Megakariociti
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Megakariociti është qeliza më e madhe në palcën eshtërore: mund të ketë diametër deri 100 μ (mikron). Citoplazma është masive dhe ka shumë granula azurofile. Skaji i qelizës është i parregullt dhe në stadin e vonshëm të maturimit tregon formacione të ngjashme me pseudopodiet. Në krahasim me madhësinë e qelizës, bërthama është e vogël. Rëndom është multilobulare apo e dhëmbëzuar, me kromatinën në formë të fijeve të vrazhda, shumë të ngjyrosura.[1]
[redakto]
| Ky artikull nga Mjekësia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
