Maxi López

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Maxi López
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMaximiliano Gastón López
Datëlindja (1984-04-03) 3 prill 1984 (40 vjeç)
VendlindjaBuenos Aires, Argjentinë
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Torino
Numri11
Karriera me të rinjtë
1997–2001River Plate
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2001–2005River Plate56(13)
2005–2007Barcelona14(1)
2006–2007Mallorca (huazim)29(3)
2007–2009FC Moscow22(9)
2009Grêmio (huazim)25(12)
2010–2014Catania64(22)
2012Milan (huazim)3(1)
2012–2013Sampdoria (huazim)17(4)
2014Sampdoria (huazim)11(1)
2014–2015Chievo13(1)
2015–Torino59(14)
Karriera ndërkombëtare
2001Argjentina U-175(3)
2001–2004Argjentina U-2029(8)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 3 Qershor 2017
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 7 October 2011

Maximiliano Gastón López (lindur më 3 prill 1984) është një futbollist profesionist argjentinas i cili aktualisht luan si sulmues për klubin TorinoSerie A.

López gjithashtu mban dy pasaporta: Pasaportën argjentinase dhe Pasaportën italiane.

Karriera me skuadrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

River Plate[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

López e ka filluar karrierën e tij në vitin 1997 me River Plate. Më 19 gushr 2001, në moshën 17 vjeçare, ai bëri debutimin e tij kundër Talleres de Córdoba. Në të njëjtin sezon, lojtari zyrtarisht u promovua në skuadrën seniore, pas 5 viteve me skuadrën e të rinjve. Me River Plate, ai ishte sulmues i shquar dhe skuadra e fitoi Torneo Clausura në vitin 2002, 2003 dhe 2004. López mbeti me skuadrën deri në janar të vitit 2005 kur ai u transferua tek gjigantët spanjoll të FC Barcelonas. Me River Plate, López bëri mbi 60 paraqitje, duke shënuar rreth 20 gola.

FC Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar të vitit 2005, FC Barcelona bleu sulmuesin argjentinas për një shumë prej 16.200.000€ pas një dëmtimi të sulmuesit Henrik Larsson. López nuk arriti të siguroj vendin e tij në njëmbëdhjetëshin e parë, dhe pavarësisht super golit të shënuar në debutimin e tij Evropian kundrejt Chelsea in the UEFA Champions League, ai nuk ishte lojtar i rregullt në skuadër. Në sezonin e tij të para me gjigandët Katalans, López u paraqit vetëm në 13 ndeshje në ligë. Ai u transferua tek RCD Mallorca në huazim për sezonin 2006-07, ku ai nuk arriti t’i përmbush pritjet, duke shënuar vetëm tre gola në 25 ndeshje, dhe menjëherë u kthye tek Barcelona në verën e vitit 2007, vetëm për tu shitur më pas tek FC Moscow.

FC Moscow[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 gusht 2007, López nënshkroi me FC Moscow pas një dakordimi me Barcelonën për një shumë prej 2.000.000€. Me skuadrën, López bëri 22 paraqitje në ligë duke shënuar 9 gola, por më 13 shkurt 2009, skuadra braziliane, Grêmio nënshkroi me López një huazim 1 vjeçar nga FC Moscow. Gjatë sezonin të tij si i huazuar, sulmuesi shënoi 11 gola në 25 ndeshje në ligë, dhe ndiqej si një objektiv transferimi nga shumë skuadra Evropiane duke i përfshirë këtu Calcio Catania, Chievo Verona, Genoa CFC, Ajax dhe Vfl Wolfsburg.

Huazimi tek Grêmio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shkurt të vitit 2009 López shkoi në huazim për një vit tek Gremio dhe e bëri debutimin e tij muajin tjetër në ndeshjen kundrejt Santa Cruz. Goli i tij i parë për skuadrën erdhi kundrejt skuadrës Esporte Clube São José më 18 mars 2009. Më 24 qershor 2009, López u akuzua për racizëm nga lojtari i Cruzeirios, Elicarlos në gjysmëfinalen e Copa Libertadores. López mohoi akuzën dhe, deri tani, asgjë nuk është e vërtetuar. López shënoi katër gola në Copa Libertadores 2009, dhe në fitoren e ndeshjes së njëqindtë në derbin Gre-Nal.

