Marko Marin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
{{{emri i futbollistit}}}
Të dhëna personale
Datëlindja {{{datëlindja}}}
Vendlindja {{{qyteti i lindjes}}}, {{{shteti}}}


Marko Marin (13 Mars 1989, Bosanska Gradiška) është një futbollist gjerman me prejardhje serbo-boshnjake i cili luan për Werder BremenBundesliga si mesfushor i avancuar.

Përmbajtja

[redakto] Karriera

[redakto] Karriera me klubet

Marko Marin (2009)

Marin e filloi karrierën me SG 01 Hoechst dhe më pas me luajti për Eintracht Frankfurt, për tu zhvendosur më vonë tek akadeima e të rinjve e Borussia Mönchengladbach. Pas një viti tek akademia e Mönchengladbach atij iu ofrua një kontratë tre vjeçare me klubin të cilën ai e pranoi dhe më pas bëri debutimin e tij si profesionist me klubin. Në 9 Gusht 2008 Marin shënoi një tripletë në fitoren e Mönchengladbach 8–1 me skuadrën e divizionit të shtatë VfB Fichte Bielefeld në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, DFB Cup. Golin e tretë e realizoi me anë të një penalltie në minutën e 70-të. Në 24 Qershor 2009 Marin u shit tek Werder Bremen për € 8,5 milion.

[redakto] Skuadra kombëtare

Në vitin 2010, Marin deklaroi se ai nuk kishte pasur kontakte me përfaqësuesen e Bosnjës dhe Herzegovinës kështu që vendosi të luajë për Gjermaninë.

Në 2007 ai u thirr në Kombëtaren Gjermanen U-21 dhe që atëherë ka zhvilluar 9 takime me skuadrën. në 16 Maj 2008 u deklarua se Marin ishte pjesë e listës provizore me 26 lojtarë për Euro 2008, por ai nuk u përzgjodh në 23-shen finale. Ai debutoi në 27 Maj 2008 në një barazim 2-2 kundër Bjellorusisë. Marin hyri në lojë gjatë pjesës së dytë si zëvendësues i Bastian Schweinsteiger.

Në të njejtin vit, më 20 Gusht ai bëri paraqitjen e dyte me Gjermaninë dhe shënoi golin e tij të parë, kundër Belgjikës. Marin luajti edhe në kompeticionin UEFA-CAF Meridian Cup në 2007 dhe është pjesë e skuadrës gjermane në Botërorin Afrika e Jugut 2010.

[redakto] Golat ndërkombëtarë

# Data Vendi Kundërshtari Rezultati Kompeticioni
1 20.08.2008 Frankenstadion, Nuremberg, Gjermani Flag of Belgjika Belgjika 2:0 Miqësore

[redakto] Jeta

Marin shkoi në Gjermani në moshën 2-vjeçare në 1991 me të ëmën, Borka dhe të atin, Ranko, për shkak të punës së të ëmës së tij.

[redakto] Fitoret

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera