Marrëdhëniet kino-japoneze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Më 2 tetor të vitit 1972, Kina paraqiti “3 parime të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-japoneze”: Republika Popullore e Kinës është e vetmja qeveri e ligjshme që përfaqeson Kinën; Tajvani është pjesë e pandarë e Republikës Popullore të Kinës; “Traktati i Paqes midis Japonisë e Partisë Kuomintang” është i paligjshëm dhe duhet të shfuqizohet. Më 25 shtator të vitit 1972, kryeministri japonez Tanaka Kakuei vizitoi Kinën. Më 29 shtator, qeveritë kineze e japoneze botuan deklaratën e përbashkët dhe u normalizuan marrëdhëniet kino-japoneze.

Tani, marrëdhëniet midis dy vendeve ruajnë në përgjithësi tendencën e zhvillimit, bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat ka patur rezultate aktive. Por nga ana tjetër, vizita herë pas here e kryeministrit japonez Juniçiro Koizumi në Tempullin Jasukuni është bërë problemi kryesor që ndikon marrëdhëniet kino-japoneze.

Në fushën ekonomike, Kina dhe Japonia janë partnere të rëndësishme tregtare të njera-tjetrës. Japonia është bërë partnerja më e madhe tregtare e Kinës për 10 vjet me radhë, Kina është partnerja e dytë e madhe tregtare dhe tregu i eksportit i dytë i madh i Japonisë.

Në fushën shkencore, arsimore, kulturore e shëndetësore, pas normalizimit të marrëdhënieve kino-japoneze, të dyja palët krijuan marrëdhëniet e bashkëpunimit tekniko-shkencor dhe nënshkruan në maj të vitit 1980 “Marrëveshjen Kino-Japoneze të Bashkëpunimit Tekniko-Shkencor”. Pas kësaj, shkëmbimet e bashkëpunimi tekniko-shkencor dypalësh janë zhvilluar shpejt në mënyra e rrugë të ndryshme.

Më 6 dhjetor të vitit 1979, Kina dhe Japonia nënshkruan “Marrëveshjen Kino-Japoneze të Shkëmbimeve Kulturore” dhe vendosën të zhvillojnë shkëmbimet dypalëshe kulturore, arsimore, shkencore, sportive etj. Në vitin 2002, të dyja qeveritë vendosën të zhvillojnë “vitin e kulturës kineze” dhe “vitin e kulturës japoneze”. Krahas këtyre, të dyja palët zhvilluan edhe “kampin veror të të rinjve të Kinës, Japonisë, Republikës së Koresë”, “konkursin televiziv të njohurive mbi Kinën, Japoninë, Republikën e Koresë”, “forumin ekonomik kino-japonez” etj.

Tani në marrëdhëniet kino-japoneze ka edhe disa probleme të ndjeshme:

Së pari, problemi i njohjes së historisë. Ky është një problem i ndjeshëm politik në marrëdhëniet dypalëshe. Pas vitit 2001, pa marrë parasysh faktet historike, Japonia ka falsifikuar disa herë tekste shkollore dhe historinë agresive ndaj Kinës, njëkohësisht kryeministri japonez Juniçiro Koizumi viziton herë pas hera Tempullin Jasukuni, këto ngjarje kanë penguar rëndë marrëdhëniet kino-japoneze.

Së dyti, problemi i Tajvanit. Qëndrimi i Kinës për marrëdhëniet japono-tajvaneze është i qartë: Kina nuk kundërshton shkëmbimet popullore midis Japonisë dhe Tajvanit, por kundërshton me vendosmëri shkëmbimet zyrtare të çdo forme me qëllim që të krijohen “dy Kina” ose “një Kinë një Tajvan”. Kina i kërkon Japonisë të bëjë premtime të qarta se nuk përfshin Tajvanin në sferën e bashkëpunimit të sigurimit midis Japonisë e SHBA-së.

Së treti, problemi i ishujve Diaoyu. Ishujt Diaoyu ndodhen në Detin Lindor 92 milje detare në veri-lindje të qytetit Jilong të provincës Tajvan të Kinës, janë pjesë e ishujve Tajvan dhe përbëhen kryesisht nga ishulli Diaoyu, ishulli Huangweiyu, ishulli Chiweiyu, ishulli jugor dhe ishulli verior. Ishujt Diaoyu janë territor i Kinës që në kohë të vjetra dhe janë pjesë e pandarë e Kinës si Tajvani. Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi ishujt Diaoyu dhe zonat detare rrethuese.

