Mariana Leka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mariana Leka u lind në Shkodër, më 27 nëntor 1961. Zëri i saj u rrit dhe u shkollua (për Kimi) në Fushë-Arrëz. Me ëndrrën për t’u bërë soliste iu fut Akademisë së Arteve nën mbikëqyrjen e sopranos “Artiste e Merituar” Edit Mihalit. Fillimisht ishte në kor e më vonë, në vitin 1991, spikati si soliste. Studioi gjithashtu për muzikë në Akademinë e Mantovas (Itali) nën udhëheqjen e sopranos Katia Ricciarellit. Që nga ajo kohë ka interpretuar më shumë se 30 role operistike. Është vlerësuar me shumë çmime sikurse “Çmimi i parë” në konkursin ndërkombëtar të Operës Italiane (1996), apo “Çmimi i parë Marije Kraja” në Festivalin Operistik Shqiptar (1999). Gjithashtu ajo është vlerësuar si “Qytetare Nderi” e Pukës.