Marco Reus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marco Reus

Reus me Gjermaninë në vitin 2012.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarco Reus
Datëlindja (1989-05-31) 31 maj 1989 (34 vjeç)
VendlindjaDortmund, Gjermania Perëndimore
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor–sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Borussia Dortmund
Numri11
Karriera me të rinjtë
1994–1996Post SV Dortmund
1996–2006Borussia Dortmund
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2009Rot Weiss Ahlen44(5)
2009–2012Borussia Mönchengladbach99(37)
2012–Borussia Dortmund82(37)
Karriera ndërkombëtare
2009Gjermania U–212(0)
2011–Gjermania25(9)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 20:54, 22 shkurt 2015 (UTC)
‡ National team caps and goals correct as of 20:54, 22 shkurt 2015 (UTC)

Marco Reus (Gjermanisht [ˈmaɐ̯koː ˈʁɔʏ̯s], lindur më 31 maj 1989) është një futbollist gjermanë që aktalisht luan me klubin gjerman Borussia DortmundBundesligë dhe me Kombëtaren gjermane. Reus mund të luaj si mesfushor-sulmues dhe si sulmues krahu, ai njihet për shpejtësinë dhe teknikën e tij.[1]

Reus e shpenzoi karrerën e rinisë te skuadra e Borussia Dortmund, ku përpara tyre kishte luajtur me Post SV Dortmund. Ai ka luajtur për tre skuadra në karrierën e tij si profesionist, ku më së shumti ka luajtur me Borussia MönchengladbachBundesligën gjermane. Reus zakonisht luan si sulmues i majtë për Dortmundin, por ai është i aftë për të luajtur edhe në krahun e djathtë dhe në qëndër për shkak të aftësisë së tij për të kontrolluar topin me të dyja këmbët. Viti 2012 ishte viti më i suksesshëm i tij, ai shënoi 18 gola dhe dhuroi 8 assista duke i siguruar skuadrës së tij një vend në Ligën e Kampioneve. Reus pranoi të trasferohej te klubi i qytetit të tij të lindjes Borussia Dortmund në fund të sezonit 2011–12. Ai mori fanellën me numrin 11, një fanellë që më përpara e kishte Mario Götze, i cili e la fanellën për të marrë fanellën me numrin 10. Franz Beckenbauer foli rreth Reus, sëbashku me Mario Götzen, duke thënë: "Si një dyshe klasike, askush nuk është më i mirë se Reus dhe Götze".[2]

Në vitin 2013, Reus u rendit si futbollisti i katërt më i mirë në botë nga Bloomberg L.P..[3]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reus duke luajtur për Mönchengladbach në vitin 2009.

Reus ka lindur në DortmundGjermanisë. Ai filloi të luante futboll me klubin e tij të qytetit Post SV Dortmund në vitin 1994 dhe hyri në skuadrën e moshave të Borussia Dortmundit në vitin 1996.[4] Ai ka luajtur për Borussia Dortmundin që kur u transferua për të luajtur me skuadrën U–19 të Rot Weiss Ahlen në verën e vitit 2006. Gjatë tre viteve të para me skuadrën Rot Weiss Ahlen, ai luajti vetëm pesë ndeshje me skuadrën U–19 e cila luante në kampionatin Westphalia gjatë asaj kohe. Ai shënoi një gol në 2 ndeshjet e para. Një vit më vonë, ai shkoi në skuadrën e parë që luante në divizionin e tretë të futbollit gjerman. Në 14 ndeshje, ai luajti 2 herë si titullar duke shënuar edhe 2 gola. Njëri nga dy golat erdhi në ditën e fundit të sezonit dhe ndihmoi skuadrën e tij që të nqitej një dizivion më lartë.[5]

Në sezonin 2008–09, duke qënë vetëm 19 vjeç, ai kishte shfaqur përparime të mëdha si futbollist profesionist. Ai luajti 27 ndeshje dhe shënoi katër gola.[6] Më 25 maj 2009, ai firmosi një kontratë katër vjeçare me skuadrën e Bundesligës Borussia Mönchengladbach.[7]

Më 28 gusht 2008, Reus shënoi golin e tij të parë në Bundesligë kundër Mainz 05 pas një vrapimi 50 metërsh,[8] dhe pas atij goli, ai mori profilin e një golashënuesi nën drejtimin e trajnerit Lucien Favre.

