Marco Benassi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marco Benassi

Benassi me Torinon në vitin 2015
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1994-09-08) 8 shtator 1994 (29 vjeç)
VendlindjaModena, Itali
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Torino[1]
Numri94
Karriera me të rinjtë
2007–2011Modena
2011–2012Internazionale
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2014Internazionale6(0)
2013–2014Livorno (huazim)20(2)
2014–Torino25(3)
Karriera ndërkombëtare
2011–2012Italia U–188(1)
2012–2013Italia U–1913(1)
2013–Italia U–2110(2)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 26 qershor 2015
‡ National team caps and goals correct as of 26 qershor 2015

Marco Benassi (lindur më 8 shtator 1994) është një futbollistë italian i cili luan me klubin italian TorinoSerie A si mesfushor.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Internazioanle[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Modena, Benassi filloi karrierën e tij në Serie B te Modena në vitin 2007. Në janar 2011, ai u ble nga Interi dhe u vendos te skuadra e të rinjëve. Pas një gjysëm sezoni me Interin U–17, Benassi u ble nga Interi në një marrëveshje bashkëpronësie për 180.000 .[2] Benassi ishte pjesë e skuadrave Interit U–18 dhe U–19 në sezonin 2011–12, duke arritur të fitonte kampionatin primavera dhe NextGen Series (Kupa Evropiane e të rinjëve). Më skuadrën U–18, ai luajti në ndeshjet e play–off në kampionat dhe arriti të fitonte kampionatin Berretti.

Benassi u bashkua me skuadrën e parë nga ish trajneri i tij te Primavera Andrea Stramaccioni, duke fituar edhe Trofeun TIM. Benassi gjithashtu ishte njëri nga 25 lojtarët që u zgjodhën për të luatjur në Ligën e Europës.[3] Në tetor 2012, Benassi firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare.[4].

Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 22 nëntor kundër Rubin Kazan në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës, ai luajti si titullar me shumë lojtar të rinjë me Interin që humbi me rezultatin 3–0. Më 12 janar 2013, ai bëri debutimin e tij në Serie A në fitoren 2–0 të Interit në San Siro kundër Pescarës, ai luajti si startues. Më 21 shkurt, Benassi shënoi golin e tij të parë me skuadrën e parë në fitoren 0–3 kundër CFR Cluj në ndeshjen e parë e raundit të 16 të Ligës së Europës. Ai e mbylli sezonin e parë si profesionist me Interin duke luajtur 13 ndeshje të të gjithë kompedicionet dhe duke shënuar një gol.

Livorno[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 9 korrik 2013, Benassi u huazua zyrtarisht te Livorno, duke zgjedhur numrin 24. Më 17 gusht, Benassi bëri debutimin e tij zyrtar me klubin në Kupën e Italisë në humbjen 0–1 kundër Sienës. Ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit italian më 26 janar 2014 kundër Sassuolos, para se të shënonte dhe të dytin kundër Bolonjës më 16 Mars.

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka luajtur për kombëtaret U–18, U–19 dhe U–21, ai luajti me Italinë U–18 në të tre ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro U–21 2013.[5]

Stili i lojës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai është një mesfushor i talentuar me aftësi në ndërhyrje dhe me një vizion të mirë në lojë.

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inter

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Marco Benassi" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2013. Marrë më 26 tetor 2013.
  2. ^ FC Internazionale Milano SpA Report and Accounts on 30 June 2012 Stampa:It
  3. ^ "Europa League, group stage: Inter's squad list". www.inter.it. 3 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2012. Marrë më 24 nëntor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Marco Benassi re-signs with Inter until 2017". www.inter.it. 23 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 24 nëntor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ UEFA.com

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]