Martini i Toursit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shën Martini (latinisht: Martinus), (lindi rreth viteve 316-317 ne Sabaria, Panoni, krahinë romake, sot Hungaria, dhe vdiq me 11 nëntor 397 në Candes pranë Tours, Francë) ishte Ipeshkvi i tretë i Tours. Është ndër shenjtorët më të njohur në kishën katolike. Jeta e tij u dokumentua nga shenjt-shkruesi Sulpitius Severus. Rreth Sh. Martinit ka shumë gojëdhëna dhe rrëfime mbi udhëtimet dhe bëmat e tij.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Sh. Martini lindi ne Sabaria te Panonise, (sot Szombathely shq. Sombatej, Hungari). Emrin e mori nga i ati, për nder te perendise se luftes, Marsit. I ati ishte tribun (oficer madhor) ne Gardën kalorsiake perandorake, te nje njesie ushtarake romake te vendosur ne Ticinium, Gallia Cisalpina (sot Pavia, Itali).

Ne moshen dhjete vjecare, futet ne kishe me deshire te prinderve dhe jo te tijen dhe behet katekist, ose i emeruar për pagezim.

Ne moshen pesembedhjete vjecare, si biri i nje oficeri veteran, Martini thirret ne ushtri si kalores, rreth vitit 334 u vendos ne Ambianensium civitas ose Samarobriva ne Gali (sot Amiens te Francës). Ka mundesi qe ketu te kete sherbyer ne "equites catafractarii Ambianenses" (kaloresine katafraktare ambianense, nje njesi katafraktesh te shenuara ne Notitia Dignitatum.

Gojdhëna e pelerinës[redakto | redakto tekstin burimor]

Sh. Martini ndan pelerinën e tij me lypësin. Antoon van Dyck

Ne vitin 338, ne kohen kur Martini ishte ende nen sherbimin ushtarak, ai pati nje vizion (vegim) qe do te behet rrefimi me i treguar ne jeten e tij. Nje dite te ftohte dimri, ai gjendej para portave te qytetit Amiens me ushtaret e tij kur ndeshi ne nje lypes gjysme-lakuriq. Vetvetiu preu pelerinen (mantelin) e tij me dysh dhe gjysmen ia dha lypsit. Pervec armeve, koraces metalike dhe mantelit ushtarak, Martini nuk kishte gje tjeter veshur.

Ate nate Martini enderroi qe Jezu Krishti po vinte t´i rikthente gjysmen e pelerines qe e kishte ndare me lypsin. Ai degjoi Jezusin qe u thoshte engjejve te tij: "Shikoni Martinin, ushtarin romak qe nuk është pagezuar, ai me veshi mua." Kur Martini u zgjua manteli i tij ishte i tere (Sulpicius, ch 2).

Manteli i mrekullueshem ruhet si relike, dhe hyri te beje pjese ne mbledhjen e relikave nga Mbreterit Merovinjë te Frankëve.

Kthimi në krishterim[redakto | redakto tekstin burimor]

Endrra e tronditi shume Sh.Martinin saqe, diten tjeter u pagezua dhe u be i krishtere. Sherbeu ende dy vjet ne ushtri perpara se te shpallte prirjen e tij dhe te braktiste legionin ne vitin 356. tregohet qe ti kete thene Perandorit Julian keto fjale: Deri me sot te kam sherbyer ty; tani me lejo, qe une tani ti sherbej Perendisë...Une jam ushtar i Krishtit; nuk me lejohet te luftoj.

Pasi braktisi ushtrine ne Vorms, te Gjermanise ai udhetoi për ne Tours, ku ai u be nxenes i Hilariusit te Putjerit, nje ithtar kryesor i krishterimit trinitarian, duke iu kundervene Arianizmit te fisnikerise Visigotike. Kur Hilariusi u detyrua te shkonte ekzil , Martini u kthye ne Itali, duke ktheyr ne krishterim gjat rruges nje kusar ne Alpe, sipas jeteshkruesit te tij Sulpicius Severus, dhe duke u perballur me vete Dreqin. Duke u kthyer nga Iliria, ai u ndesh me kryepeshkopin Arian te Milanos Auxentiusin, i cili e deboi nga qyteti. Sipas burimeve te hershme, ai kerkoi strhe ne ishullin te quajtur asokohe Gallinaria, tani Isola d'Albenga, ne Detin Tirren, ku ai jetoi jeten e vetmuar te nje Oshënari, (vetmitari, heremiti).

Me kthimin e Hilariusit ne postin e tij ipeshkvnor, Martini u bashkua me te dhe themeloi nje manastir, qe u kthye ne kishen benediktine te Liguzhës. Ai udhetoi dhe predikoi nepër Galine e perendimit. Ne vitin 371 Sh.Martini u zgjogh njezeri peshkop i Tours. Martini s´pranoi te jetonte ne qytetin Marmutiere dhe keshtu themeloi nje manastir (Majus Monasterium) prane qytetit , qe u be edhe banesa e tij.

Sh.Martini ishte nje gjymtyre lidhese midis Romes dhe Frances. Ai misheronte si murg vetmitar idealin e lashtësisë së vonë te nje peshkopi apo prifti.

Gojdhënat[redakto | redakto tekstin burimor]

Për Sh.Martinin janë percjelle brez pas brezi shume gojdhena dhe mrekulli, si p.sh. ajo qe Sh.Martini ngjallte te vdekurit.

Nje gojedhene tjeter rrefen, qe Sh.Martini me 11 nentor 371, do te zgjidhej nga banoret e qytetit Tours peshkop. Por ngaqe ai kishte plane te tjera, u fsheh ne nje kotec patash. Patat e trazuara filluan te gagarisnin dhe keshtu u zbulua, atij iu desh te pranonte detyren e peshkopit.

Vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]

Sh. Martini vdiq gjate nje udhetimi misionar me 11 nëntor te vitit 397, për kete arsye dita e tij perkujtuese është 11 nentori. Ne varrimin e tij mori pjese nje turme gjigante njerezish.

Nderimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Nxenesi dhe pasuesi i Sh. Martinit, peshkopi Briktusi ndertoi mbi varrin e tij nje kapele, e cila u be nje vend shume i shikuar nga shtegetaret dhe me vone vend i shenjte kombetar francez. Mbreti Klodvig I e shpalli Sh. Martinin mbrojtes te mbreterve franceze dhe popullit te saj. Relikat u shkaterruan ne qv. e 16 nga Hugenotët, mbetjet ndodhen tani ne kishen e rindertuar te Sh.Martinit ne 1900.

Sh. Martini njihet dhe nderohet ne te gjithe Evropen. Për nder te tij janë ndertuar shume kisha qe mbajne emrin e tij.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]