Mbretëria Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mbretëria shqiptare)
Shko te: navigacion, kërko


Mbretëria Shqiptare
Mbretëria Shqiptare
Flamuri i Shqipërisë Stema e Shqipërisë
Flamuri Stema
Moto: Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin shqiptar.[a]
Himni kombëtar: Himni i Flamurit
 
 
Kryeqyteti Tirana[1]
Wappen Tirana.svg

41°20′ N 19°48′ E
Qyteti më i madh Tirana
Gjuha zyrtare shqipja
Forma e qeverisë Mbretëri kushtuese parlametare
President Mbreti i Shqiptarve
Pavarësia
28 nëntor 1912[2]
Sipërfaqja
28,748 km²
ZEE 3,768 km²
Monedha Franga
Zona kohore
 • në verë
UTC+1
UTC+2

Mbretëria Shqiptare (Gegërisht: Mbretnija Shqiptare, Shqipja standarte: Mbretëria Shqiptare) në vitin 1928 Kryteari i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshë, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme.

Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesën më të madhe. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë u forcuan marrëdhëniet me Italinë, e cila po behej gjithnjë e më e fuqishme në Shqipëri. Për një moment marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arritën në ndërhyrje ushtarake. Vetëm ndërhyrja e Anglisë e shpëtoi Shqipërinë nga një pushtim. Ndërkohë pas përmirësimit të marrëdhënieve Ahmet Zogu filloi të mendoje për një trashëgimtar. Ai ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Verlacit por e prishi fejesën. Kjo bëri që Verlaci të bëhej një armik i Zogut. Duke qenë se ishte nën shënjestër të vazhdueshme Zogu i rralloi daljet në publik. Me 26 Prill 1938 Ahmet Zogu u martua me Princeshën Geraldinë e cila u be Mbretëresha e Shqiptareve. Nje vit më vonë çiftit mbretëror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashëgimtari i fronit. Tre ditë më vonë më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste dhe Zogu së bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.

Jetëshkrimi i Mbretërisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e ngritjes sё Mbretёrisё Shqiptare lidhet me procesin e pavarёsisё kombёtare, daljes së Shqipërisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe i ngritjes sё shtetit shqiptar. Mbretёria Shqiptare u ngrit vetёm nё çerekun e dytё tё shekullit XX, mё 1928, pra, gati njё shekull mё vonё se fqinjёt ballkanikё. Shkaqet e kёsaj vonese nuk kanё lidhje me “paaftёsinё” shtetformuese apo “zgjimin e vonuar” tё shqiptarёve, siç kanё dёshirё ta shpjegojnë shpesh, por me qendrimin negativ të fuqive evropiane e ballkanike ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Premisat pёr pavarёsi, për formimin e shtetit dhe ngritjen e njё mbretёrie tek ata u krijuan më herët se tek fqinjёt e tyre. Qysh nga pushtimi romak mё 167 p. e s. Shqipёria nuk ka patur njё tёrёsi politike mё vete, por ka qenё pjesё e perandorive qё pёrfshinin brenda tyre shumё etni. Nё periudhёn e mesjetёs shqiptarёt nuk arritёn tё krijojnё njёsi tё pavarur shtetёrore nё nivelin e mbretёrisё. Nё kuadёr tё Perandorisё Bizantine, shqiptarёt nё truallin e tyre krijuan struktura politike autonome nё nivelin e principatave, por nuk shkuan mё tej.

