Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marrëdhëniet Shqipëri - Bashkimi Sovjetik u vendosen me 17 shtator 1924. Ne prill 1939 ato u nderprene per shkak te pushtimit te Shqipërise nga Italia fashiste. Pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore marredheniet diplomatike u rivendosen me 1945 ne nivel misioni dhe me 1956 ne nivel ambasadash. Ne nentor 1961 qeveria e BRSS terhoqi nga Tirana te gjithe personelin e ambasades sovjetike, çka shenoi prishjen e marredhenieve diplomatike. Ato u nderprene ne dhjetor 1961 per shkak te mosmarreveshjeve te lidereve te dy vendeve. Marredheniet u normalizuan ne korrik 1990.

Marrëdhëniet me qeverinë e Fan Nolit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kreu i qeverise borgjeze – demokratike te Shqipërise F. Noli, i ndodhur ne Rome ne mesin e tetorit 1924, u takua me perfaqesuesin e BRSS ne Itali K. Jurenev, me te cilin bisedoi per hapat praktike qe duhen ndermarre per vendosjen e marredhenieve diplomatike Shqipëri-Rusi. Me 16 dhjetor 1924 perfaqesuesi sovjetik ne Athine A. Krakovecki mberriti ne Tirane per te zhvilluar proçedurat e vendosjes se marredhenieve diplomatike. Por, per shkak te gjendjes se nderlikuar politike te brendshme ne Shqipëri dhe trysnise nga jashte, kjo nuk u realizua. Ne fund te dhjetorit 1924 si rezultat i grushtit te armatosur te shtetit (edhe me perkrahjen e njesise vrangeliste te komanduar nga koloneli V. Berestovski) pushtetin ne vend e moren pasuesit e kolonelit A. Zogu, i cili me vone u be mbreti i pare i Shqipërise. Ne shtator 1934 qeveria shqiptare iu pergjigj pozitivisht propozimit te BRSS per rivendsojen e marredhenieve diplomatike. Ne prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste dhe marredheniet diplomatike Shqipëri – BS u prene.

Marrëdhëniet me Republikën Popullore të Shqipërisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 30 tetor 1945 qeveria sovjetike dergoi nje note ne adrese te ambasadorit te SHBA ne Moske A. Harriman, ku theksohej deshira per vendosjen e marredhenieve diplomatike, si dhe gatishmeria, bashke me SHBA dhe Britanine, te njihnin njekohesisht Qeverine e Perkoheshme Demokratike te Shqipërise. Me 10 nentor 1945 kreu i misionit te ri ushtarak sovjetik, qe kish ardhur ne Shqipëri ne korrik 1945, koloneli S. Sokolov, ne emer te qeverise se BS dorzoi ne MPJ te Shqipërise noten mbi njohjen e administrates se re shqiptare si qeveri te ligjshme. Me 11 janar 1946 I derguari i pare sovjetik D. Çuvahin i dorezoi letrat kredenciale Kryetarit te Presidiumit te Kuvendit Popullor O. Nishani, kurse ne dhjetor 1946 marredheniet diplomatike u vendosen plotesisht. Vizita e pare zyrtare ne Moske e delgacionit qeveritar te RPSH me ne krye Hoxhen u zhvillua ne korrik 1947. Gjate takimeve te E. Hoxhes me Stalinin dhe Molotovin palet kembyen mendime per shume probleme te marredhenieve ndershtetёrore, ndertimit partiak ne Shqipëri etj. Ne maj 1959 per nje vizite ne Shqipëri, e cila zgjati dhjete dite erdhi kreu i shtetit sovjetik N. Hrushovi, i shoqeruar nga ministry i mbrojtjes se BS, R. Malinovski, beri nje vizite ne jug te vendit, vizitoi bazen ushtarake te Traktatit te Varshaves ne Pasha-Liman (Vlore). Deri ne nentor 1960 delegacionet partiake apo shteterore me ne krye Hoxhen dhe udheheqes te tjere te larte shqiptare vizituan disa here Mosken. Edhe ne Tirane vinin delegacione sovjetike te kryesuara nga udheheqes te partise e te shtetit. Pas mbledhjes se udheheqesve te partive komuniste ne nentor 1960 ne Moske, e cila i thelloi mosmarreveshjet ideologjike dhe politike midis RPSH dhe BS, ne marredheniet shqiptaro-sovjetike nisi te zhvillohet me vrull nje krize gjitheperfshirese. Ne nentor 1961 qeveria e BRSS terhoqi nga Tirana te gjithe personelin e ambasades sovjetike, ç’ka faktikisht shenoi prishjen e marredhenieve diplomatike. Ato u nderprene ne dhjetor 1961 dhe u normalizuan ne korrik 1990.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]