Mehmet Haxhosaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mehmet Haxhosaj lindi më 10 shtator të vitit 1972Gjakovë, është shkrimtarë, përkthyes, artist dhe politikan shqiptaro-zviceran.

Shkollën e mesme për infermier e kreu në Gjakovë gjersa shkollimin e lartë dy vjeçare e përfundoi në Aarau. Në vitin 1998 kreu AKAD PolitologineCyrih dhe studioi gjuhën gjermanePrishtinë.

Që nga mosha e re merret me shkrime, përkthime si dhe ka luajtur në Teatrin e Lucernit në operën "Makbeth"-i të Shekspirit, në regji të R. Hofmann në grupin e baletanteve. Po në të njëjtin teatër ka luajtur në operën "Rigoletto" të Viktor Hygos.

Që nga viti 2002 punon si infermier i lartë Höfa I në klinikën private psikiatrike të MeiringenitBerneroberland.

Mehmet Haxhosaj merret kryesisht me përkthime nga gjuha gjermane në gjuhen shqipe gjersa pjesën tjetër është i angazhuar pranë Teatrit të Lucernit. Roli i tij si "Masimo Lopino" në komedinë "Herzlich und Hässlich" me regji të A. Kicajt shënon vazhdën e tij në jetën teatrore. Nga kritika është vlerësuar se do mbetet një nga shkrimtarët më premtues nga plejada e të rinjve.

Haxhosaj është anëtar i shoqatës së autorëve dhe autoreve të Zvicrrës.

Mehmet Haxhosaj është autor i librit me poezi "Pesha e Gurit" botuar nga shtëpia botuese "Faik Konica" në Prishtinë në vitin 2004. Gjersa libri i tij i dyte me poezi për fëmije "Fillo me te mbare" e botuar nga SH.B. Vatra ne vitin 2005, është pritur shumë mirë nga lexuesit e vegjël. Gjatë vitit 2007 është i angazhuar në Koreodramën "Die Metapher-Metafora" në rolin e Roccos.

Kandidohet si ministër i kulturës në Zvicër në vitin 2005.

Mehmet Haxhosaj sot është i kyçur si dramaturg dhe aktor pranë produksionit "International Film und Theater Produktion" në Zug.

Që nga vitet e 90-ta jeton jashtë vendlindjes dhe këto shtatë vitet e fundit jeton dhe krijon në Luzern të Zvicrës.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]