Mark Seferi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mark Seferi,fotografi i qytetit dhe i rrethit të Pukës për shumë vjet. Marku lindi më 08.11.1949 në fshatin Kçirë të Pukës. Mësimet e para dhe 8¬-vjeçare i mori në Luf. Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në qytetin e Pukës. Pas kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, filloi punë si elektricist në ndërmarrje e shërbimeve komunale në Pukë, më 1971. Pastaj, për nevoja pune,më 1973, vazhdoi kualifikimin pranë mjeshtrit të madh të fotografisë Gegë Marubi, miqësinë me të cilin e ruajti sa qe gjallë profesori. Pasi kreu kualifikimin nisi punen si fotograf po pranë kësaj ndërmarrjeje, deri në vitin 1991. Me shpërbërjen e saj hapi lokalin e vet. Profesionin e fotografit e trashëgoi i biri, Ariani. Marku u nda nga jeta para kohe më 22.06.2007. Në koleksionet familjare ruhen me mijëra foto që mbajnë autorsinë e Markut, të cilët ruajnë kujtimet më të mira për të.