Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marrëdhëniet Shqipëri - Mbretëri e Bashkuar në maj të vitit 1991 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë pas një periudhë pesëdhjetë vjeçare. Duke qenë një kohë kaq e gjatë askush në Londër nuk ishte i sigurtë se ku ka qenë vendndodhja e Ambasadës Britanike. Pati një studim të hartave të Tiranës dhe shumë dokumenta u analizuan. Ministria e Jashtme e Shqipërisë sugjeroi që Ambasada Britanike ka qenë aty ku sot ndodhet Pallati i Kongreseve. Por një dokument zyrtar i Ministrisë së Jashtme Britanike që ishte shkruar pak para krishtlindjeve të vitit 1991 nuk mendonte që jemi pronarë të vendit ku ndodhet Pallati i Kongreseve. Ka më shumë mundësi që vendodhja të ketë qenë aty ku sot ndodhet busti i Stalinit. Asnjë nga këto vende nuk shihet me përparesi për një Ambasade Britanike në të ardhmen.

Një lajm më vonë raportonte : Lajmet më të fundit nga Tirana bëjnë të ditur që busti i Stalinit është rrëzuar dhe tani duket që ka shpresë për ta përdorur këtë vend.

Problemet filluan të dalin sepse pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar kishte pasur marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri të pavarur Shqiptar qysh në vitin 1921, nuk ka pasur Ambasadë në Tiranë. Përfaqesuesi diplomatik, ministri, dhe legata e tij ishin akomoduar në Durrës ku ndodhej i gjithe komuniteti diplomatik në Shqipëri në vitet e para të krijimit të shtetit të ri Shqiptar.

Ministri i Parë, Sir Henry Eyres, paraqiti letrat kredenciale në janar të vitit 1922. Eyres u ndoq nga pasardhësi i tij, Sir Robert Hodgbson në vitin 1928 i cili shërbeu deri në vitin 1936. Pasardhësi i Hogbson, Sir Andrew Ryan u bë Ministri i fundit që shërbeu deri në mbylljen e Legatës pas pushtimit të vendit nga Italia në prill të vitit 1939. Ishte Sir Robert Hodgson ai që në vitin 1928 propozoi lëvizjen e legatës nga Durrësi në Tiranë. Ai argumentoi:

Pozicioni aktual ku ne jemi nuk mund të mbahet më. Ka pasur shumë dyshime, edhe në kohët e fundit, në favor të qëndrimit në Durazzo sesa transferimit në Kryeqytet. Komforti dhe kostoja e ulët e jetesës në Durazzo të krahasuar me atë të Tiranës janë argumente legjitime, dhe në ketë pikë, balanca peshon ndjeshëm kundër asaj që unë dua të mbroj, por Tirana që deri pak kohë më parë ska qenë vecse një fshat Shqiptar, pa as një komunitet të civilizuar, ka filluar të zhvillohet dhe të marrë trajtën e një qyteti.

Nje bulevard dhe disa rruge të gjera janë shtruar, po instalohet elektriciteti, godina e parlamentit dhe disa qeveritare janë ngritur. Ne mund të jemi të vetmit që akoma rrime ketu. Ne nuk duam të reklamojmë kushtet e jetesës në Tiranë, por kushtet këtu mund të jenë të përshtatshme për ndonje Legatë ,por të papranueshme nga ana jone.

Zyra e Jashtme pranoi. Ato vendosen ti raportonin Zyrës se Punimeve që Shqipëria do të jetë një shtet i pavarur (Sepse Italianet nuk kishin ndermend ta aneksonin) dhe se Tirana ditë pas dite po bëhet më e njohur si kryeqyteti i vendit. Do të ishte e palogjikshme që Përfaqësuesi i Qeverisë së Madhërise së Saj të jetonte i izoluar rreth 25 milje nga kryeqyteti dhe meqënëse Shqipëria është padyshim një nga pikat më të rrezikshme në Ballkan është shumë e rëndësishme që Perfaqesuesi i Qeverisë së Madhërise së Saj të jetë në qendër të gjërave. Por vështirësitë financiare ishin evidente, ndaj Hodgson u informua se nuk do të kishte fonde për një Legatë të re për pesë vitet e ardhshme. Ai u këshillua të merrte një ambjent me qera. Edhe kjo nuk ishte e lehtë sepse nuk kishte ambjente të përshtatshme. Në fund të vitit 1928, idea për të marrë me qera një ndërtese që nuk kishte akoma filluar, u braktis sepse ndërtuesi nuk arriti të siguronte kredite për të filluar projektin.

