Massimiliano Allegri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri (2012)
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMassimiliano Allegri
Datëlindja (1967-08-11) 11 gusht 1967 (56 vjeç)
VendlindjaLivorno, Itali
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1984–1985Cuoiopelli7(0)
1985–1988Livorno29(0)
1988–1989Pisa2(0)
1989–1990Livorno32(8)
1990–1991Pavia29(5)
1991–1993Pescara64(16)
1993–1995Cagliari46(4)
1995–1997Perugia41(10)
1997–1998Padova21(0)
1998–1998Napoli7(0)
1998–2000Pescara46(4)
2000–2001Pistoiese18(1)
2001–2003Aglianese32(8)
Gjithsej420(56)
Skuadra të menaxhuara
2003–2004Aglianese
2004–2005SPAL
2005–2006Grosseto
2007–2008Sassuolo
2008–2010Cagliari
2010–2014Milan
2014-2019Juventus
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Massimiliano Allegri (lindur më 11 gusht 1967 në Livorno) është trajner futbollit italian dhe ish mesfushor. Në sezonin e tij të parë si trajner, ai fitoi titullin me Milanin, për herë të parë që kur skuadra e kishte fituar titullin në vitin 2004.

Karriera me klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi që pjesën e hershme të karrierës së tij e kaloi në ligat më të ulëta, përfshirë këtu edhe klubin nga vendlindja e tij Livorno, Allegri iu bashkua Pescaras në vitin 1991. Ai ndërtoi veten e tij në mesfushë kur ekipi i Giovanni Galeones fitoi promovimin për në Serie A në vitin 1992. Allegri ishte një interpretues perfekt për Peskarën në Serie A. Përkundër dëbimit të klubit në fund të tabelës, nuk kishte asnjë mungesë të golave nga Allegri i cili shënoi një numër mbresëlënës prej 12 golash nga mesfusha. Ai vazhdoi në Cagliari dhe pastaj në Perugia dhe Napoli para se të rikthehej tek Pescara. Kohë të shkurtra kaloi tek Pistoiese dhe Aglianese përpara se të pensionohej nga futbolli profesionist në vitin 2003.

Trajnimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zanafilla e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Allegri e filloi karrierën e trajnimit në vitin 2004, duke shërbyer si shef i klubit nga Serie C2, Aglianese, klubi ku ai kaloi dy vitet e fundit të karrierës së tij si futbollist profesionist. Pas një sezoni mbresëlënës me ta, Allegri u ftua për ta udhëhequr Grosseton, atëherë në Serie C1; eksperienca e tij me biancorossi-t, megjithatë nuk ishte aq e suksesshme sa ajo me Aglianesen, dhe ai u shkarkua menjëherë pas fillimit të sezonit 2006-07 në Serie C1. Shumë shpejt pasi u shkarkua nga Grosseto, Allegri ra dakord për t’u ribashkuar me mentorin e tij Giovanni Galeone tek Udinese, duke u bërë pjesë e stafit të tij për stërvitje. Kjo praktikë, megjithatë ishte e ndaluar sipas ligjit të futbollit italian sepse ai akoma kishte të lidhur kontratën e tij me klubin toskan, dhe rezultoi që Allegri të pezullohet për tre muajt e parë të 2008-ës.

Sassuolo[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gusht të 2007-ës Allegri u bë trajneri kryesor i klubit ambicioz nga Serie C1, Sassuolo, të cilin Allegri arriti shumë shpejt ta çojë në krye të tabelës. Më 27 prill Sassuolo matematikisht e siguroi titullin për sezonin 2007-08 të Serie C1, duke fituar kështu ngjitjen e parë historike në Serie B për neroverdi-t.