Nё periudhёn e ngritjes sё nacionalizmave nё Evropё, shqiptarёt nuk arritёn as pavarёsinё dhe as tё formojnё njёsi shtetёrore nё nivelin e mbretёrisё. Nё shekullin XVIII nё kuadёr tё Pёrandorisё Osmane shqiptarёt me Pashallёkun e Shkodrёs krijuan pothuajse tё parin shtet kombëtar në Ballkan tё drejtuar nga Bushatllinjtё, ngritёn “njё dinasti sovranёsh kombёtarё”, siç e quan Dora d’Istria, me jetёgjatёsi treçerek shekullore. Ky qe njё rast i shkёlqyer pёr sigurimin e pavarёsisё dhe ngritjen e njё mbretёrie. Karamahmut Pashё Bushatlliu nёnshkruante si “qeveritar i Shkodrёs dhe i Shqipёrisё”. Ai ushtronte autoritet sovran nё atё qё Marin Sirdani e quante “Shqypnija etnografike”. Ishte shumё mё e lehtё dhe mё logjike për fuqitё evropiane tё njihej pushteti dhe shteti i Karamahmutit tё Shqipёrisё sesa i Karagjorgjit tё Serbisё. Gati 100 vjet mё vonё, nё periudhёn e krizёs lindore 1875-1881 shqiptarёt krijuan Lidhjen e Prizrenit qё arriti tё formonte qeverinё e pёrkohshme, thuajse tё pavarur nga Porta e Lartё. Edhe nё kёtё kohё, as Kongresi i Berlinit i “koncertit evropian” dhe as ndonjёra nga fuqitё evropiane veçmas nuk e njohёn as kombin shqiptar dhe as “çёshtjen shqiptare”* ndёrkohё qё Serbisё dhe Malit tё Zi u njohёn pavarёsinё e plotё shtetёrore. “Vetёm gjatё shekullit tё tanishёm shkruan anglezi J. Swire, shqiptarёt arritёn tё fitonin njё njohje ngurruese tё sё drejtёs sё tyre pёr ekzistencё tё pavarur. Mё 29 korrik 1913 Konferenca e Ambasadorёve e gjashtё Fuqive tё Mёdha tё Evropёs mori vendimin qё e shpallte Shqipёrinё autonome, sovrane dhe trashёgimore. Nё nёntor 1913 Fuqitё e Mёdha pranuan pёrfundimisht qё princ i Shqipёrisё tё ishte gjermani Vilhelm fon Vid (Wilhelm von Wied). Fati tragjik i Principatёs Shqiptare tё Vidit qё tёrhoqi rrёshqanё edhe fatin e shqiptarёve u përcaktua nga agresioni ushtarak grek nё Jug tё vendit nё trajtёn e “lёvizjes” pёr “autonominё e vorioepirit”, rebelimi i Fshatarёsisё sё Shqipёrisё sё Mesme dhe fillimi i Luftës së Parë Botërore. Mё 3 shtator 1914 Princi Vilhelm dhe princesha Sofie u larguan nga Shqipëria. Jetëgjatësia e Principatës (monarkisë) Shqiptare qe vetëm 6 muaj.

Kongresi kombёtar i Lushnjёs nё janar 1920 qё mori pёrsipёr ngritjen e shtetit të pavarur shqiptar, si formё tё shtetit caktoi monarkinё. Vendin e monarkut e zinte Kёshilli i Lartё (Regjenca) prej 4 vetёsh derisa ky, ashtu si edhe forma e regjimit tё pёrcaktoheshin pёrfundimisht nga njё asamble kushtetuese. Revolucioni i Qershorit dhe qeveria e Fan Nolit (qershor - dhjetor 1924) nuk shpalli ndonjё ndryshim tё formёs sё shtetit as nё favor tё republikёs dhe as tё mbretёrisё. Pas rёnies sё qeverisё sё Nolit dhe “Triumfit tё Legalitetit” mё 24 dhjetor 1924, Asambleja Kushtetuese e shpёrndarё nga revolucioni u mblodh mё 21 janar 1925 dhe si formё tё shtetit shpalli Republikёn, me kryetar (president) Ahmet Zogu, tashmë 30 vjeçar. Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese vendosi kalimin në formën monarkiste të shtetit dhe ngritjen e një dinastie vendëse. Ajo shpalli Ahmet Zogun MBRET TË SHQIPTAREVE, nën emrin ZOG I. Mbretёria Shqiptare e shpallur mё 1928 ёshtё e para nё historinё mijёvjeçare tё popullit e tё kombit shqiptar dhe përbën pikën kulmore të organizimit shoqëror e politik të shqiptarëve. Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me konteshën hungareze Geraldina Aponny. Më 5 prill 1939 lindi trashëgimtari i fronit Princi Leka I. Dy ditë më vonë, më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Mbreti 44 vjeçar dhe familja mbretërore u detyruan të lënë vendin. Vitet e Luftës II Botërore Mbreti Zog i kaloi në Angli pa u lejuar të ushtronte të drejtat legjitime dhe prerogativat as në egzil. Në mbarim të LDB, regjimi komunist i vendosur në Shqipëri më 1944 ndalonte kthimin e Mbretit dhe të familjes mbretërore në atdhe. Më 11 janar 1946 Asambleja Kushtetese komuniste e shpalli Shqipërinë “Republikë Popullore”.