Ky qëndrim i Kinës ka themele të plota ligjore. “Manifesti i Kajros” i botuar në dhjetor të vitit 1943 nga Kina, SHBA-ja dhe Anglia i kërkoi Japonisë t’i kthejë Kinës tokat e pushtuara nga Japonia si Veri-Lindja, Tajvani, ishujt Penghu etj. Në “Komunikatën e Potsdamit” të vitit 1945 u përcaktua: “Do të realizohet patjetër Manifesti i Kajros.” Në gusht të vitit 1945, Japonia pranoi “Komunikatën e Potsdamit” dhe shpalli kapitullimin pa kusht, domethënë Japonia i ktheu Kinës Tajvan dhe ishujt Diaoyu.

Së katërti, problemi i bashkëpunimit të sigurimit midis Japonisë dhe SHBA-së. Në vitin 1996, Japonia dhe SHBA-ja botuan “Manifestin e Përbashkët të Bashkëpunimit të Sigurimit” dhe filluan të rishikojnë sipas këtij manifesti “Programin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes” të hartuar në vitin 1978. Në shtator të vitit 1997, Japonia dhe SHBA-ja përcaktuan zyrtarisht programin e ri të bashkëpunimit të mbrojtjes. Më 24 maj të vitit 2004, Kongresi Japonez shqyrtoi dhe miratoi projektligje përkatëse të programit të ri japono-amerikan të bashkëpunimit të mbrojtjes, kjo shënoi krijimin në përgjithësi të sistemit të ri japono-amerikan për forcimin e bashkëpunimit të sigurimit. Kina u kushton vëmendje të madhe dy problemeve të këtij programi - problemi i Tajvanit dhe zhvillimi ushtarak i Japonisë. Deri tani, Kina ka shprehur shumë herë vëmendje të madhe dhe qëndrim përkatës për këto dy probleme.

Së pesti, problemi i dëmshpërblimeve të luftës. Gjatë bisedimeve në vitin 1972 për normalizimin e marrëdhënieve kino-japoneze, qeveria japoneze shprehu hidhërimet e mëdha ndaj popullit kinez për dëmet e mëdha të shkaktuara nga lufta agresive. Nën këtë kusht paraprak, e nisur nga interesat themelore shtetërore, qeveria kineze vendosi të braktisë dëmshpërblime të luftës ndaj Japonisë dhe e shkroi këtë në “Deklaratën e Përbashkët Kino-Japoneze” të nënshkruar në vitin 1972. Në vitin 1978, sesioni i 3-të i Komitetit të Përherëshëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës të legjislaturës së 5-të miratoi “Traktatin e Paqes dhe Miqësisë Kino-Japoneze” duke siguruar përsëri vendimin e braktisjes së dëmshpërblimeve të luftës ndaj Japonisë në mënyrë të dokumentuar ligjor.

Së gjashti, problemi i armëve kimike japoneze të lëna në Kinë. Gjatë luftës agresive kundër Kinës, Japonia shkeli hapur konventat ndërkombëtare dhe përdori armë kimike duke shkaktuar shumë ushtarakë e banorë kinezë të vrarë dhe të plagosur nga helmi. Pas humbjes në luftë, trupat japoneze lanë dhe groposën në tokë shumë armë kimike. Deri tani, në mbi 30 vende të mbi 10 provincave, qyteteve, rajoneve autonome të Kinës janë zbuluar armë kimike japoneze të lëna. Pas mbi gjysmë shekulli, këto armë kimike u ndryshkën rëndë dhe shpesh ndodhin derdhje që kanë kërcënuar rëndë sigurimin e jetës dhe të pasurive të popullit kinez dhe mjedisin ekologjik. Në fund të viteve të 80-të të shekullit të kaluar, qeveria kineze filloi të zhvillojë kontakte me qeverinë japoneze duke i kërkuar të zgjidhë këtë problem. Më 30 korrik të vitit 1999, qeveritë kineze dhe japoneze nënshkruan në Pekin “Memorandumin për Shkatërrimin e Armëve Kimike Japoneze të Lëna në Kinë”. Në këtë memorandum, qeveria japoneze shprehet se do të zbatojë dhe do të përmbahet “Deklaratën e Përbashkët Kino-Japoneze” dhe “Traktatit të Paqes dhe Miqësisë Kino-Japoneze”, do të njohë urgjencën e zgjidhjes së këtij problemi dhe premton ta zbatojë detyrën e shkatërrimit të përcaktuar nga “Traktati i Ndalimit të Armëve Kimike”. Tani, sipas frymës së memorandumit, organet përkatëse të dy qeverive po zhvillojnë konsultime për shkatërrimin sa më parë të armëve kimike të lëna nga Japonia.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]