Në fillimn e sezonit 2011–12, ai e filloi sezonit në një formë të mirë, ai shënoi 7 gola në 12 ndeshje. Kontrata e Reus me Gladbach skadonte në vitin 2015 dhe kishte një klauzolë lirimi 18 milion . Ai përmendi se idhulli dhe modeli i tij i lojës ishte lojtari i kombëtares çeke dhe meshuroi i Arsenalit, Tomáš Rosický, i cili ka luajtur te Dortmundi për gjashtë vite përpara se të kalonte te skuadra londineze në vitin 2006.[9]

Borussia Dortmund[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reus në aksion për Borussia Dortmund në vitin 2013.

Më 4 janar 2012, Reus firmosi një kontratë pesë vjeçare me ish-klubin e tij Borussia Dortmund për 17.1 milion , kjo kontratë do ta mbante atë te Dortmundi deri në vitin 2017. Reus tha për transferimin e tij: "Unë e kam bërë këtë vendim për të marrë hapin e ardhshëm përpara në sezonin e ardhshëm. Unë kam dëshirë të luaj në një klub i cili mund të sfidoj skuadrat e mëdhaja për trofeun e Ligës së Kampioneve. Unë e shikoj këtë mundësi te Borussia Dortmund." Reus u zyrtarizua si lojtar i Borussia Dortmund më 1 korrik 2012.[10]

Sezoni 2012–13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reus bëri debutimin e tij me skuadrën e re më 24 gusht ku shënoi në fitoren 2–1 kundër Werder Bremen. Më 29 shtator, Reus shënoi dy gola në fitoren e skuadrës 5–0 kundër ish-skuadrës së tij Borussia Mönchengladbach, duke e vendosur skuadrën e tij në vendin e parë në Bundesligë pas gjashtë ndeshjeve të para.[11] Më 3 tetor, në ndeshjen e parë të karrerës së tijnë Ligën e Kampioneve, ai shënoi një gol në barazimin 1–1 kundër skuadrës angleze të Manchester Cityt.[12] Reus gjithashtu shënoi sërisht në barazimin 2–2 kundër Real MadriditSantiago Bernabeu.[13] Gjatë ndeshjes tjetër të Dortmundit më 21 nëntor, Reus shënoi golin e parë në fitoren 4–1 kundër AjaxitAmsterdam Arena, pas përfundimit të gjashtë javëve në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Dortmundi u shpall fituesi i grupit me 14 pikë.[14]

Më 16 shkurt 2013, Reus shënoi një tregolësh në fitoren 3–0 të Dortmundit kundër Eintracht Frankfurt.[15][16] Më 11 maj, Reus shënoi edhe dy gola të tjerë kundër Wolfsburgut, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një barazim me rezultatin 2–2.[17]

Sezoni 2013–14[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 27 korrik 2013, në finalen e Superkupës gjermane kundër Bayern Munich, ai shënoi golin e parë në fitoren e skuadrës me rezultatin 4–2 kundër Bayern Munich duke ngritur troufen e parë të sezonit.[18]

Më 18 gusht 2013, Reus shënoi një gol me penallti duke i dhënë fitoren skuadrës së tij me rezultatin 2–1 kundër Eintracht Braunschweig në javën e dytë të Bundesligës.[19] Më pas, ai shënoi dy herë kundër Freiburgut, përfshirë një gol nga penalltia duke vazhduar formën e tij pozitive në fillimin e sezonit. Reus tha se do të konkuronte që të ishte gjuajtësi i penalltive në atë sezon, megjithatë, kur ai fitoi një penallti kundër 1860 München në DFB Pokal, lejoi shokun e tij Aubameyang të gjuante penalltinë duke kualifikuar skuadrën për në raundin tjetër. Më 1 nëntor 2013, Reus shënoi një gol në suksesin 6–1 të skuadrës kundër Stuttgart në Bundesligë.[20]

Më 26 shkurt 2014, Reus shënoi në fitoren 4–2 kundër rusëve të Zenit St. Petersburg në ndeshjen e parë të raundit të 16 në Ligën e Kampioneve.[21] Më 29 Mars 2014, Reus shënoi një tregolësh, i pari për këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën e tij të përmbyste rezultatin nga 2–0 dhe të fitonte në fund 2–3 kundër VfB Stuttgart.[22] Më 8 prill, Reus shënoi dy gola në ndeshjen e dytë të çerek–finales kundër Real Madrid, por megjithatë, Dortumund u eleminua nga kompedicioni pasi kishte humbur ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu me rezultatin 3–0.[23] Reus e përfundoi sezonin e tij të dytë me Dortmundin me 23 gola dhe 18 assista në të gjitha kompedicionet.[24]

Sezoni 2014–15[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 shkurt 2015, Reus rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2019.[25]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reus me Gjermaninë në vitin 2012.