Nga janari i vitit 1946 familja mbretërore vendoset në Aleksandri (Egjipt), kurse në gusht 1955 në Kanë (Francë). Më 9 prill 1961, pas një sëmundje të rëndë, mbreti Zog vdes në një spital të Parisit në moshën 66 vjeçare. Në bazë të kushtetutës së vitit 1928, Princ Leka, sot Mbreti Leka I bëri betimin dhe u shpall “Mbret i Shqiptarëve” në prani të një Kuvendi kombëtar të përkohshëm me delegatë në egzil, e mbledhur në Hotel Bristol të Parisit më 15 prill 1961. Pas një viti familja mbretërore vendoset në Madrid (Spanjë). Në tetor 1975, në një dasëm madhështore në Toledo te Spanjes, Mbreti Leka I martohet me Suzan Cullen Ward, me origjinë australiane e njohur tani si Mbretëresha Suzanë. Në janar 1979 Mbreti Leka I u detyrua të lërë Spanjën dhe të vendoset në Afrikën e Jugut. Më 26 mars 1982 lindi Princi trashëgimtar Leka II. Për herë të parë Mbreti Leka u kthye në atdhe më 20 nëntor 1993, porse qëndroi vetëm 18 orë. Në verën e vitit 1997 erdhi përsëri ku qendroi 3 muaj. Përfundimisht Familja Mbretërore u vendos në Shqipëri (Tiranë) në vitin 2002.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

11 vjet të historisë shqiptare nën Mbretin Zog I janë vërejtur për një valë të madhe të modernizimit të vendit, e cila kishte pësuar pesë shekujt e sundimit turk të ashpër. Pavarësisht të qenit i vogël, Shqipëria u rrit në kombin më të fuqishëm të zhvilluar të rajonit të Ballkanit. Prosperiteti i saj ishte goditur përkohësisht nga Depresioni i Madh dhe të ringjallur përsëri në fund të 1930 për të ndërprerë përfundimisht nga Lufta e Dytë Botërore dhe sundimit komunist të mëvonshëm.

Po në vitin 1928, u miratua Statuti Themeltar, Kodi Civil, ai Tregtar, etj. U miratuan ligje për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj. U hoq ligjin islamik që u zëvendësua me Kodin Civil të mbështetur tek ai zviceran, siç kishte bërë dhe Mustafa Kemal Atatürk me Turqinë. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore, etj.

Në vitin 1929, e gjithë bota do të mbërthehej nga kriza e madhe e shkaktuar nga mbiprodhimi. Efekteve të saj nuk do t’i shpëtonte as Shqipëria. Ishte pikërisht ky viti kur u panë edhe shenjat e para të kësaj krize, kryesisht në sistemin monetar e financiar të vendit, por ato u bënë më të ndjeshme në vitin 1930. Kulmi i saj arriti në vitin 1934-‘35.

