Mbiemri
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mbiemra quhen fjalët të cilat i përcaktojnë cilësitë apo vetitë e emrit
- qen i kuq
- qen i vogël
- ushtria shqiptare
- qeveria italiane
Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:
përshtatje në gjini :
- mjeku i ri
- mjekja e re
përshtatje në numër :
- mjekët e rinj
- mjeket e reja
përshtatje në rasë :
- mjeku i ri
- i mjekut të ri
- mjekun e ri
- mjekja e re
- e mjekes së re
- mjeken e re
[redakto] Grupimi i mbiemrave
Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Tekst i trashë=== Mbiemrat e nyjshëm ===
Mbiemra të nyjshëm janë ata mbiemra
- që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- që formohen me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- që formohen nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- që mbarojnë me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,
[redakto] Mbiemrat e panyjshëm
Mbiemra të panyjshëm janë
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj.
