Meddie Kagere

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Meddie Kagere
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMeddie Kagere
Datëlindja (1986-10-10) 10 tetor 1986 (37 vjeç)
VendlindjaUgandë
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
I lirë
Numri7
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2006Mbale Heroes FC?(?)
2006Atraco FC?(?)
2007–2008Kiyovu Sports?(?)
2008–2009Mukura Victory Sports?(?)
2010–2012Police FC40(38)
2012Zarzis[1][2]11(0)
2013Police FC[3]?(?)
2013–2014Rayon Sports FC?(?)
2014–2015KF Tirana16(1)
Karriera ndërkombëtare
2011–Ruanda30(11)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 28 janar 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 28 janar 2015

Meddie Kagere (lindur më 10 tetor 1986) në një futbollist i lindur në Ugandë por me orgjinë Ruandeze i cili aktualisht është një lojtar pa skuadër. Ai luan si sulmues dhe përfaqson edhe kombëtaren ruandeze.[4]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KF Tirana[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kagere firmosi për klubin e tij të parë evropian gjatë merkatos verore të vitit 2014, ku ai u bashkua me klubin shqiptar të Kategorisë Superiore, KF Tirana duke firmosur një kontratë tre vjeçare pasi pranoi të paguante klauzolën e 10,000 mijë $ ish klubit të tij Rayon Sports.[5][6]

Ai bëri debutimin e tij me klubin më 24 gusht 2014 në ndeshjen e parë të sezonit 2014–15 kundër Apolonisë, duke hyrë fushën e lojës në minutën e 55 dhe duke assistuar golin e tretë të shënuar nga Renato Hyshmeri në minutën e 91.[7] Vetëm gjashtë ditë më vonë, në ndeshjen e dytë në kampionat kundër Flamurtarit, Kagere luajti ndeshjen e parë si titullar dhe luajti një pjesë loje, me Tiranën e cila fitoi 1–0 falë autogolit të portierit Ilion Lika.[8] Më 21 dhjetor, në ndeshjen e fundit kundër Teutës, Kagere erdhi nga stoli dhe shënoi golin e parë me fanellën Bardheblu, golin e avantazhit 3–2 me Tiranën që në fund fitoi 4–2 duke e mbyllur vitin 2014 në vendin e katërt me katër pikë nga vendi i parë.[9]

Më 1 janar 2015, Kagere shkëputi kontratën me klubin që ishte i pakënaqur me performancat e sulmuesit gjatë pjesës së parë të sezonit.[10]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kagere debutoi me kombëtaren ruandeze në vitin 2011 dhe që nga ajo kohë ka shënuar njëmbëdhjetë herë në tridhjetë paraqitje, duke u emëruar dhe kapiten.

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren ruandeze.

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 9 tetor 2011 Stade de l’amitié de Kouhounou, Cotonou, Benin Flamuri Benini 0–1 0–1 Kualifikueset e Kupës së Kombeve Afrikane 2012
2. 29 nëntor 2011 Benjamin Mkapa National Stadium, Dar es Salaam, Ruandë Flamuri Zimbabve
1–0
2–0
2011 CECAFA Cup
3.
2–0
4 5 dhjetor 2011 Benjamin Mkapa National Stadium, Dar es Salaam, Ruandë Flamuri Zanzibar 2–1 2–1 2011 CECAFA Cup
5. 10 dhjetor 2011 Benjamin Mkapa National Stadium, Dar es Salaam, Ruandë Flamuri Uganda
1–0
2–2
2011 CECAFA Cup
6.
2–1
7 6 shkurt 2013 Stade Amahoro, Kigali, Ruandë Flamuri Uganda 1–1 2–2 Ndeshje Miqësore
8 24 Mars 2013 Stade Amahoro, Kigali, Ruandë Flamuri Mali 1–0 1–2 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
9 9 qershor 2013 Stade du 26 Mars, Bamako, Mali Flamuri Mali 0–1 1–1 Kualifikueset e Kupës së Botës 2014
10 27 korrik 2014 Stade Augustin Monédan de Sibang, Libreville, Gabon Flamuri Gaboni 0–1 0–1 Ndeshje Miqësore
11 2 gusht 2014 Nyamirambo Regional Stadium, Kigali, Ruandë Flamuri Kongo 2–0 2–0 Kualifikueset e Kupës së Kombeve Afrikane 2015

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kagere signs for Tunisian side Zarzis (Kagere firmos për skuadrës tuniziane Zarzis)". Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 28 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Police, Rayon on alert as ES Zarzis release Kagere (Police, Rayon në alam me ES Zarzis që liron Kagare-n)". Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 28 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Uganda: Meddie Kagere returns to Rwanda (Uganda: Meddie Kagare rikthehet tek Rwanda)". Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2014. Marrë më 28 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Meddie Kagere – National-Football-Teams.com
  5. ^ "Mberrin Kagere, sulmuesi nga Ruanda per Tiranen". Panorama Sport. 11 gusht 2014. Marrë më 28 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  6. ^ "KF Tirana grabs Kagere from Rayon Sport" [Tirana merr Kagere-n nga Rayon Sport]. Monday Times. 5 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2016. Marrë më 28 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ ""Fluturon" Tirana, gola dhe spektakël ndaj Apolonisë. Magani: S'duhet të shpërdoronim". Panorama Sport. 25 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 28 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Grushte kartonë të kuq, Ilion Lika "nderon" Tiranën. Magani: Po, ishte një fitore me fat". Panorama Sport. 31 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 shtator 2014. Marrë më 28 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Tirana, 4 gola Teutës si dhuratë në rikthimin e tifozëve për Vitin e Ri". AlbanianSport.net. 21 dhjetor 2014. Marrë më 28 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Olaki dhe Kagere firmosin "divorcin"". Panorama Sport. 28 dhjetor 2014. Marrë më 28 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]