Në këtë kohë Ministri raportonte në Londër që (Kryetari i Bashkise së Tiranës) Ahmet Bej në disa raste kishte ofruar falas disa vende ku mund të ngrihej Legata dhe se ai i kishte thënë se nëse ne do të jemi të interesuar për vende të tjera, ai do të na vinte në dispozicion një ndihmës. Pas një progresi të ngadaltë Hogdson i dëshpëruar i shkruan Londrës në maj të vitit 1932 ku kërkonte të dinte nëse vendimi i marrë tre vjet më parë për Legatën e Tiranës ishte akoma i vlefshëm. Ai u informua më pas se për shkak të vështirësive financiare, asnjë veprim nuk mund të merrej. Kuptohej që Hodgson nuk e priti mirë këtë gjë. Ai shkruan një letër tjetër ku ankohet se kjo përbënte një hap mbrapa në vendimin për të lëvizur në Tiranë, dhe zgjat pushtimin e ambjenteve që kanë qenë krejt të papërshtatshme për qëllimin të cilin ata ishin aty, dhe që në të ardhmen e afërt do të bëheshin krejt të papërdorshme. Ai grafikisht përshkroi papërshtatshmërinë e Residencës që ishte pa një sallon dhe me një dhomë pritje të krijuar nga perdet që ishin varur në korridor në një anë dhe tualet në anën tjeter. Punimet e Bashkisë së Durresit po ndërhynin në Kancelarinë si dhe në Residencë. Ai argumentonte se një po humbisnin një rast të mirë për të blerë një truall në Tiranën që po zhvillohej kaq shpejt dhe ku pjesët më të mira kishin filluan tashmë të ziheshin. Në kujtimet e tij D.R Oklay Hill i cili erdhi në Shqipëri në fillim të vitit 1930, për të punuar pranë Gen Sir Jocelyn Percy në organizimin e Xhandarmarisë, e përshkruan Legatën me nota disi më të zbutura sesa miku i tij Ministër. Ai kujton se Britanikët, kaluan kohë të qeta në Durrës. Ne ishim të kënaqur me këtë izolim perfekt por unë mbështesja idenë e Sir Hodgson; ketu, Ai kishte një shtëpi shumë komforte me mure Veneciane, që se kishte shoqen në kryeqytet.

Në fund të majit të vitit 1932 Hodgson mori një ofertë nga Fuad Bej Toptani , një feudal i fuqishëm shqiptar i cili ofronte me qera një shtëpi të re që ai po ndërtonte. Shtëpia kishte nevojë për përshtatje që të ishte e përdorshme për qëllime diplomatike.Në fund të vitit 1932 bisedimet filluan lidhur me këtë por pa arritur asnjë rezultat. Në shtator të vitit 1936, SirAndrew Ryan u bë Minister. Brenda një viti në ketë post ai filloi perpjekjet për të lëvizur Legatën në Tiranë. Ai argumentonte se nevoja për të lëvizur ishte më e madhe se asnjë here tjeter. Ai kishte rezerva në veçanti për rrugën Durrës - Tiranë, ku në këtë kohe, thuajse të gjithë misionet diplomatike kishin lëvizur. Njëzet e pesë milje në një rrugë të keqe, përshkruhej në mëse një orıë. Ryan kishte identifikuar pesë prona që i konsideronte të mundshme dhe po i diskutonte. Një nga këto ishte dhe një ish rezidencë Mbretërore e quajtur Shtëpia Saraci. Me vonë ai rekomandoi këtë shtëpi. Ai e përshkruante kështu.

Kjo është një shtëpi e pambaruar që i përket një ish Ministri të punëve Publike, në pjesën e re të qytetit, që është e ndarë në dy ndërtesa relativisht të vogla. Kjo është një nga zonat që Sir Hodgson e ka kundërshtuar ashpër. Unë besoj që arsyet që e kanë bërë ketë zonë jo të preferueshme janë zbehur sepse kjo zonë po zhvillohet dhe ka pasur një lloj eksperiece në ndërtim përpara se Z. Saraci filloi të hapte themelet tre katër vjet përpara.

