Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë Aktualitet / Histori me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese: Onufri. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 120. ISBN 978-99956-87-43-4

Lënda që përfshin ky libërth, në radhë të parë letrat, bashkë me gjykimet mbi to, kapin një periudhë çerekshekullore: 1987-2011. Ngjare të mëdha, kanë tronditur në këtë kohë, gjithë planetin, veçanërisht kontinentin europian, rrjedhimisht gadishullin ballkanik, e bashkë me të, hapsirën tonë shqiptare.

Jehona e këtyre ngjarjeve, qofshin ato që lidhen me qendrën e historisë, siç quhet shpesh, e qofshin ato të rrethinave të saj, ndihen në këtë letërkëmbim. Rënia e komunizmit, bashkë me fundin e luftës së ftohtë, shpërbërja e tre shteteve feudale sllave, ribashkimi I dy Gjermanive, së fundi e krijimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan, janë disa nga aktet e këtij teatri, ritmin dramatik të të cilit, e kanë përjetuar bashkërisht shumë kombe, shtete, aleanca dhe ndërgjegje popujsh.