Industria pothuajse u paralizua tërësisht dhe shumë ndërmarrje të prodhimit të alkoolit, materialeve të ndërtimit, duhanit dhe cigareve, blojës dhe miellit, lëkurëve dhe këpucëve etj., u paralizuan apo falimentuan. Kriza preku thellë dhe gjithë sistemin e kreditit. Në këtë kohë, si pasojë e deficitit të vazhdueshëm buxhetor dhe vështirësive financiare që evidentoheshin në shumë fusha e sektorë të vendit, nga qeveritë e ndryshme shqiptare dhe Mbreti Zog I, u morën dhe shumë hua e kredi nga vendet perëndimore, por në pjesën dërrmuese nga Italia.

Në vitin 1931, bujqësia shqiptare u prek nga një thatësirë e madhe, e cila shkaktoi pasoja të rënda në furnizimin me bukë të popullsisë. Në vitin 1932, si pasojë e kësaj situate u importua rreth 33% më shumë grurë dhe misër.

Kriza e viteve ‘30-‘34 dallohet në shumë drejtime: përqindja e popullatës që jetonte me punë jobujqësore u reduktua nga 15.9% në vitin 1930, në 15.4% më 1938-n. Eksportet shqiptare u rritën nga 2 milionë franga ar, në 12 milionë mes viteve 1923 dhe vitit 1931, por ranë në dy vitet e mëpasshme në nivelin e vitit 1923. Gjendja e vështirë arriti kulmin në vitet 1935-‘36, kur qeveria u detyrua të shpërndajë ndihma ushqimore emergjence në zonat e varfra. Vendet që blinin mallrat shqiptare vendosën tarifë për importet e djathit, ndërsa tregjet tradicionale të gjalpit e leshit në Greqi e Turqi u përmbytën nga shitja nën kosto e ushqimeve nga Bashkimi Sovjetik. Kriza preku edhe blegtorinë e cila zinte 70% të eksportit total të vendit. Ndikim të ndjeshëm pati edhe vendosja e së ashtuquajturës “taksa e xhelepit”, e cila vendosej për kokë/bagëti. Në vitin 1933 shteti e uli me 50% këtë taksë.

Në vitin 1934, çmimi i shitjes së drithërave arriti nivelin më të ulët në rreth 7.5 franga ari. Në rënien e fortë të çmimeve, kryesisht atyre bujqësore dhe blegtorale, ndikuan edhe politikat monetare dhe kreditimi i Bankës Kombëtare Tregtare.

Në vitet e krizës, banka e pakësoi sasinë e monedhës në qarkullim dhe thelloi deflacionin. Rriti artificialisht vlerën e frangës dhe bëri që produktet të kishin çmim më të ulët.

Në mesin e vitit ‘35, Shqipëria hyri në një fazë gjallërimi. Industria e rimori veten. Zogu krijoi disa lehtësi fiskale veçanërisht për fabrikën e çimentos, e cila u përjashtua nga taksat për tre vjet.

Gjatë viteve 1931-1936, kapitali i huaj, sidomos ai italian, i diktuan qeverive shqiptare përfundimin e një marrëveshjeje për bashkimin doganor. Ky bashkim, në atë kohë, do të përfshinte ekonominë shqiptare në sistemin e ekonomisë italiane dhe hapjen pa kufizim të kapitalit italian. Bashkimi Doganor do të godiste në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e borgjezisë shqiptare të sapokrijuar. Por, edhe buxheti i shtetit, do të privohej nga një burim i rëndësishëm i të ardhurave, siç ishin ato nga doganat. Në të njëjtën kohë u rrit edhe varësia e financave shqiptare nga ato italiane. Zogu formalisht e pranoi këtë marrëveshje, por pastaj e refuzoi.

Në vitin 1938 u vu re një aktivizim i gjerë i kapitalit kombëtar në industri. Në këtë periudhë, numri i ndërmarrjeve arriti në 244, ndërsa numri i të punësuarve në 7,435.

