Manuel Neuer
| {{{emri i futbollistit}}} | ||
| Të dhëna personale | ||
|---|---|---|
| Datëlindja | {{{datëlindja}}} | |
| Vendlindja | {{{qyteti i lindjes}}}, {{{shteti}}} | |
Manuel Neuer (27 Mars 1986, Gelsenkirchen) është një futbollist gjerman i cili luan si portier për Bayern Munchen. Idhulli i tij si fëmijë ishte ish-portieri gjerman dhe i FC Schalke 04 Oliver Kahn.
Përmbajtja |
[redakto] Kariera me klubet
[redakto] Schalke 04
Neuer nënshkroi një kontratë si profesionist në 2005 pasi kaloi me sukses në secilin prej fazave të të rinjve të klubit të qytetit të tij. Ai bëri debutimin e tij në Bundesliga kur zëvendësoi të dëmtuarin Frank Rost në javën e dytë të sezonit 2006-2007. 20 vjeçari fitoi pozicionin si tiutullar kur Frank Rost u lëshua përpara përplasjes me FC Bayern Munich. Ai nuk zhgënjeu dhe i siguroi skuadrës një barazim 2-2 me kampionët në fuqi. Pavarësisht moshës së tij të re, ai përflitej se do të ishte pasardhës i idhullit të dikurshëm oliver kahn në kombëtaren gjermane.
Në 5 Mars 2008, në raundin e parë eliminues të UEFA Champions League, Neuer bëri një performancë të shkëlqyer kundër FC Porto, ku ai ai thuajse i vetëm e mbajti Schalken në lojë me disa pritje të shkëlqyera dhe e solli ndeshjen deri tek penalltitë. Më vonë ai priti penalltitë e Bruno Alves dhe Lisandro Lopez duke ndihmuar Schalken të kualifikohej. Për pritjet e tij heroike, ai u kanidua si një nga portierët e vitit nga UEFA dhe ishte portieri më i ri i Bundesliga në këtë listë. Ai ishte një nga tre lojtarët e Bundesliga që luajti në secilën minutë të sezonit 2007-2008.
Sezoni 2008-2009 ishte disi zhgënjyes duke qënë se Schalke përfundoi në vendine tetë në klasifikim dhe humbi mundësinë për të luajtur në Europa League.Megjithatë, forma e tij e mirë në kampionatin Europian U-21 ndezi interesin e Bayern Munchen, dhe presidenti Karl-Heinz Rummenigge deklaroi interesimin e klubit për portierin e ri. Traineri i ri i Schalke, Felix Magath, deklaroi se Neuer do të qëndronte me klubin sezonin tjetër. Në Nëntor, ai ishte i vetmi portier gjerman në listën e pesë portierëve të nominuar për skuadrën e vitit nga UEFA.
[redakto] Kariera ndërkombëtare
Pasi kaloi nëpër ekipet e të rinjve, Neuer debutoi në skuadrën U-21 në 15 Gusht 2006 kundër Hollandës. Në vitin 2009 ai fitoi kampionatin Europian U-21 me skuadrën gjermane në Suedi dhe e mbajti portën e tij të paprekur në finalen ndaj Anglisë.
Neuer u thërrit me ekipin gjerman të të rriturve në 19 Maj 2009 në një tur në Azi. Ai debutoi në këtë tur në një ndeshje kundër Emirateve të Bashkuara Arabe në 2 Qershor. Ai luajti në miqësoren e Nëntorit kundër Bregut të Fildishtë e cila mbaroi 2-2. Megjithëse ai pranoi përgjegjësinë për golin e parë, traineri Joachim Löë refuzoi t’ia hedhë atij fajin dhe përkundrazi e përgëzoi atë.
Vdekja tragjike e Robert Enke në Nëntor 2009 e pa atë të ngrihej në vendin e dytë si zgjedhja e dytë pas portierit Rene Adler. Megjithatë, Adler vuajti një dëmtim serioz i cili e la jashtë botërorit 2010. Neuer u thërrit si zgjedhja e parë e skuadrës.
Neuer u zgjodh si portieri i parë për Botërorin 2010. Gjatë fazës së grupeve ai pësoi vetëm një gol ndaj Serbisë. Ai dha edhe një asist për golin e parë të Gjermanisë në fitoren kundër Anglisë, 4-1.
[redakto] Fitoret
- Schalke 04:
- DFB-Ligapokal 2005
Cmimet e fituara
- Portieri më i mirë i Bundeslig: 2007
- Portieri më i mirë i UEFA Kampionati Europian U-21 : 2009
[redakto] Performanca me klubet
| Performancat në klub | Liga | Kupa | Kontinentale | Gjithësej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
| Gjermani | Liga | DFB-Pokal | Evropë | Gjithësej | ||||||
| 2005–06 | Schalke 04 | Bundesliga | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 |
| 2006–07 | 27 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 27 | 0 | ||
| 2007–08 | 34 | 0 | 3 | 0 | 10 | 0 | 47 | 0 | ||
| 2008–09 | 27 | 0 | 2 | 0 | 5 | 0 | 34 | 0 | ||
| 2009–10 | 33 | 0 | 5 | 0 | - | - | 38 | 0 | ||
| Gjithësej karriera | 121 | 0 | 10 | 0 | 15 | 0 | 146 | 0 | ||
[redakto] Jeta private
Vëllai tij Marcel është arbitër në Verbandsliga.
[redakto] Lidhje të jashtme
- [1]
- Profile at Schalke04.de
- Career Stats at Fussballdaten.de (Gjermanisht)

