Marrëdhëniet Shqipëri- BE

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ministria e Punëve të Jashtme, si institucioni kryesor që formulon, përpunon dhe zbaton politikën e jashtme të shtetit shqiptar, në përputhje me programin e qeverisë, është tërësisht në shërbim të realizimit të objektivit madhor, integrimin në Bashkimin Evropian. Diplomacia shqiptare është tërësisht e angazhuar për konsolidimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, duke shoqëruar të gjitha reformat që do të ndërmerren në kuadër të këtij procesi.

Kuadri i përgjithshëm i marrëdhënieve Shqipëri- BE[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqipëria dhe shqiptarët, janë pjesë e pandashme e mozaikut të vendeve dhe popujve të kontinentit evropian. Qenësia dhe përkatësia e gjithanshme evropiane e shqiptarëve dhe modeli i shkëlqyer i suksesit të demokracive të vendeve të Evropës Perëndimore, kanë frymëzuar aspiratën mbarë popullore që Shqipëria të mos jetë thjesht një pjesë e natyrshme e kuadrit gjeografik, gjenetik, historik dhe tradicional të kontinentit, por të bëhet hallkë integrale e bashkësisë aktuale dhe e identitetit të ri evropian, të përthithë dhe të përçojë vlerat më të mira e të kontribuojë për ruajtjen, respektimin dhe përsosjen e mëtejshme të tyre.

Që prej rënies së sistemit komunist, shtysa kryesore për vendosjen e lidhjeve me Evropën e Bashkuar, erdhi vertikalisht nga poshtë- lartë, deri tek maja e piramidës shtetërore, me një përcaktim të qartë të kursit që do të ndiqej me konsekuencë nga të gjitha qeveritë shqiptare deri në aderimin e plotë të Shqipërisë në BE.