Marco Andreolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marco Andreolli

Andreolli me Cagliarin në 2017
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarco Giancarlo Andreolli
Datëlindja (1986-06-10) 10 qershor 1986 (37 vjeç)
VendlindjaPonte dell'Olio, Itali
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)[1]
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Cagliari
Numri3
Karriera me të rinjtë
1994–2003Padova
2003–2005Internazionale
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2007Internazionale7(0)
2007–2010Roma8(0)
2008Vicenza (huazim)3(0)
2008–2009Sassuolo (huazim)28(1)
2010–2011Chievo18(0)
2011Internazionale0(0)
2011Chievo (huazim)10(0)
2011–2013Chievo51(3)
2013–2017Internazionale16(2)
2015–2016Sevilla (huazim)7(0)
2017–Cagliari26(0)
Karriera ndërkombëtare
2003–2004Italia U182(0)
2004–2005Italia U199(0)
2005Italia U201(0)
2006–2009Italia U2124(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16 dhjetor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 qershor 2009

Marco Giancarlo Andreolli (lindur më 10 qershor 1986) është një futbollist profesionist italian i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Cagliari.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andreolli filloi të luante futboll me skuadrat e moshave të Padovas, përpara se të transferoheshe te Interi në vitin 2003. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 18 vjeç kundër Regginës, gjithashtu në sezonin 2005–06 luajti edhe dy ndeshje të tjera.

Në sezonin 2005–06, Andreolli fitoi Coppa Italia Primavera me ekipin e të rinjëve duke mposhtur Milanin në finale.[2]

Më 29 nëntor 2006, gjatë një ndeshje në Kupën e Italisë kundër Messinës, Andreolli shënoi golin e tij të parë profesionist në minutën e gjashtë.

Roma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 27 korrik 2007, Andreolli firmosi me Romën në një kontratë bashkpronësie si pjesë e marrëveshjes që pa rumunin Cristian Chivu të kalonte në krahun e kundërt; Andreolli kushtoi 3 milion .[3] Ai shpenzoi pjesën e dytë të sezonit 2007–08 në huazim tek skuadra e VincenzësSerie B.

Roma arriti që ta blej përfundimisht kartonin e Andreollit në verën e vitit 2008, duke e huazuar atë sërisht tek Sassuolo që luante në Serie B për të luajtur më rregullisht.[4][5]

Më 29 tetor 2009, Andreolli shënoi një gol vendimtar në minutën e 94të kundër Fulhamit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës, ndeshja përfundoi me rezultatin 1–1.[6]

Chievo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në verën e vitit 2010, Andreolli u transferua tek klubi tjetër elitar Chievo Verona për të luajtuar më rregullisht.[7] Për shkak se atij i kishte mbetur edhe një vit kontratë me klubin kryeqytetas, vlera e transferimit ishte vetëm 800,000 .[8]

Andreolli mori fanellën me numrin 3, dhe bëri debutimin e tij zyrtar pesë ditë më vonë duke luajtur si titullar në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Catanias.[9] Më 24 janar 2011, Inter bleu gjysmën e kartonit të tij nga Chievo për 885.000 €.[10] Andreolli u rikthye në huazim tek Chievo.[10] Megjithatë, më 22 qershor, ai shit sërisht nga klubi zikaltër e rishiti për 500.000 €.[11]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Kthimi në shtëpi është një emocion i veçatë. Unë kujtoj ditën kur u largova nga qëndra sportive Brunico shtatë vite më parë, ishte një nga ditët më të trishtuara të karrerës time, sepse unë u largova nga një ambient i jashtëzakonshëm, ku u rrita si futbollist. Pas gjithë këtyre viteve, unë jam zhvilluar dhe jam rritur si futbollist. Unë jam shumë i lumtur që u riktheva."

Andreolli, kur u pyet për rikthimin e tij tek Interi

Më 11 maj 2013, u bë zyrtare që Andreolli do të rikthehej si transferim i lirë te Inter.[12][13][14] Përpara fillimit të sezonit 2013–14, Andreolli mori fanellën me numrin 6.

