Maqedonia e lashtë
Maqedon ose Maqedonia, (greqisht: Μακεδονία, latinisht: Makedonía) ishte emri i mbretërisë që shtrihej në pjesën veriore të Greqisë antike, e kufizuar me mbretërinë e Epirit gjer në perëndim dhe me Thrrakinë në lindje.[1] Maqedonia antike ekzistoi që nga viti 800 p.e.s. e gjer në vitin 146 p.e.s.. Për një periudhë shumë të shkurtër u bë shteti më i fuqishëm në Lindjen e Afërt antike, pasiqë Leka i Madh pushtoi pjesën e madhe të botës së njohur duke inauguruar periudhën helenike të historisë antike greke.
Përmbajtja |
Historia[redakto]
Historia e hershme[redakto]
Shteti i parë Maqedon u krijua në shekullin e VIII ose VII p.e.s. nën udhëheqjen e Dinastisë Argeade. Mbreti i parë i njohur i maqedonëve është Perdikkas I. Gjatë kohës që sundonte Aleksandri I i Maqedonisë, maqedonët filluan të zgjerohen kah malet dhe regjionet, Eordaia, Bottiaea, Pieria, Mygdonia dhe Almopia, të cilat banoheshin nga fise të ndryshme. Pavarësinë e humbur gjatë periudhës së Perandorisë Persiane nën udhëheqjen e mbretit Darius Hystaspes, vendi rifitoi pavarësinë nën udhëheqjen e mbretit Aleksandri I (495–450 p.e.s.).
Zgjerimi[redakto]
Rreth shekullit IV p.e.s. mbretëria u mbulonte afërsisht tërë territorin e provincës së Maqedonisë në Greqinë moderne.
Shteti i bashkuar i Maqedonisë u themelua nga mbreti Amintas III (afërsisht 393–370 p.e.s.).
Nën sundimin e Filipit II, (359–336 p.e.s.), Maqedonia u zgjerua drejt territoreve të paionianëve, thrakëve dhe ilirëve. Ndër territoret e aneksuara ishin edhe Pelagonia dhe Paionia jugore.[2]
Perandoria[redakto]
Djali i Filipit, Leka i Madh (356–323 p.e.s.) arriti që të zgjerojë fuqinë maqedone jo vetëm në Greqinë qendrore, por edhe në Perandorinë Persiane duke përfshirë Egjiptin duke arritur gjer në Indi.
Maqedonia Helene[redakto]
Antipater dhe djali i tij Kassander morën kontrollin mbi Maqedoninë, por ra nën një mosmarrëveshje civile pas vdekjes së mbretit Kassander në vitin 297 p.e.s.. Pas kësaj u udhëhoq për një kohë nga Demetrius I (294–288 p.e.s.) por ra në luftë civile.
Djali i mbretit Demetrius, Antigonus II (277–239 p.e.s.) mundi invazionin Galatian dhe riktheu pozicionin e tij familjarë në Maqedoni. Ai me sukses riktheu rregullin dhe prosperitetin në vend edhe pse humbi kontrollin mbi shumë qytete greke. Ai themeloi monarki stabile nën Dinastinë Antigonide. Antigonus III (239–221 p.e.s.) arriti të vendojë sundimin e tij mbi tërë regjionin e Maqedonisë.
Konflikti me Romën[redakto]
Institucionet[redakto]
Mbreti[redakto]
Pasimi[redakto]
Financat[redakto]
Këshilli (Synedrion)[redakto]
Ndarja territoriale (merides)[redakto]
Shih edhe[redakto]
- Maqedonët antik
- Armata antike maqedone
- Kalendari antik maqedon
- Greqia antike
- Lista e mbretërve të Maqedonisë
- Leka i Madh
- Diadohi
- Dinastia Antigonide
- Perandoria Seleucide
- Dinastia Ptolemeike
- Krestonia
- Paionia
- Pelagonia
Referenca[redakto]
Materiale tjera[redakto]
- Eugene N. Borza: Before Alexander: constructing early Macedonia. Claremont, CA: Regina Books, 1999. Pp. 89. ISBN 0941690970 (pb)
- Robin Lane Fox, Alexander the Great, Penguin Books, 1973, ISBN 0-14-008878-4 (pb).
- Nicholas G. L. Hammond, The Macedonian State, Oxford University Press, 1989, ISBN 0-19-814883-6. Pg. 12-13.
- Macedonian Empire, 1911 Encyclopedia Britannica
Lidhje të jashtme[redakto]
- Ancient Macedonia at Livius, by Jona Lendering - (Anglisht)
- History of Macedon (macedonia.com) - (Anglisht)
- Hellenism in Macedonia, Britannica Online - (Anglisht)

