Medalja Fields
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Medalja Fields është një medalje që jepet në ç'do katër vjet në Kongresin ndërkombëtar të matematikanëve ICM nga Unioni ndërkombëtar i matematikanëve IMU. Medalja u ndahet së paku 2 por jo më shumë se 4 matematikanëve për kontributin e tyre të jashtzakonshëm në fushën e matematikës. Kusht është që fituesi të jetë më i ri se 40 vjet. Kjo medalje konsiderohet si ekuivalent i shpërblimit Nobel në matematikë. Fituesi së bashku me medaljen fiton edhe 15000 dollarë amerikan.
Lista e shteteve sipas numrit të fituesve [redakto]
| ShBA | 13 |
| Franca | 10 |
| Rusia | 6 |
| Britania e Madhe | 5 |
| Bashkimi Sovjetik | 3 |
| Japonia | 3 |
| Belgjika | 2 |
| Afrika e Jugut | 1 |
| Finlanda | 1 |
| Italia | 1 |
| Norvegjia | 1 |
| Zelanda e Re | 1 |
| Suedia | 1 |
| Gjermania | 1 |
| Australia | 1 |
| Vietnami | 1 |
| Izraeli | 1 |