Cagliari[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 maj ai u shpall si trajner i CagliaritSerie A, duke zëvendësuar Davide Ballardinin. Pavarësisht një fillimi zhgënjyes, duke i humbur pesë ndeshjet e para në kampionat, Allegri u konfirmua nga drejtori i klubit Massimo Cellino dhe më vonë në dhjetor arriti që ta çojë skuadrën e tij në mes të tabelës. Më 9 dhjetor pas një fitoreje në shtëpi 1-0 kundrejt Palermos, Cagliari Calcio njoftoi se ka arritur një marrëveshje me Allegri për ta vazhduar kontratën edhe për dy vite, me një kontratë të re e cila do të skadonte më 1 qershor 2011. Më vonë u zbulua se kontrata ishte nënshkruar në tetor, në mes të një krize rezultatesh për rossoblu-të.

Ai e mbylli sezonin 2008-09 në një vend të nëntë impresionues, i cili u përshëndet si një rezultat i madh duke i pasur parasysh burimet e kufizuara, mungesën e top-lojtarëve dhe kualiteti i lartë i futbollit sulmues të Cagliarit i afroi Sardenjasit shumë afër kualifikimit të UEFA Europa League. Rezultatet e këtilla e çuan atë deri tek fitimi i Panchina d'Oro (Stoli i Artë), çmim i cili i jepet drejtuesit të futbollit më të mirë në Serie A sipas votave të drejtuesve të tjerë. Ai e fitoi çmimin e njëjtë për herë të dytë radhazi si rezultat i sezonit 2009-2010, ku arriti të konfirmojë nivelet e larta të futbollit të Cagliarit pavarësisht humbjes së sulmuesit të rregullt Robert Acquafresca, dhe duke çuar një numër impresionues pres tre lojtarësh nga skuadra e tij (d.m.th., Davide Biondini, Federico Marchetti dhe Andrea Cossu) të marrin ftesë për kombëtaren e Italisë gjatë udhëheqjes së tij me klubin.

Më 13 prill 2010, Cagliari çuditërish largoi Allegrin nga detyrat e tij si drejtues i klubit pavarësisht rezultateve të mira dhe vendit të dymbëdhjetë me 40 pikë, dhe trajneri i të rinjve Giorgio Melis (me Gianluca Festa si ndihmës i tij) u emërtua si zëvendëses e tij.

Milan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u lirua nga kontrata e tij me Cagliarin më 17 qershor 2010, me kërkesë të gjigantëve të Serie A, Milanit, të cilit ishin të interesuar për ta bërë atë trajner të tyre. Më 25 qershor, Allegri edhe zyrtarisht u emërua si trajner i ri i Milanit. Në sezonin e tij të parë në krye të klubit, Allegri udhëhoqi Milanin në titullin e tyre të parë në kampionat pas atij të fituar në 2004, duke e fituar Interin në të dy ndeshjet, megjithatë, skuadra i tij nuk arriti të kalojë gjysmëfinalen e Coppa Italias, duke humbur nga Palermo 4-3 nga të dyja ndeshjet në sezonin e tij të parë. Skuadra gjithashtu u kualifikua edhe në raundin e dytë UEFA Champions League, ku u eliminuan nga Tottenham Hotspur.

Megjithatë, Massimiliano Allegri konfirmoi në Serie A se ai është një trajner i ri premtues dhe udhëhoqi Milanin në titullin e tyre të gjashtë në Supercoppa Italiana duke e kthyer rezultatin në 2-1 në një fitore kundrejt Interit në një ndeshje të luajtur në Beijing National Stadium.

Më 13 janar 2012, Massimiliano Allegri ra dakord për ta vazhduar kontratën e tij me Milanin deri në fund të sezonit 2013-2014.

Statistikat si drejtues[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 11prill 2017
Skuadra Komdi Prej Deri Record
Loj. Fit. Bar. Hum. % Fit. GSh GP +/-
Sassuolo Italia 7 korrik 2007 28 maj 2008 34 19 6 9 55.88 46 32 +14
Cagliari Italia 29 maj 2008 13 prill 2010 72 27 14 31 37.5 106 113 -7
Milan Italia 25 qershor 2010 13 janar 2014 179 92 49 38 57.65 303 178 +125
Juventus Italia 16 korrik 2014 vazhdon 154 109 25 20 57.65 209 102 +188
Total 191 95 42 54 49.74 303 216 +87

Nderimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Drejtues[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Milan
Juventus

Individuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]