Catania dhe Milan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 janar 2010, López nënshkroi një kontratë katër vjeçare me Calcio Catania, në Serien A italiane. Ai e shënoi golin e tij të parë në ligë më 7 shkurt 2010 në një fitore 1-0 si mysafir kunderjt S.S. Lazio. López shënoi 12 gola në 17 paraqitje ku Catanian arriti të ngjitej në vendin e 12-të. Gjatë sezonit 2010-11 López shënoi vetëm 8 gola, por mbaroi si golashënuesi më i mirë i Catanias. Më 27 janar 2012, López përfundimisht arriti një marrëveshje me Milanin dhe zyrtarisht u morr në huazim nga Milani me opsion definitiv për ta blerë në verë. Golin e parë si lojtar i Milanit ai e shënoi më 11 shkurt 2012 në një ndeshje si mysafir kunderjt Udinese Calcio, duke e barazuar rezultatin përpara se t’i asistojë Stephan El Shaarawy i cili e shënoi golin e fitores.

Karriera me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maxi López e ka përfaqësuar vendlindjen e tij (Argjentinën) në nivelet U-15, U-17 dhe U-20, gjithashtu duke marrë pjesë në Kampionatin Jugo-Amerikan për të Rinjtë në vitin 2003. Aktualisht ai është i lirë të luaj edhe për Argjentinën edhe për Italinë, pasi që mban shtetësinë e të dyja vendeve dhe asnjëherë nuk ka përfaqësuar ndonjë kombëtare në nivelin më të lartë. Në korrik 2010 ai në mënyre eksplicite deklaroi se mund të pranojë një thirrje nga Azzurrët.

"Kisha" Maxilopeziane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndryshimi i habitshëm i fatit të Lópezit nga të qenit një sulmues i kritikuar në River Plate duke u blerë nga gjigandët botëror FC Barcelona e bëri atë një Fenomen Interneti në vendlindjen e tij. U krijuan faqe satirike duke lobuar për përfshirjen e tij në kombëtaren Argjentinase në Kampionatin Botëror të Futbollit 2006. Pas eliminimit të Argjentinës nga kupa (ku López nuk luajti asnjë ndeshje) natyra e fenomenit ndryshoi në një seri të arsyetimeve duke shpjeguar mungesën e tij në lojën e Barcelonës si dhe pretendimet hiperbolike për burrërinë e Lópezit dhe një aferë me gruan e trajnerit të Barcelonës Frank Rijkaard të cilat nga afër u ngjanin Chuck Norris Facts. Në intervista, López ka deklaruar se ai është në rregull me këtë ndjekje të papritur dhe Kishën e "Drogba i Bardhë". (Pasi që ai njihet për humbjen e penalltisë për River kundrejt armiqve të tyre kryesor Boca Juniors në javën e njejtë kur Didier Drogba humbi një kundrejt Egjiptit në finalen e Kupën Afrikane të Kombeve 2006)

Jeta Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maxi López aktualisht ishtë i martuar me modelen argjentinase, Wanda Nara dhe ka dy fëmijë me të.

Statistikat me skuadrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi Sezoni Liga Kuoa Kontinentale Të tjra Gjithsej
Parq Gola Parq Gola Parq Gola Parq Gola Parq Gola
River Plate 2001–02 17 1 17 1
2002–03 6 1 6 1
2003–04 17 6 17 6
2004–05 16 5 16 5
Gjithsej 56 13 56 13
Barcelona
2004–05 8 0 0 0 2 1 10 1
2005–06 6 0 2 1 1 0 0 0 9 1
Gjithsej 14 0 2 1 3 1 0 0 19 2
Mallorca
2006–07 29 3 2 2 31 5
Gjithsej 29 3 2 2 31 5
FC Moscow
2007 9 6 9 6
2008 13 3 0 0 1 0 14 3
Gjithsej 22 9 0 0 1 0 23 9
Gremio
2009 25 12 0 0 9 4 7 1 41 17
Gjithsej 25 12 0 0 9 4 7 1 41 17
Catania
2009–10 17 11 17 11
2010–11 35 8 2 2 37 10
2011–12 14 3 1 1 15 4
Gjithsej 66 22 3 3 69 25
Milan
2011–12 3 1 0 0 3 1
Gjithsej 3 1 0 0 3 1
Gjithsej Karriera 215 60 7 6 13 5 7 1 242 72

Nderimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

River Plate[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]