Max Wertheimer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Max Wertheimer
EmriMax Wertheimer
Lindja15 prill 1886
VendlindjaPragë
Vdekja12 tetor 1943
VendvdekjaNew Rochelle New York
EraShekulli XIX-XX
RajoniPsikolog Çek
Shkolla/traditaGeshtalt

Max Wertheimer (1880-1943) ka qenë psikolog i shquar çek dhe njihet si themelues i psikologjisë geshtaltiste.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Wertheimer lindi në Pragë, në vitin 1880. Prindërit e tij donin që ai të bëhej fizikant, por ai zgjodhi psikologjinë. Në vitin 1904, atij iu dha grada shkencore Ph.D. nga Universiteti i Wurzburg-ut. Ai dha mësim në disa universitete të Gjermanisë gjersa Adolf Hitleri erdhi në fuqi. Pas emigrimit të tij për në SHBA ai u bë profesor në Shkollën e Re të Studimeve Sociale, në New York, ku qëndroi gjersa vdiq më 1943.

Ai dhe kolegët e tij Wolfgang Kohler dhe Kurt Koffka besonin se për të kuptuar plotësisht sjelljen njerëzore, individi duhet studiuar në tërësinë e tij.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]