "MediaPrint". Faqe 287. ISBN 978-99956-18-85-8

Albumi "Malli për Mëmëdhenë", është një ndërthurje e vjershave të vjershëtorëve tanë që i këndojnë Shqipërisë, me fotografi me bukuritë e rralla të natyrës shqiptare të krahinave të ndryshme të vendit tonë dhe me dorëshkrime të vërteta të vjershëtorëve shqiptarë të sjella në këtë album. Me vjershat që i kushtohen Flamurit Kombëtar, Gjuhës Shqipe, Bukurive të Shqipërisë, Mallit për Mëmëdhenë, synohet rizgjimi në zemrat e shqiptarëve të asaj ndjenje të madhe dashurie për Shqipërinë, për vendin e të parëve të tyre, për vendlindjen e tyre, në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarëve, që në kohë të ndryshme, janë larguar nga Shqipëria, duke mërguar drejt vendeve të tjera, për të kërkuar kështu "Tokën e Premtuar". Janë vjersha që kanë dalë nga shpirti i secilit prej tyre, janë shprehje malli dhe dashurie, në një kohë kur ata vetë ndodheshin larg brigjeve të Mëmëdheut të tyre, larg atyre maleve, fushave, lumenjve, larg fshatit e asaj kasollës në të cilën qenë lindur, rritur dhe ku, ndoshta, jetojnë ende të afërm të tyre. Përmes vjershave të sjella këtu, si edhe përmes fotografive dhe dorëshkrimeve të vërteta të vjershëtorëve të paraqitur në këtë libër, kërkojmë edhe një here, të ringjallet ajo ndjenjë e shenjtë e atdhedashurisë, e krenarisë për flamurin, kombin, për gjuhën shqipe, dhe kjo, jo vetëm për shqiptarët e mërguar, por edhe për shqiptarët në Shqipëri, sepse, një ndjenjë e tillë, në mos është zhdukur krejt, është zvogëluar së tepërmi. Përmes këtij punimi, është synuar gjithashtu, që bukuritë e natyrës shqiptare, ato bukuri që kanë mahnitur dhe frymëzuar shkrimtarët tanë, qoftë ata të Rilindjes Kombëtare, qoftë edhe ata të periudhave historike dhe kulturore më të hershme dhe më të vona, të shprehura aq bukur dhe ëmbël me vargjet e vjershëtorëve, të shoqërohen dhe të ilustrohen edhe me fotografi nga shumë krahina të Shqipërisë që tregojnë natyrën e bukur dhe të pakrahasueshme të Shqipërisë.

Treguesi i vjershave:

  • E para pjesë: Flamuri – shenja e kombit

1) Hymni i Flamurit / Fan S. Noli 2) Betimi mi flamur (Hymni Patriotik) / Asdreni 3) Për Mëmëdhenë / Mihal Grameno 4) Lulekuqja / Asdreni 5) Flamuri kombëtar / Asdreni 6) Kuq e Zi / Vinsent Prennushi 7) Grueja Shqyptare / Amë e bí (1, 2, 3) / Vinsent Prennushi 8) Cilët jemi! / Asdreni 9) Liria / Ndre Mjeda 10) Lundra dhe flamurtari / Lasgush Poradeci

  • E dyta pjesë: Gjuha – njësimi i kombit

1) Gjuha Shqipe / Ndre Mjeda 2) Gjuha Shqype / At Gjergj Fishta 3) Fjalët e Qiririt / Naim Frashëri 4) Korça / Naim Frashëri 5) Gjuha Jonë / Naim Frashëri 6) Gjuhës shqype / Hilë Mosi

