Masazhi qetëson dhimbjet e spondiliatrozës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Metodat më të rëndësishme të kurimit të spondiliatrozës janë masazhet, banjat termale dhe si gjithmonë bimët medicinale, që edhe këtë herë vijnë në ndihmë të qetësimit të dhimbjeve.

Bimët[redakto | redakto tekstin burimor]

Spondiliatroza cervikale e qafës dhe ajo lumbare e shpinës shpesh qetësohen dhe përmirësohen me bërjen e masazheve, siç është fizioterapia, masazh me vaj e uthull. Një seancë prej 30 minutash, që zgjat 10 deri në 15 ditë do t’u bënte shumë mirë dhimbjeve të shkaktuara. Edhe dëllinja e kuqe ka dhënë rezultate të mira në qetësimin dhe përmirësimin e nervit të ngacmuar. Nga kjo bimë merret një lugë kafeje dhe zihet së bashku me një gotë ujë për 15 minuta. Kur lëngu i përftuar ftohet, kullohet dhe shtrydhet. Ky lëng pihet gjatë ditës për 30 ditë rresht. Në rast se nevojitet më tepër nga kjo kurë, mund të shtohet doza, por gjithmonë në raporte të barabarta. Një tjetër kurë është edhe ajo e përftuar nga speci djegës. Rreth 10 gramë nga speci hidhet në 100 gramë alkool 60 gradë. Kjo masë lihet për 6 ditë. Këshillohet që kjo masë të përzihet herë pas here duke e tundur. Pasi kullohet i jepet të sëmurit të pijë 20 pika para buke në drekë dhe në darkë.

Terapia[redakto | redakto tekstin burimor]

Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve të rekomanduara nga mjeku, sidomos antidepresivët. Ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Spondiliatroza është një defekt mekanik i vertebrave, që nuk riprodhohet, por qetësohet me mjekime e masazhe, banja termale, që në disa raste përmirësohet për disa javë, muaj apo vite.