Marvel Comics

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Marvel)
Marvel Comics
LlojiA subsidiary of Marvel Entertainment
IndustriaStrip
Themeluar në1939 nga Martin Goodman, si Timely Comics
Zyrat qendroreNew York City
Njerëzit kyç
Joe Quesada, Editor-in-chief
Dan Buckley, botues, C.O.O.
Disa personazhe nga stripat e Marvel

Marvel Comics është një botues amerikan i librave komik dhe pronë e kompanisë Walt Disney që nga 31 dhjetori 2009. Evoluar nga Timely Comics në 1939, Magazine Management/Atlas Comics në 1951 dhe paraardhësi i tij, Marvel Mystery Comics, titulli/emri i Marvel Comics /brand u përdor për herë të parë në qershor 1961.

Marvel u krijua në vitin 1939 nga Martin Goodman si Timely Comics, dhe deri në vitin 1951 ishte bërë përgjithësisht i njohur si Atlas Comics. Epoka e Marvel-it filloi në qershor 1961 me lançimin e The Fantastic Four dhe tituj të tjerë superhero të krijuar nga Stan Lee, Jack Kirby, Steve Ditko dhe shumë të tjerë. Marka Marvel, e cila ishte përdorur gjatë viteve dhe dekadave, u forcua si marka kryesore e kompanisë.

Marvel numëron ndër personazhet e tij superheronj të tillë të njohur si Spider-Man, Iron Man, Captain America, Thor, Doctor Strange, Hulk, Daredevil, Wolverine, Black Panther dhe Captain Marvel, si dhe ekipe të njohura superheronjsh si Avengers. X-Men, Fantastic Four dhe Guardians of the Galaxy. Stalla e saj e super-villanëve të njohur përfshin si Doctor Doom, Magneto, Ultron, Thanos, Kang the Conqueror, Green Goblin, Red Skull, Galactus, Loki dhe Kingpin. Shumica e personazheve imagjinar të Marvel veprojnë në një realitet të vetëm të njohur si Universi i Marvelit, me shumicën e vendndodhjeve që pasqyrojnë vende të jetës reale; shumë personazhe kryesorë janë të vendosur në New York City, New York, Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, Marvel ka publikuar disa prona të licencuara nga kompani të tjera. Kjo përfshin komiket e Star Wars dy herë nga viti 1977 në 1986 dhe përsëri që nga viti 2015.

Imprint[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Imprint të Dark Horse Comics :

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]