  • E treta pjesë: Malli – dashuria për mëmëdhenë

1) Zë nga dheu i huaj / Gjerasim Qiriazi 2) Atdheut / At Gjergj Fishta 3) Mall / Hilë Mosi 4) Dashuria e Atdheut / Gjerasim Qiriazi 5) Mori Shqypni (1, 2) / Pashko Vasa 6) Nji lules së veshkun / Filip Shiroka 7) Zjarri i atdheut / Andrea Varfi 8) Vdekja e mëmës / Koto Hoxhi 9) Zogu në kafaz të Horjatit / Leonard de Martino 10) Fyelli / Naim Frashëri 11) Bilbili / Naim Frashëri 12) Shko Dallëndryshë (1, 2) / Filip Shiroka 13) Dallëndryshë eja! (1, 2) / Filip Shiroka 14) Malli për Atdhe (1, 2) / Ndre Mjeda 15) Dëshirim i Mëmëdheut / Thoma Avrami 16) Dëshirë / Asdreni 17) I burgosuni / Hilë Mosi 18) Malli i vjershëtorit / Lasgush Poradeci 19) Vaji i Bylbylit (1, 2, 3, 4) / Ndre Mjeda 20) I tretuni (1, 2, 3, 4, 5) / Ndre Mjeda 21) Vjeshta / Ndre Mjedja 22) Zogu / Xhevat Beqaraj 23) Ku kemi lerë? / Andon Zako Çajupi 24) Malli i Shqipërisë / Andon Zako Çajupi 25) Vler’ e Atdheut / Asdreni 26) Zogjtë / Ismail Kadare 27) Dëshirë / Andon Zako Çajupi 28) Moj Nënë Shqipëri / Françesk Altimari 29) Shtëpia ime / Asdreni 30) Dhembkë / Asdreni 31) Atdheu është dhimbje / Fatos Arapi 32) Vrull / Zef Serembe 33) Udhëtim – mërgim / Nikolla Ivanaj 34) Lamtumirë (I debuemi) / At Gjergj Fishta 35) T’la me shëndet / Nikolla Ivanaj 36) Pse? / Nikolla Ivanaj 37) Sërgjyn në bjeshkë / Nikolla Ivanaj 38) Lark vatrës (1, 2) / Asdreni 39) Shqypnisë / At Gjergj Fishta 40) Malli im / Hilë Mosi 41) Lules sime / Hilë Mosi 42) Sa të dua o Shqipëri! / Pashko Vasa 43) Lules që m’dërgoi nana e eme / Filip Shiroka 44) Nji vjershë e Jakin Shkodrës / Filip Shiroka 45) Shqypnia (1, 2) / Filip Shiroka 46) Shqipërisë / Asdreni 56) Shqypnia (1, 2) / At Gjergj Fishta 47) Shpreh / Naim Frashëri 48) Malli i Atdheut / Asdreni 49) Lutja e poetit për Shqipërinë / Naim Frashëri

  • E katërta pjesë: Bukuritë e Shqipërisë – bekime të Zotit

1) Kanga e Shqypnisë / Pjetër Zarishti 2) Shqipëri, o jetëgjatë / Naim Frashëri 3) Mejtimi (1, 2) / Naim Frashëri 4) Perëndim dielli në verë / Asdreni 5) Bagëti a Bujqësia (1, 2, 3, 4, 5) / Naim Frashëri 6) Përse? / Naim Frashëri 7) Mëma e varfër / Gjersaim Qiriazi

  • E pesta pjesë: Tradhëtorët – turpi dhe mallkimi i kombit

1) Nji andërr / Filip Shiroka 2) Krerëve tradhëtorë / Asdre 3) Tradhëtorët / Naim Frashëri 4) Anës lumenjve / Fan S. Noli 5) Shkëndijë e diellit ndaj Manushaqes (1, 2) / Naim Frashëri 6) Hakërrim (1, 2) / Ali Asllani 7) Flamuri (1, 2) / Faik Konica – 8) Ngrihuni, ju vegjëlia! / Sali Butka 9) Shqypëja e Shqypëniës (1, 2) / Nikolla Ivanaj 10) Atdhedashuni / Filip Shiroka

  • E gjashta pjesë: Prehja në Mëmëdhe – dëshirimi i fundit i vjershëtorit

1) Dëshira ime / Asdreni 2) Po, atje, n’atëdhé të dashtun! / Nikolla Ivanaj 3) I sëmuri në dhe të huaj / Asdreni 4) Po të vdes në dhe të huaj / Mitrush Kuteli 5) Atje / Asdreni 6) Dua / Asdreni 7) Ndë mërgim (1, 2) / Asdreni 8) Mi vorr të nanës! / Nikolla Ivanaj 9) Bylbilit / Filip Shiroka 10) Kur sytë e mi t’i mbyll / Asdreni