Margarita Xhepa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Margarita Xhepa

Margarita Xhepa.jpg
Emri: Margarita
Mbiemri: Xhepa
Lindi më: 2 prill, 1932
Vendlindja: Lushnje
Profesioni: aktore

Margarita Xhepa është një aktore shqiptare, lindi më 2 prill 1932Lushjna, Shqipëri. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar. Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek "Cuca e maleve" (Loni Papa), Zonja Mëmë tek "Kush e solli Doruntinën" (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna "Përballë vetes" (Ruzhdi Pulaha) etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dytë tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta", Mbretëresha Margaret tek "Rikardi i III", të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushtë" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Çehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e një komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), Shejla tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuor edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmët", me I. Muçajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokë e përgjakur", "Një djalë edhe një vajzë" dhe "Apasionata", me Viktor Gjikën, "Gjeneral gramafoni", me E. Musliun, "Rrethi i kujtesës" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, "Dora e ngrohtë", me Dhimitër Anagnostin, "Gurët e shtëpisë sime", me P. Milkanin, "Pranvera s'erdhi vetëm", me S. Kumbaron, "Koncert në vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".

Në vitin .... interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh ne Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Në kërkim të kujt (2011), serial
  2. Tingulli i heshtjes - (2010) telenovela
  3. Kronikë provinciale - (2009)
  4. Ne dhe Lenini - (2008)
  5. I dashur armik - (2004)
  6. Mirupafshim - (1997)
  7. E diela e fundit - (1993)
  8. Një djalë edhe një vajzë - (1990), mesuese Kristina
  9. Vitet e pritjes - (1990), nëna e Helenës
  10. Kush e solli Doruntinën (1989) teatër-drama, nëna e Kostandinit dhe Doruntinës
  11. Pranvera s'erdhi vetëm - (1988)
  12. Misioni përtej detit - (1988)
  13. Rrethi i kujtesës - (1987)
  14. Fillim i vështirë - (1986), shoqe e Zanës
  15. Gabimi - (1986)
  16. Gurët e shtëpisë sime - (1985)
  17. Militanti - (1984)
  18. Apasionata - (1983)
  19. Dora e ngrohtë - (1983)
  20. Shokët - (1982)
  21. Dita e parë e emrimit - (1981)
  22. Me hapin e shokëve - (1979) (TV)
  23. Dollia e dasmës sime - (1978)
  24. Gjeneral gramafoni - (1978)
  25. Koncert në vitin 1936 (1978)
  26. Dimri i fundit - (1976)
  27. Pylli i lirisë - (1976) nëna e Vlashit
  28. Tokë e përgjakur - (1976)
  29. Vitet e para - (1965) si Zyraka