Mehmet Elezi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mehmet Elezi.TIF

Mehmet Elezi është një publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat shqiptar.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

U lind më 16 maj 1949, në Tropojë, Shqipëri. Eshtë diplomuar në Universitetin e Tiranës (1971) për gjuhë e letërsi shqipe dhe më pas është specializuar për filozofi (1978-1979). Ka punuar si gazetar dhe drejtues në shtypin qendror shqiptar, drejtues i organizatës së Rinisë, gazetar i lirë (opinionist), pedagog (i jashtëm) në Universitetin e Tiranës në departamentet e filozofisë e të gazetarisë, drejtor i një qendre joqeveritare studimesh (Instituti i Studimeve Ndërkombëtare e Strategjike, themeluar prej tij më 1994, i pari i këtij lloji në Shqipëri) dhe diplomat. Që nga 2006 është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane (Bernë).

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Letërsi artistike[redakto | redakto tekstin burimor]

Poezi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Zhurmojnë ujvarat, 1970
  • Kurrë s’jam ndalur, 1996
  • Nën një flok të përlotur bore, 2005
  • Ulurimë Ujku, 2010

Prozë[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 24 orë me të vdekurit (tregime), 1997
  • Varri i Fatit (roman), Tiranë 1998; Paris 2002 (“Le tombeau du destin”).
  • Dita e tetë e javës (roman) 1998
  • (Pa)koka (roman), 1998
  • Kalendari i Noes (roman), 2000
  • Ujdhesa e askujt (roman), 2007
  • ADN-ja e korbave (roman), 2009
  • Ngjarje në Hotel M. (roman), 2010
  • Romeo as Zhuljeta (roman), 2011

Publicistikë dhe sprova[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ajo që më ndjek pas, 1990 (shënime udhëtimi)
  • Shansi i tretë, 1993
  • Gjeostrategjia tjetër, 1996
  • Kosova midis politikës e realpolitikës, 1999
  • Nuk isha student i dhjetorit, 2011

Gjuhësi[redakto | redakto tekstin burimor]

Autor edhe i një numri të madh shkrimesh publicistike e studimore të botuara ose të mbajtuar nëpër takime e konferenca brenda dhe jashtë vendit.