Ryan rekomandoi blerjen e kësaj pronë dhe e një trualli mbrapa saj, e njohur si trualli i Dibrës, i cili do të krijonte hapësire për një fushë tenisi si dhe Kancelarinë. Ky propozim provokoi një shkembim të gjatë letrash mes Durrësit dhe Londrës. Zyra e Punimeve besonte që Kancelaria duhej të ndërtohej mbi shtëpinë ekzituese , kështu që do të kursenin vend. Zyra e Punimeve e pranoi në princip skemën dhe ia kaloi Thesarit, duke i kërkuar siguri Ministrisë së Jashtme që Legata në Tiranë do të ishte e përhershme. Në gusht të vitit 1938 Ryan i shkruante Ministri të Jashtëm, Viscom Halifax që, pas 8 muajsh korrespondencë me Zyrën e Punimeve, ishte realizuar blerja e pronës dhe truallit të legatës se Re Britanike në Tiranë. Tre troje ishin blerë në mënyrë të tillë që të ishin në harmoni me planin rregullues të Tiranës se Re e cili vinte disa kushte përsa i përket hapësirave midis ndërtesave. Legjislacioni i ri i lejonte legatave të huaja të blinin troje të lira. Trualli në forme L ishte rreth 4000 m katror dhe hyrja kryesore ishte rreth 70 m nga qendra e bulevardit Mbretit Zog. Kushtoi 6095 Paund. Ryan konkludon në letrën e tij :

“Ndoshta do të jetë me interes të kujtohet që eventimenti i parë social në Legatën e re u bë rreth një orë pasi në u transferuam atje, kur Unë dhe stafi im organizuam një festë për pronarët ë mëpërparshëm si dhe disa persona të tjerë qënë një mënyrë ose një tjetër kanë qenë të impenjuar në ketë projekt. Në ketë festë ishin të pranishem edhe dy anëtare të kabinetit të Presidentit të Parlamentit , Sekretari i Përgjithshëm i Mbretit, si dhe disa anëtare të trupit diplomatik.”

Puna në Legatën e re filloi në shkurt të vitit 1939, por u ndërpre për shkak të krizës që erdhi si rezultat i pushtimit Italian. Londra urdhëroi Ryan që të ndërpriste të gjitha punët në Legatën e re. Kontraktori, Z A.Motta ishte i shqetësuar se sa gjatë duhet të mbante në Shqipëri specialistët artizanalë që ai kishte sjellë nga Italia. Pushtimi i Italisë ngriti në mënyrë të pashmangshme shumë pyetje mbi të ardhmen e perfaqësisë Britanikë në Shqipëri. Kur Italianët morën përgjegjësinë mbi politikën së jashtme shqiptare, nuk kishte më nevojë për përfaqësi diplomatike në vend . Kishte një mendim që ndërtesa e legatës mund të përdorej në mënyrë të reduktuar si një Konsullate e Përgjithshme. Zyrtarët në Londër besonin që nqs ndërtesa duhej të braktisej Qeveria e Madhërise së Saj mund të merrte një çmim të arsyeshem për të nga Italianët. Ishte parashikuar që Legata do të lëvizte në Tiranë në verën e vitit 1939. Kështu që u vendos që Ministri të rrijë në Shqipëri, por si Konsull i Përgjithshëm, duke pasur parasysh situatën e krijuar.Gjithsesi Ryan e la Shqipërinë në qershor të vitit 1939.

Por puna në Legatë duhet të vazhdonte. Para se të ikte Ryan, vlerësoi punën e stafit të tij dhe në vecanti të dy anëtarëve të stafit lokal, 'një shqiptar nga Kosova dhe një Rus i lindur në Shqipëri

Frederik Herbert Gamble u bë Konsull i Pergjithshëm pas largimit të Ryan. në korrik të vitit 1940 me kërkese të autoriteteve Italiane (Italianet në ketë kohë ishin në lufte) Viscount Halifax evakuoi Konsullatën e përgjithshme në Durrës dhe tranferoi gjithcka qeveritare apo private tek Shtëpia e Qeverisë Britanike. Z Motta i cili ka qenë inxhinieri përgjegjës për ndërtimet u bë mbikqyrësi i saj.

