Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Rusisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Marrëdhëniet diplomatike midis BRSS dhe Shqipërisë u vendosen me 17 shtator 1924. Ne prill 1939 ato u ndërprenë për shkak te pushtimit te Shqipërisë nga Italia fashiste.

Pas mbarimit te Luftës se Dyte Botërore marrëdhëniet diplomatike u rivendosen me 1945 ne nivel misioni dhe me 1956 ne nivel ambasadash. Ne nëntor 1961 qeveria e BRSS tërhoqi nga Tirana te gjithë personelin e ambasadës sovjetike, çka shënoi prishjen e marrëdhënieve diplomatike. Ato u ndërprenë ne dhjetor 1961 për shkak te mosmarrëveshjeve te liderëve te dy vendeve. Marrëdhëniet u normalizuan ne korrik 1990.

Ne dhjetor 1991 MPJ e Shqipërisë doli me deklaratën, ku Tirana njihte Federatën Ruse si trashëgimtare me te drejta te BRSS.

Me 6 gusht 1992 vizitoi Shqipërinë zëvendës ministri i jashtëm I FR V. Çurkin. Gjate vizitës u nënshkrua Protokolli mbi zhvillimin e konsultimeve te rregullta midis MPJ te FR dhe MPJ te RSH.

8-11 dhjetor 1997 – gjate vizitës se punës te ministrit te jashtëm te RSH P. Milo ne FR u këmbyen letrat mbi ratifikimin e Konventës Konsullore dhe Konventës mbi heqjen e tatimit te dyfishte ndaj tatimeve për te ardhurat dhe mallin.

Me 5 maj 1998 ne Strasburg u zhvilluan bisedimet e ministrave te punëve te jashtme te FR J. Primakov dhe te RSH P. Milo.

Ne qershor 1998, gjatë qëndrimit ne Tirane, zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë A. Andejevi zhvilloi bisedime me ministrin e jashtëm P. Milo, si dhe një takim me presidentin R. Mejdani.

Ne mars 1999, gjate vizitës se punës ne Tirane, u zhvilluan bisedime te ministrit te jashtëm te FR I. Ivanov me përfaqësues te udhëheqjes se larte te Shqipërisë.

Me 7-8 qershor 2000 ministri i jashtëm i Shqipërisë P. Milo ishte ne Moske për vizite pune. U zhvilluan bisedime me ministrin e punëve te jashtme te FR I. Ivanovin.

Ministrin shqiptar e priti Kryetari i Dumes Shtetërore G. Seleznjov, ai vizitoi Universitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, ku bisedoi me rektorin A. Torkunov dhe pedagoge e profesorë te Universitetit.

Ne ministrinë e arsimit te FR u nënshkrua marrëveshja mbi njohjen e ndërsjelle te diplomave te arsimit.

Me 16-17 janar 2001 zëvendësi i pare i ministrit te jashtëm te FR A. Avdejev zhvilloi konsultime ndërministrore me zëvendës ministrin e jashtëm te RSH P. Xhufi. Andrejevin e priti edhe presidenti i RSH R. Mejdani dhe ministri i punëve te jashtme P. Milo.

Gjate bisedimeve dhe takimeve u diskutuan disa çështje te marrëdhënieve ruso-shqiptare, u këmbyen mendime për problematiken rajonale, para se gjithash ajo kosovare. Palet verejten me kënaqësi nivelin e mire te kontakteve politike, bashkëveprimin midis institucioneve te politikes se jashtme te te dy vendeve. U diskutuan perspektivat e bashkëpunimit afatgjate ruso-shqiptar ne fushën e energjetikes, duke pasur parasysh gjendjen e vështire energjetike te Shqipërisë.

Vëmendje e veçante iu kushtua gjendjes ne Ballkan, problemit te rregullimit ne Kosove. Pavarësisht ndryshimeve te qëndrimeve për këtë problem, palët ishin ne një mendje për gjetjen e rrugëve te zgjidhjes se krizës te pranueshme për te dyja anët ; u shprehen për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ne Evropën Juglindore, rregullimin e marrëdhënieve te fqinjësisë se mire ne rajon.

Ne mars 2001 ministri i jashtëm i FR I. Ivanov gjate turneut te ntij ne Ballkan, vizitoi edhe një here Tiranen.

Me 18 shtator 2002 I. Ivanovi, gjate sesionit të 57 të AP OKB u takua ne Nju-Jork me nenkryeministrin, ministër i jashtëm i RSH I. Meten, te cilin e ftoi te vizitoje Moskën për një vizite pune.

