Matthew Perry

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Matthew Perry
Ditëlindja: 19 gusht 1969
Vendlindja: Williamstown, Massachusetts, ShBA
Role të shquar: Chandler BingFriends

Matthew Perry lindi në Williamstown, Masaçusets, u rrit në Ottawa, Ontario, ku u bë një lojtar i vogël i tenisit. Mirëpo, kur u shpërngul në Los Angeles tek babai i tij i cili poashtu ishte aktor (John Bennett Perry), ai u interesua më tepër për aktrimin. Morri pjesë në drama shkollore, derisa e kreu shkollën e mesme dhe vijoi fakultetin në South California.

Karierën e aktorit të vërtetë e filloi në serialin televiziv Second Chance, ku edhe e kishte rolin kryesor.

Më pas Perry u shfaq në filma tjerë shumë të sukseshëm si The Whole Nine Yards, Fools in Rush, She's Out of Control etj. Mirëpo, si shumë aktorë të tjerë e pati kulminacionin e karrierës në serinë televizive Friends ku ai luante krahas Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, David Schwimmer, Courteney Cox dhe Lisa Kudrow. Kur e pranoi rolin në Friends, nuk ka patur famë, prandaj as pa e lexua mirë skenarin, e ka pranuar rolin tek ky serial televiziv. Me rolin e Chandler Bing në këtë serial, ai fitoi famë të madhe.

Ky serial ia hapi dyert, duke marrur oferta nga regjisorë të njohur, sikurse regjisori i filmit The Whole Nine Yards.

Aq i sukseshmëm ka qenë ky film, saqë ai ka zhvilluar edhe pjesën e dytë të këtij filmi, The Whole Ten Yards.