Ai bëri debutimin e tij pas rikthimit më 3 nëntor 2013 duke luajtur nëntë minutat e fundit të fitores 3–0 jashtë fushe kundër UdinesesStadio Friuli.[15] Andreolli debutoi edhe në Coppa Italia në dhjetor, duke lujtur 90 minuta në fitoren 3–2 në San Siro kundër klubit modest Trapani.[16]

Më 18 maj 2014, Andreolli shënoi golin e parë dhe të vetëm të sezonit, golin e parë në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër ish skuadrës së tij Chievo, në ndeshjen e fundit të skuadrës për sezonin 2013–14.[17] Kjo ishte ndeshja e fundit si profesionist për kapitenin legjendar Javier Zanetti.

Më 11 janar 2015, Andreolli luajti për herë të parë si kapiten i ekipit në triumfin 3–1 në shtëpi ndaj Genoas.[18] Në intervistën pas ndeshjes, Andreolli tha se të ishe kapiten i Interit ishte një "ëndërr e bërë realitet".[19]

Më 31 gusht, pasi kishte luajtur vetëm dhjetë herë në ligë në dy sezonet e fundit, Andreolli u largua nga Italia për herë të parë, duke u huazuar tek klubi i La Ligas Sevilja, për një sezon.[20] Debutimi i tij erdhi më 11 shtator, në një ndeshje kampionati ndaj Levante UD që u mbyll në barazimin 1–1, duke luajtur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Timothée Kolodziejczak për shkak të mungesës së Adil Ramis.[21] Më 21 nëntor, ai dëmtoi tendinat e akilit në humbjen 2–0 ndaj Real Sociedad, gjë që e la jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.[22]

Më 30 qershor 2017, Andreolli u bë lojtar i lirë pasi Interi vendosi të mos i ofronte kontratë për sezonin e ardhshëm.[23][24]

Cagliari[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi u bë lojtar i lirë, më 7 korrik 2017, Andreolli u bashkua me Cagliarin në një marrëveshje dy-vjeçare.[25] Në sezonin e tij të parë, ai regjistroi 23 paraqitje, duke koleksionuar 1,826 minuta në fushë.[26]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Andreolli ka luajtur me ekipet nën-18, nën-19, nën-20 dhe nën-21. Me kombëtaren nën-21, Andreolli ka luajtur nga viti 2006 deri në vitin 2009, ku ka marrë pjesë edhe në dy kampionate europiane, ku në kampionatin e vitit 2009, arritën deri në gjysmë-finale; ai regjistroi gjithsej 24 ndeshje.

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 23 janar 2015[27][28][29]

Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti[nb 1] Tjetër[nb 2] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Internazionale 2004–05 1 0 0 0 0 0 1 0
2005–06 2 0 2 0 1 0 0 0 5 0
2006–07 4 0 2 1 1 0 0 0 7 1
Total 7 0 4 1 1 0 0 0 12 1
Roma 2006–07 0 0 0 0 0 0 0 0
Vicenza 2007–08 3 0 0 0 3 0
Sassuolo 2008–09 28 1 0 0 28 1
Roma 2009–10 8 0 1 0 6 1 15 1
Chievo 2010–11 28 0 1 0 29 0
2011–12 23 1 1 0 24 1
2012–13 28 2 0 0 28 2
Total 79 3 2 0 0 0 0 0 81 3
Internazionale 2013–14 4 1 2 0 6 1
2014–15 4 0 1 0 6 0 11 0
Total 8 0 3 0 6 0 0 0 17 0
Karriera në total 133 5 10 1 14 1 0 0 157 7

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Internazionale[27]

Shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Përfshirë kompedicione të tjera si UEFA Liga e Kampioneve dhe UEFA Europa League
  2. ^ Përfshirë kompedicione të tjera si Supercoppa Italiana