Gjatë luftës së dytë botërore një numër officerësh të Operacioneve Speciale Britanike erdhën me mission në Shqipërinë e pushtuar.Ato krijuan kontakte me grupet komuniste dhe jo komuniste të rezistencës dhe i ndihmuan në përpjekjet e tyre kundra okupatorëve gjermanë pas vitit 1943. Pas mbarimit të luftes me 10 nentor të vitit 1945, Britania njeh regjimin e ri shqiptar dhe vendos të krijoje përfaqësi diplomatike. Pavarësisht se një përfaqësues u nominua ai nuk e mori kurrë postin e tij. Interesi i shqiptarëve ndaj britanisë dukej se kishte ndryshuar. Ndaj Misionit ushtarak Britanik i cili ishte pritur me shumë entuziazëm në Mars të vitit 1945,u vunë shumë kufizime mbi punën dhe lëvizjet e tyre.

Nje mision i varreve të luftës që kërko nte eshtrat e ushtarëve britanikë të vrare gjatë luftës iu kerkua të largohej. një zyrtari britanik i cili për një periudhe të konsiderushme kishte dheNë një eksperiece të cmuar partizaneve, iu refuzua viza. Misioni u terhoq në prill të vitit 1946. Megjithëse nuk është shumë qartë dokumentuar, mendohet që misioni të ketë qenë tek vila saraci, por legata nuk u bë kurrë aty. Me pas kjo vilë u shtetëzua nga shteti shqiptar si vila nr 30.

Diskutimet për një ri vendosje të marrdhënieve diplomatike morrën fund përfundimisht pas incidentit të kanalit të Korfuzit. Në maj të vitit 1946 Shqiptaret hapin zjarr ndaj dy luftanijeve Britanike dhe në tetor të vitit 1946 dy destrojerë britanikë u dëmtuan nga minat ku humbën jetën 44 marinarë. Britania fitoi demshpërblimet në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës. Shqipëria refuzoi të njihte të drejtën e gjykimit. në përgjigje të kësaj Britania refuzoi kthimin e arit shqiptar i mbajtur që në kohën e luftës nga komisioni i arit . Kur Misioni Ushtarak Britanik e la vendin, pronat i mori Misioni Ushtarek Amerikan nën kujdes, pavarësisht se Francezët e kishin marrë përsipër më përpara këtë gjë. Amerikanët ikën në fund të vitit 1946, dhe iu kërkua Francës të kujdesej për këto prona.

Në vitin 1981 Qeveria Britanike I propozoi Qeverisë Shqiptare rivendosjen e marrdhënieve diplomatike pa pritur një resolute për cështjen, por autoritetet komuniste shqiptare nuk e pranuan. Oferta ngeli e hapur dhe Mbretëria e bashkuar vazhdoi të ofronte bisedime pa kushte. Në Mars të vitit 1985, në Paris, u zhvilluan bisedime për arin shqiptar , por që u nderprenë nga vdekja e E.Hoxhes dhe nuk rifilluan me.

Marrdhëniet diplomatike me në fund u vendosën më 29 maj 1991. Në Londër u vendos që marrëdheniet me Tiranën duhet të mbaheshin nga Roma, sepse interesat Britanike atehere nuk ishin aq sa të justifikohej një mision resident . Sir Stephen Egerton, Ambasadori Britanik në Romë, u bë Ambassador jo rezident për Shqipërinë. Egerton paraqiti letrat kredenciale me 20 qershor , rreth një muaj para se të largohej nga Roma. Sir Patrick Fairweather e zëvendësoi atë në korrik të po atij viti. Marrja e pRezidencës se Keshillit Europian nga Britania në vitin 1992 krijoi kërkesa të reja dhe Zyra e Jashtme vendosi të pranonte ofertën e Francezëve që të ndanin një pronë në Tiranë. Ambasadori do të qendronte në Rome por një perfaqsues do të rrinte në Tiranë. Z John Duncan arriti në Tiranë me 4 korrik dhe hapi me 7 korrik ate që u quajt Zyra e Perfaqesise Britanike në Tiranë. një vit më vonë z. Stephen Nash zevendesoi z. Duncan.

Në ketë kohë ceshtja e arit dhe e gjyqit nderkombetar ishte zgjidhur me bisedime dypaleshe. Nje memorandum mirëkuptimi u firmos në Rome në maj të vitit 1992. Nje deklarate e perbashket u formulua nga palet :

Delegacionet Britanike dhe ato Shqiptare u takuan në Rome me 8 maj për të diskutuar mbi ceshtjet bilaterale dhe vendosen të nenshkruajNë një memorandum mirëkuptimi ku Qeveria Britanike vendos ti japi Shqipërise 1574 Kg ar.