Më 11 gusht 2009, Reus bëri debutimin e tij me kombëtaren gjermane nën-21 në një ndeshje miqësore kundër Turqisë U21. Më 6 maj 2010, ai u thirr për herë të parë ne kombëtaren e parë për një ndeshje miqësore kundër Maltës më 14 maj 2010.[26] Më 11 maj 2010, ai u tërhoq nga skuadra kombëtare për shkak të një dëmtimi të pësuar në këmbë në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Bayer Leverkusenit.[27] Më 7 tetor 2011, ai bëri debutimin e tij kundër Turqisë.[28] Ai shënoi golin e tij të parë me kombëtaren gjermane më 26 maj 2012 në humbjen e skuadrës me rezultatin 5–3 kundër Zvicrës. Më 22 qershor, ai shënoi një gol në çerek-finalen e UEFA Euro 2012 kundër Greqisë, kjo ishte ndeshja e tij e parë si titullar në Euro 2012.[29]

Reus e vendosi veten si lojtar titullar i skuadrës së Joachim Löw në kualifikueset e Kupës së Botës 2014 dhe shënoi 5 gola në 5 ndeshje.[30] Ai ishte pjesë e listës përfundimtare që do të luante në turnament, por u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës të pësuar gjatë fitores 6–1 ndaj Armenisë në përgatitje; ai u zëvëndësua nga Shkodran Mustafi.[31]

Gjatë kualifikueseveEuro 2016, Reus zhvilloi katër paraqitje si dhe shënoi në fitoren 2–0 ndaj GjeorgjisëTbilisi, por ai nuk u thirr në turnament për shkak të një tjetër dëmtimi.[32]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 1 shtator 2013 [33]

Skuadra Sezoni Liga Kupa[nb 1] Evropa[nb 2] Total
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Rot Weiss Ahlen 2007–08 17 1 0 0 - 17 1
2008–09 27 4 1 0 - 28 4
Gjithsej 44 5 1 0 45 5
Borussia Mönchengladbach 2009–10 33 8 2 0 - 35 8
2010–11 34 11 3 1 - 37 12
2011–12 32 18 5 3 - 37 21
Gjithsej 99 37 10 4 109 41
Borussia Dortmund 2012–13 32 14 3 1 12 4 47 19
2013–14 4 1 2 2 0 0 6 3
Gjithsej 36 15 5 3 12 4 53 23
Gjithsej karriera 179 57 16 7 12 4 207 69
  1. ^ Përfshirë DFB-Pokal dhe DFL-Supercup
  2. ^ Përfshirë Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Evropës

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 19 nëntor 2018[34]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Gjermania 2011 2 0
2012 11 5
2013 6 2
2014 4 0
2015 4 2
2016 2 0
2017 0 0
2018 8 1
Gjithsej 37 10

Golat me Kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren gjermane:[35]
Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 26 maj 2012 St. Jakob-Park, Bazel, Zvicër Flamuri Zvicra 3–4 3–5 Ndeshje Miqësore
2. 22 qershor 2012 PGE Arena Gdańsk, Gdańsk, Poloni Flamuri Greqia 4–1 4–2 UEFA Euro 2012
3. 11 shtator 2012 Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri Flamuri Austria 1–0 2–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
4. 12 tetor 2012 Aviva Stadium, Dublin, Irlandë Flamuri Irlanda 1–0 6–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
5. 2–0
6. 26 mars 2013 Frankenstadion, Nuremberg, Gjermani Flamuri Kazakistani 1–0 4–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
7. 4–1
8. 25 mars 2015 Fritz-Walter-Stadion, Kaizerslautern, Gjermani Flamuri Australia 1–0 2–2 Ndeshje Miqësore
9. 29 mars 2015 Boris Paichadze Dinamo Arena, Tbilisi, Gjermani Flamuri Gjeorgjia 1–0 2–2 Kualifikueset e Euro 2016

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rot Weiss Ahlen[36]
Borussia Dortmund[37]