U rrit prodhimi industrial, ndërsa bujqësia ishte në prapambetje. Në vitin 1938, sipërfaqja totale e tokës bujqësore llogaritej në 2,874 hektarë, rreth 39.5% e zinte prona shtetërore dhe private, ndërsa pronarët e vegjël zotëronin 60%.

Në Shqipëri prodhimi i drithërave nuk plotësonte nevojat. Prodhimi i grurit llogaritej në rreth 38,000 tonë, ndërsa ai i misrit në 143,000.

Pas krizës, prodhimi i kulturave industriale u rrit. Duhani zinte rreth 2,600 hektarë. Po kështu u rritën edhe drithërat frutore. Ishin mbjellë rreth 1.2 milionë rrënjë, rreth 100,000 rrënjë agrume, 41.5 milionë rrënjë vreshta, 1.6 milionë rrënjë ullinj.

Gjatë periudhës ‘36-‘38 u vu re gjallërimi i ekonomisë. Tregtia arriti në 32.7 milionë franga ari, me rritje 65%. Eksporti u rrit me 61.5%, ndërsa importi me 67.3%.

Eksportet në vitin ‘38 përfaqësonin 66.3% të nivelit të vitit 1928. Gjatë periudhës ‘36-‘38 buxheti i shtetit pati rritje.

Periudha e mbretërisë shqiptare u karakterizua nga rritja e numrit të ndërmarrjeve kapitaliste në fushën e punëve botore dhe në vitin 1939 ishin 36 ndërmarrje të industrisë së ndërtimit.

Gjatë periudhës 10-vjeçare 1929-1939 u ndërtuan 850 km rrugë kryesore, 456 km rrugë rurale, 4,062 ura të vogla me 10,250 ml dhe 76 ura të mëdha me 2,050 ml.

Rrugët automobilistike më të rëndësishme ishin Shkodër-Pukë, Ura e Matit-Peshkopi, Krujë-Burrel, Tiranë-Elbasan, Lushnjë-Mbrostar, Korçë-Burrel, Burrel-Dibër, Tiranë-Shijak-Durrës, Tiranë-Ndroq-Durrës, Tiranë-Krrabë-Elbasan, për realizimin e këtyre projekteve janë kryer nga inxhinierë të kualifikuar nga Evropa. Ai ndërtoi ura disa konkrete.

U ndërtuan disa ura prej betoni. Në vitin 1938, vlera e investimeve kapi shifrën 150 milionë lekë (lekë me çmimet e vitit 1961). Në prag të pushtimit fashist, Shqipëria kishte 300 kamionë, 20 autobusë, 200 vetura dhe kamionçina.

Gjatë vitit 1938, u transportuan 95,000 tonë mallra, barazi me 1 milion ton për kilometër. Po në këtë periudhë, qarkullimi i përgjithshëm i mallrave në tregtinë me pakicë arriti në 3,900,000,000 lekë të vjetra (me çmimet e vitit 1947).

Filloi ndërtimi i Portit të Durrësit. U kryhen punime në vepra mbajtëse, kanalet vaditëse etj., të cilat u ndërprenë nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore 1939-1944.

Gjatë periudhës ‘39-‘43, Italia llogariti në Shqipëri fitime në vlerën 141,728,184 franga shqiptare. Me kapitullimin e Italisë sasia e bankënotave arriti në 205,000,000 franga ari shqiptar. Italianet ne shqiperi kishin investuar 843,000,000 franga ari.

Kushtet Sociale[redakto | redakto tekstin burimor]