Ato gjithashtu shprehën kenaqesinë që ky memorandum u arrit në një atmosfere mirëkuptimi. Ato e shikojnë ketë memorandum si fillimi i një ere të re dhe pozitive të marrdhenieve dypaleshe.

Te dy palet shprehën keqardhjen për incidentin e Kanalit të Korfuzit në 22 tetor të vitit 1946. Ato konfirmojnë se të gjitha kërkesat financiare të Qeverisë Britanike dhe të gjithe problemet që kishin të bëjnë me incidentin e Kanalit të Korfuzit janë zgjidhur nga të dyja palet.

Në fillim të vitit 1995 stafi i Ambasades lëvizi nga ambjentet e Ambasades Franceze dhe u vendos në një ndërtese në rrugen Vaso Pasha. Kjo ishte një lëvizje e perkohshme dhe prandaj u mor me qera për 6 muaj. Ky akomodim linte shumë për të deshiruar. Nje gazetar Britanik e përshkruante pa e ekzagjeruar: pese dhoma në një rrugice me balte, ku Ambasadori pret të ftuarit. Zyrat janë shumë të papershtatshme për punë dhe intervistat për vizat bëhen në recepsion.

Në shkurt të vitit 1996 Andrew Tesoriere u bë perfaqsuesi i zyres. Gjatë gjithe kesaj kohë zyrtaret Britanike ishin në bisedime të njepasnjëshme me autoritetet shqiptare për ceshtjen e rikthimit të pronave të Qeverisë se Madhërise së Saj të para luftes. Si shumë shqiptar, Britania kërkonte rikthimin e pronave të konfiskuara nga rregjimi i Hoxhes. Dokumentet e arkivuara konfirmuan blerjen e Viles Saraçi. Vila 30 ishte vila që ishte blere nga Britania si ndërtese edhe si truall e cila vazhdonte deri atje ku sot ndodhet Pallati i Kongreseve Por Vila 30 ishte shumë e madhe nga shtesat që i ishin bërë në vite si dhe ishte enjohur si vile pritje e Qeverisë Shqiptare, për keto arsye ishte e vështirë për Britaninë që të benin restaurimin e kesaj vile. Sido qofte vila ishte shumë e madhe për nevojat e perfaqesise dhe u konkludua se një ndërtese tjetër duhet të gjehej që të kompensonte Vilen 30

Në shkurt të vitit 1993 Konsulli i Nderit i komunikoi Zyres se Jashtme Britanike qe Qeveria Shqiptare ishte e gatshme ti vinte në dispozicion falas një ndërtese për Ambasaden në Tiranë në kompensim të pronave të konfiskuara gjatë rregjimit komunist. Kjo oferte ishte në perputhje me memorandumin e mirëkuptimit që u nenshkrua një vit me pare. Madje Presidenti Berisha ofroi edhe një nga vilat e Hoxhës në korrik të vitit 1992.

Oferta e parë që u konsiderua nga Qeveria Shqiptare ishte Vila 6, megjithese kishte pasur edhe sugjerime të tjera. Nga fundi i vitit 1994 Qeveria Shqiptare propozoi Vilen 6 si kompensim për Vilen 30. Vila 6 në ate kohë perdorej nga Misioni I Monitorimit të Komunetit Europian, të cilet qendruan aty deri në veren e viti 1995. Gjithsesi në fund të vitit 1995 dolen perseri probleme. një person fitoi gjyqin si bashkpronar i viles 6. Gjykata e Apelit e hodhi poshte ketë vendim me 15 shkurt të vitit 1996, dhe la si pronar të vetem Qeverinë Shqiptare. Ky vendim i gjyqit si dhe zgjidhja e pronave të Ambasades tregoi se tashme ishin konsoliduar marrdhënie serioze.

Në 21 shkurt të viti 1996 z.Andrew Tesoriere u bë Ambasadori i parë resident në Shqipëri. Vila 6 u bë pronë e Qeverisë Britanike dhe në vend që të bëhej Ambasade ju la OSBE' s me qera për një vit deri në maj të vitit 1998. Vila u konsiderua si shumë e madhe për një Ambasade , megjithese kishte ide për ta bërë një kompleks banesash dhe zyrash. Gjatë kohes se negociatave dhe procedimeve ligjore, opsione të tjera kërkoheshin. Në janar Titullari i Misionit i tha Londrës se opsioni i viles 6 ndoshta nuk do të materializohej kurre.

