Masar Aga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Masar Aga u rreshtua në radhët e antifashistëve qysh në ditët e para të Luftës Anti-fashiste Nacional-Çlirimtare. U plagos gjatë luftimeve kundër forcave gjermanedhjetor 1944, në TuzJugosllavisë. Në vitin 1945 ka filluar studimet në shkollën e aviacionit jugosllav bashkë me shokët e tij Niko Hoxha, Edip Ohri, Fahri Bubësi, Pertef Myftari, Ibish Vokshi, Zyhdi Rada, Sazan Xhelo, Irakli Grazhdani, etj. Ka shërbyer për shumë vite në armën e aviacionit luftarak në detyra të ndryshme. Ai ka qenë edhe një nga sportistët më me emër për kohën.

Mban titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe konsiderohet themeluesi i ekipit kombëtar të volejbollit, duke qenë trajner dhe kapiten i këtij ekipi nga viti 1948 deri më 1964. Aktualisht është president i shoqatës “Aviatori”.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Panorama, data 4 dhjetor 2006. Ndërsa pritej të fillonte festa e Çlirimit në Pallatin e Brigadave : Pilotët që sollën Enverin në Tiranë.