Varfër dhe të largët, Shqipëria mbeti dekada prapa vendeve të tjera ballkanike në zhvillimin arsimor dhe social. Vetëm rreth 13% e popullsisë jetonte në qytete. Analfabetizmi kaplosur pothuajse tërë popullatën. Rreth 90 përqind e fshatarëve të vendit praktikonin bujqësi, duke përdorur metoda të lashta dhe mjete, të tilla si plugje druri. Pjesa më e madhe e tokës bujqësore më të pasur të vendit ishin nën ujë në malaria-infektuara kënetat bregdetare. Shqipëris kishte nje sistem bankar, nje hekurudhore, nje port modern, nje ushtri efikas, dhe një shtyp modern. Shqiptarët kishin lindjeve më të lartë të Evropës dhe shkalla e vdekshmërisë foshnjore, dhe jetëgjatësia për meshkujt ishte rreth 38 vjet. Kryqi i Kuq Amerikan u hap shkolla dhe spitale në Durrës dhe Tiranë, dhe një punonjës i Kryqit të Kuq themeluar një kapitull shqiptare të Boy Scouts se të gjithë djemtë midis dymbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjeçare janë kërkuar më pas të bashkohen me ligj. Edhe pse qindra shkolla u hap në të gjithë vendin, në vitin 1938 vetëm 36 për qind e fëmijëve shqiptarë të moshës shkollore ishin marrë arsimim të çdo lloji. Gjatë mbretërimit të Zogut arsimin fillor u bë e nevojshme. Megjithë mundësitë e dobëta arsimore, letërsia në Shqipëri lulëzoi mes dy luftrave botëror .Zhvillim i veçantë është arritur në letërsi, dhe shkrimtarët botuese artit më të shquar si Fan Noli, Aleksandër Drenova Silistian, Esad Mekuli, Ndre Mjeda, Haki Stermilli, Lasgush Poradeci, Faik Konica, Sterjo Spase, Ndoc Nikaj, Foqion Postoli, Migjeni dhe të tjerët. Një prift françeskan, Gjergj Fishta, poeti më i madh i Shqipërisë, e dominoi skenën letrare me poezitë e tij në këmbënguljen e shqiptarëve gjatë kërkimit të tyre për liri. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu ishin hapur 600 shkolla nate për çrrënjosjen e analfabetizmit, por në vitin 1939, 80% e popullsisë së rritur ishin analfabetë. Në 1939 Shqipëria kishte 643 shkolla fillore dhe 18 shkolla e lartë në shkollat ​​më të rëndësishme të larta ishin: shkollën pedagogjike të Elbasanit, Liceu i Korçës, Gjimnazi i Shkodres dhe shkolla e Tregtisë në Vlorë, ata që dëshironin të vazhdonin shkollimin e mëtejshëm kanë shkuar jashtë vendit (Itali, Austria, Franca ...). Në vitin 1939 rreth 420 shqiptarë të studiuar jashtë Shqipërinë. Gazetat e përditshme filluan botimin e një numër të madh të botimeve pedagogjike dhe shkencore, duke përfshirë gazetat: "Demokracia", "Liria Kombëtare", "Besa", "Hylli i Dritës" dhe "Leka", së bashku me disa organizata , ishin të hapura kështu që shumë organizata të tilla si "Gruaja Shqiptare "për të modernizuar shoqërinë shqiptare dhe në vitin 1938 u lëshua stacioni i parë kombëtar i Radiofonik.. Këta ishin hapat e parë e modernizimit të vendit, por Shqipëria mbeti kombi më i prapambetur i Evropës në të gjitha drejtimet dhe kjo ishte arsyeja për mos zhvillimin e vendit të mjaftueshme në të gjitha aspektet në ekonomi, kulturë, politikë dhe ushtarak.

Zhvillimi ekonomik jo të mirë bëri shumë grava të ndryshme e revoltë . në 1936 që u mbajt nga punëtorët shqiptarë që punojnë në kompanitë të huaja në fushën e naftës Kuçovë, që është organizuar nga shoqëria "Puna" dhe një tjetër u mbajt në Vlorë dhe në shkurt 1936 u mbajt greva nga punëtorët dhe zejtarët në Korçë, kjo grevë u rrit në një demonstruar se ishte i njohur si "grevë urie". Kjo kohë ishte e njohur poezi të Migjenit për situatën e varfërisë dhe shoqërore të asaj kohe.

  1. ^ Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 14,6
  2. ^ Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 14,5