Në kemi gjetur një vilë relativisht të përshtatshme në rrugën e ambasadave (rruga Skenderbej). Kjo quhej Vila Pali, një pronë e Albert Palit. Vila Pali u bë ndërtesa e Ambasades rreth dhjete muaj më vonë pas nenshkrimit të marrveshjeve perkatese.

Ngjarjet e viti 1997 në Shqipëri vonuan një vendim për të ardhmen e Ambasades. Në mars të vitit 1997 Ambasada evakuoi rreth 150 shtetas Britanike, Irlandez dhe të kombësive të tjera nëpërmjet Durresit.

Ambasada humbi mjetet e transportit që iu grabiten me arme nga banda të armatosura gjatë evakuimit. Dy shtetas Britanikë dhe dy nga stafi lokal i Ambasadës u detyruan të evakuoheshin për në një luftanije Italiane, pasi turma e njerzve të zemëruar dhe të armatosur nuk i lanë të dilnin në platformën e portit. Pas përfundimit të evakuimit Ambasadori u kthye në Tiranë i raportoi Londrës se ai dhe njerezit e tij kishin ngelur të ngujuar në bodrumin e Ambasadës.

Në jemi të bllokuar prej dy javesh. Linja ndërkombëtare punon. Ne kemi edhe paisje për komunikim satelitor

Kur Ambasadori u largua në korrik të vitit 1998, ai tha se shpresonte që deri në fund të vitit, Ambasada që ai e quante Hirushja, do të vendosej në Vilen 6 ose kjo vile do të shitej dhe një tjetër me e përshtatshme do të blihej. Por gjerat po lëviznin ngadale.

Në fillim të vitit 2000 u mor vendimi që të mos përdorej Vila 6 sepse ishte shumë e madhe dhe në gjendje jo të mirë. Rikonstruksioni ishte jo praktik dhe financiarisht i pajustifikueshem. Ndersa vila Pali në të cilën ishin bërë nderhyrje të vogla mund të zgjerohej duke e kthyer kështu një një ndërtese moderne. Kontrata e qerasë së Viles 6 me OSBE vazhdoi, pavarësisht se autoritetet nuk kishin ndërmend ta mbanin gjatë ketë pronë.

Në shkurt të vitit 2000 një marrëveshje u nenshkrua për zgjerimin e viles Pali. Ky zgjerim është ai që ka ambasada sot. Puna për të filloi në korrik të vitit 2001 dhe mbaroi në vjeshtën e vitit 2002. Zgjerimi formon një L me ndërtesen ekzistuese; nëntë zyra të reja i janë shtuar atyre tetë ekzitueseve. Ambasada me zgjerimin e saj është rreth tre here sa c'ishte Vila Pali. Ndërtimi i saj u mor persiper nga kompania Britanike Orostream, dhe përfshin infrastrukturen e teknologjise informative si edhe ngrohjen qendrore.

Por loja e vilave nuk ka të mbaruar. Vila 6 që ishte dhënë për të kompensuar Vilën 30 do të nderrohet tani me Vilën 55 prona ngjitur me Vilen Pali. Në maj të vitit 2002 një memorandum mirëkuptimi u nenshkrua nga Ministri i Jashtem Britanik Jack Straw dhe ajo Shqiptare Znj. Arta Dade për shkembimin e Viles 6 me ate 55.

Vila 55 për të cilen (si rallë herë) nuk ka asnjë pretendim pronësie i është njohur plotesisht shtetit shqiptar, dhe ka qenë Ambasada e Republikes Demokratike Popullore të Korese ( Korea e Veriut) gjatë viteve të komunizmit dhe me pas i ishte dhënë përfaqësuesit të Lidhjes Demokratike të Kosoves, që është quajtur edhe Zyra e Republikës së Kosovës.

Kjo vilë do të përdoret si residencë për Ambasadorin dhe për herë të parë do të kemi të gjitha ndërtesat e Ambasadës në të njëjtin vend.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Web faqja e Ambasadës Britanike në Tiranë

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]