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[38]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Uersfeld, Stephan (23 gusht 2012). "Bundesliga Season Preview". ESPN Soccernet. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 24 gusht 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Salisbury, Rob (1 dhjetor 2012). "Beckenbauer: Gotze and Reus world's best midfield duo". Goal.com. Marrë më 26 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Messi and Ronaldo joined by Ribery in top three of new list of Europe's top 50 stars". Sky Sports. 12 qershor 2013. Marrë më 14 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Arango? Einfach ein Chiller..." Spox.com. 9 prill 2010. Marrë më 6 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Reus, Marco". kicker.de. Marrë më 6 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Marco Reus nominiert". torfabrik.de. 6 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2012. Marrë më 6 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Gladbach: Marco Reus soll Nachfolger von Marko Marin werden". bundesligamannschaften.de. 6 maj 2010. Marrë më 6 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Joker Reus krönt Solo aus der eigenen Hälfte". kicker.de. 28 gusht 2009. Marrë më 6 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "The Good Life: 10 Facts On Dortmund Ace Marco Reus". Goal.com. 15 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2013. Marrë më 31 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Whitney, Clark (4 janar 2012). "OFFICIAL: Marco Reus will leave Borussia Monchengladbach for Borussia Dortmund this summer". Goal.com. Marrë më 4 janar 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Edwards, Daniel (29 shtator 2012). "Borussia Dortmund 5–0 Monchengladbach: Reus runs riot as champions get back to winning ways". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2013. Marrë më 26 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Hart, Simon (3 tetor 2012). "Hart and Balotelli save City against Dortmund". UEFA. Marrë më 26 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Ozil completes fightback". ESPNFC. 6 nëntor 2012. Marrë më 26 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Brookman, Derek (21 nëntor 2012). "Dortmund power past Ajax to qualify in style". UEFA. Marrë më 26 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Dortmund fly past Frankfurt". Bundesliga. 16 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2013. Marrë më 26 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Koylu, Enis (16 shkurt 2013). "Borussia Dortmund 3–0 Eintracht Frankfurt: Reus hits hat-trick as champions return to winning ways". Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2013. Marrë më 26 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Dortmund leave it late in Wolfsburg". bundesliga.com. 11 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2013. Marrë më 27 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Borussia Dortmund 4 Bayern Munich 2: Revenge for Klopp as Reus double earns Super Cup victory in repeat of Champions League final". Daily Mail. 27 korrik 2013. Marrë më 27 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Dortmund see off brave Braunschweig". Bundesliga. 18 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2013. Marrë më 19 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Lewandowski shines as Stuttgart hit for six". Bundesliga. 1 nëntor 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2013. Marrë më 22 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "4–2: Borussia unlock the door to the quarter-finals". Borussia Dortmund. 26 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2014. Marrë më 26 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Bayern ndalet nga Hoffenheim, Reus shpëton Dortmundin". Super Sport Albania. 29 mars 2014. Marrë më 29 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  23. ^ "Dortmund 2-0 Real Madrid (agg 2-3): Reus double not quite enough as Ronaldo-less Madrid sneak through by finest margin". Daily Mail. 8 prill 2014. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Marco Reus - ESPN". ESPN Soccernet. Marrë më 8 prill 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Rojs rinovon deri në vitin 2019". Panorama Sport. 10 shkurt 2015. Marrë më 10 shkurt 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  26. ^ "Aogo und Badstuber dabei, Enttäuschung bei Hitzlsperger". kicker.de. 6 maj 2010. Marrë më 6 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Marco Reus sagt Löw ab". kicker.de. 11 maj 2010. Marrë më 6 dhjetor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Germany's perfect nine leaves Turkey clinging to play-off spot". The Guardian. 7 tetor 2011. Marrë më 26 prill 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Rostance, Tom (22 qershor 2012). "Germany 4–2 Greece". BBC Sport. Marrë më 26 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Top Scorers". FIFA. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2009. Marrë më 11 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Marco Reus humb kupën e botës, në vendin e tij Mustafi. Botërori pa yje". Ora News. 7 qershor 2014. Marrë më 29 janar 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Reus jashtë ekipit të Gjermanisë, Loew bën zgjedhjen". Top-Channel.tv. 31 maj 2016. Marrë më 29 janar 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Marco Reus". ESPN Soccernet. Marrë më 26 prill 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Marco Reus - national football team player". EU-Football.info. Marrë më 22 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ International goals (Golat ndërkombëtar
  36. ^ "Bayern Bulletin: Schweinsteiger's Knee, Reus's Resolve, and Højbjerg's Call-Up". Bavarian Football. 12 maj 2014. Marrë më 23 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "M. Reus". Soccerway. Marrë më 23 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Marco Reus". eliteprospects.com. Arkivuar nga origjinali më 10 shtator 2014. Marrë më 23 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Tor des Monats, Januar 2012 Arkivuar 14 korrik 2012 tek Wayback Machine, Marrë më 26 tetor 2012.
  40. ^ Tor des Monats, Juni 2012 Arkivuar 30 janar 2013 tek Wayback Machine, redaktuar më 26 tetor 2012.
  41. ^ Tor des Monats, September 2012 Arkivuar 26 gusht 2014 tek Wayback Machine, redaktuar më 26 tetor 2012.
  42. ^ "Scorer" [Gola + asiste]. DFL. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2017. Marrë më 8 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]