Me 8-10 korrik 2003 ne Tirane zëvendës ministri i jashtëm i FR A. Safonov zhvilloi konsultime lidhur me sfidat dhe rreziqet e reja me zëvendës ministrin e jashtëm shqiptar L. Hajdaraga. A. Safonovin e priti edhe zëvendës kryeministri, ministër i jashtëm i RSH I. Meta, ministri i brendshëm L. Rama dhe kryetari i komisionit te jashtëm parlamentar I. Zela.

Me 29 mars 2004 ne Moske u zhvilluan konsultimet ndërministrore ne nivel zëvendës ministrash te jashtëm, midis S. Razovit dhe L. Hajdarages.

Me 23 shtator 2004 ne Nju-Jork gjate sesionit 59 te AP OKB ministri i jashtëm i FR S. Llavrov u takua me ministrin e jashtëm te RSH, K. Islami.

Me 8 dhjetor 2004 ishte për vizite pune ne Tirane ministri i punëve te jashtme i FR S. Llavrov. U zhvilluan bisedime te tij me ministrin e jashtëm te RSH K. Islami. Ne përfundim palët nënshkruan programin ndërqeveritar te bashkëpunimit kulturor dhe shkencor për vitet 2004-2005, si dhe sigluan projekt marrëveshjen për miqësinë dhe bashkëpunimin midis FR dhe RSH. S. Llavrovin e priti presidenti i Shqipërisë A. Moisiu dhe kryeministri F. Nano.

Me 15 prill 2005 ne Tirane zëvendës ministri i jashtëm i FR V. Çizhov zhvilloi konsultime me zëvendës ministrin e punëve te jashtme te RSH L. Hajdaragaj dhe takim me ministrin e jashtëm K. Islami.

Me 12 prill 2006 për një vizite pune ishte ne Rusi ministri i punëve te jashtme te RSH B. Mustafaj. Gjate bisedimeve me ministrin e punëve te jashtme te FR S. Llavrov u diskutuan probleme aktuale te marrëdhënieve dypalëshe, gjendja ne rajonin e Ballkanit dhe tema ndërkombëtare. U konfirmua gatishmëria e te dyja palëve për dialog politik, për zgjerimin e bashkëpunimit ne fushën tregtare ekonomike.

Me 22 shtator 2006 ne Nju-Jork, ne kuadrin e sesionit të 61 të AP OKB, u zhvillua takimi i ministrave te jashtëm te Rusisë S. Llavrov dhe të Shqipёrisё B. Mustafaj. Palët diskutuan çështjet e marrëdhënieve dypalëshe, përfshi perspektivat e bashkëpunimit ne fushën energjetike. U këmbyen mendime për gjendjen ne Ballkan, perspektivat e procesit te statusit te Kosovës.

Me 1 nëntor 2006 ne Moske, ne kuadrin e mbledhjes se 15 te Këshillit te Ministrave te Jashtëm te vendeve anëtare te Organizatës se Bashkëpunimit Ekonomik te Detit te Zi, u zhvillua takimi i ministrave te jashtëm te FR S. Llavrov me ministrin e punëve te jashtme te RSH B. Mustafaj. Gjate bisedës u diskutuan probleme te rendit politik te ditës, perspektivat e bashkëpunimit rajonal, si dhe aspekte aktuale te rregullimit ne Kosove. Palet u shprehen për zhvillim te mëtejshëm te kontakteve politike ruso-shqiptare ne të gjitha nivelet, zgjerimin e bazës se marrëveshjeve dhe te se drejtës ne marrëdhëniet dypalëshe. U shpreh tendenca për forcimin e bashkëveprimit, ne radhe te pare ne fushën tregtare ekonomike. Me 4 dhjetor 2006 ne Bruksel, ne kuadrin e mbledhjes se Këshillit te Ministrave te punëve te jashtme te OSBE, u zhvillua takimi i drejtuesve te institucioneve te politikes se jashtme te FR S. Llavrov dhe te RSH B. Mustafaj. U diskutua problematika gjithevropiane, si dhe gjendja ne Ballkan me theks rregullimin kosovar.

Me 21 mars 2007 ne Moske u zhvilluan konsultimet politike te Zv. Ministrit te Punëve te Jashtme te Federatës Ruse V.N. Titov me Zv. Ministrin e Punëve te Jashtme te Republikës se Shqipërisë A. Gurakuqi. Palet diskutuan ne detaje gjendjen dhe perspektivat e marrëdhënieve dypalëshe, realizimin e marrëveshjeve te fiksuara ne dokumentin final te sesionit te katërt te Komisionit Ndërqeveritar Ruso-Shqiptar për tregtinë, bashkëpunimin ekonomik dhe tekniko-shkencor qe u zhvillua ne tetor 2006 ne Moske. Gjithashtu palët u shkëmbyen mendimet për situatën ne Ballkan.