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Marco Andreolli
  2. ^ a b "Inter beat Milan to Lift Primavera Cup". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2012. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  3. ^ "Acquisizione a Titolo Definitivo con Accordo di Partecipazione del Diritto alle Prestazioni Sportive del Calciatore Marco Andreolli" (PDF) (në italisht). AS Roma. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 gusht 2007. Marrë më 1 shkurt 2014.
  4. ^ FC Internazionale Milano 2008–09 accounts and report
  5. ^ COMPONENTI FINANZIARI NETTI DA GESTIONE CALCIATORI, AS Roma 2008–09 accounts and report[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  6. ^ Simon Hart (22 tetor 2009). "Andreolli saves Roma at the last" [Andreolli shpëton Romën në fund] (në anglisht). Craven Cottage: UEFA. Marrë më 21 korrik 2017.
  7. ^ Claudio Colla (24 gusht 2010). "UFFICIALE: Chievo, arrivano Andreolli e Thereau" [Zyrtare: Chievo, Andreolli dhe Thereau mbërrinjë] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 6 korrik 2017.
  8. ^ "AS Roma 2009–10 Annual Report" [AS Roma raporti vjetor 2009–10] (PDF) (në anglisht). A.S. Roma. 13 tetor 2010. Marrë më 7 korrik 2011.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  9. ^ "Chievo vs. Catania 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 gusht 2010. Marrë më 6 korrik 2017.
  10. ^ a b "TRANSFERS: NWANKWO, OBI, ANDREOLLI" [Transferimet: Nwankwo, Obi, Andreolli]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 1 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 4 gusht 2017.
  11. ^ FC Internazionale Milano Report and Accounts on 30 June 2011Require purchase in CCIAA Stampa:It
  12. ^ "ANDREOLLI: "PROUD AND HAPPY TO BE BACK"" [ANDREOLLI: "KRENAR DHE I LUMTUR TË RIKTHEHEM]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 8 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2013. Marrë më 26 korrik 2013.
  13. ^ "Inter, presentazione Andreolli: "Essere tornato a casa è un motivo di orgoglio"". Interlive.it (në italisht). 12 korrik 2013. Marrë më 26 korrik 2013.
  14. ^ "Inter 2013-14, zyrtarizohen pesë blerje". Panorama Sport. 26 maj 2013. Marrë më 24 janar 2015.
  15. ^ "Interi ndëshkon Udinezen, Palasio udhëheqësi i ekipit". Panorama Sport. 4 nëntor 2013. Marrë më 24 janar 2015.
  16. ^ "Pëson dy gola shqetësues, Interi kualifikohet me vuajtje". Panorama Sport. 5 dhjetor 2013. Marrë më 24 janar 2015.
  17. ^ "Lamtumirë e hidhur për heronjtë e tripletës". Panorama Sport. 19 maj 2014. Marrë më 24 janar 2015.
  18. ^ "Bind Interi "i ri", Champions-i më pranë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  19. ^ "ANDREOLLI: "CAPTAIN AT SAN SIRO, A DREAM COME TRUE"" [Andreolli: "Kapiten në San Siro, ëndërr e bërë realitet"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 11 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2017. Marrë më 17 mars 2017.
  20. ^ "Zyrtare: Interi huazon një mbrojtës". Gazeta Express. 31 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  21. ^ Aguado, Á. (10 shtator 2015). "Andreolli, 'obligado' a la titularidad" [Andreolli, i 'detyruar' të luajë titullar] (në spanjisht). El Desmarque. Marrë më 26 shkurt 2016.
  22. ^ "Sevilla hit by long-term Achilles blow for Andreolli" [Sevilja goditet nga dëmtimi i gjatë në tendinat e akilit i Andreollit] (në anglisht). FourFourTwo. 22 nëntor 2015. Marrë më 26 shkurt 2016.
  23. ^ "Di Marzio – Inter, Andreolli non rinnoverà il contratto: tre squadre su di lui" [Di Marzio – Inter, Andreolli nuk rinovon kontratën, tre ekipe pas tij] (në italisht). fcinter1908.it. 30 qershor 2017. Marrë më 6 korrik 2017.
  24. ^ Luca Bargellini (30 qershor 2017). "Inter, niente rinnovo per Marco Andreolli. C'è il Cagliari" [Inter, nuk ka rinovim për Marco Andreollin. Aty është Cagliari] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 6 korrik 2017.
  25. ^ "Zyrtare: Andreolli largohet nga Interi, nënshkruan me Cagliarin". Telegrafi.com. 7 korrik 2017. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  26. ^ "Games played by Marco Andreolli in 2017/2018" [Ndeshje të luajtura nga Marco Andreolli në 2017/2018] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 17 dhjetor 2018.
  27. ^ a b "Marco Andreolli" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 janar 2015.
  28. ^ "Profile of Marco Andreolli" [Profili i Marco Andreollit] (në anglisht). Scoresway. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 23 janar 2015.
  29. ^ "Football : Marco Andreolli" [Futboll : Marco Andreolli] (në anglisht). Football Database. Marrë më 23 janar 2015.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]