Mehmet pashë Deralla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mehmet Pashë Deralla)
Mehmet pashë Dëralla
Ministër i Luftës
Në detyrë
4 dhjetor 1912 – dhjetor 1913
Paraprirë ngaPavarësia
Pasuar ngaFejzi bej Alizoti
Të dhëna vetjake
U lind më1843
Gradec, Perandoria Osmane
Vdiq më1918
Podgoricë, Mbretëria Jugosllave
Nënshtetësiashqiptar
Punësimiushtarak

Mehmet pashë Deralla, Dralla ose Kallkandeleni, shq. Tetovari (tr. Kalkandelen'li Mehmed Paşa Deralla; Gradec, 1843 - Podgoricë, 1918) ka qenë ushtarak dhe nëpunës i Perandorisë Osmane, pjesëmarrës në veprimet e Lidhjes së Prizrenit, pjesëmarrës në punimet e Kuvendit të Vlorës dhe ministër i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1843 në Gradec të kazasë së Tetovës, i biri i Hasan pashë Derallës,[1] familja e tyre ishte fort e njohur dhe me ndikim të madh në krahinë.[2] U arsimua në Shkup, Manastir dhe institutet ushtarake në Stamboll.[1]

Më 1878 familjarët e tij morën pjesë në mbledhjen e Prizrenit si delegat të Tetovës, i ati dhe Mehmet Esat pashë Tetova firmosën Kararnamenë.[3] Gjatë veprimeve të Lidhjes së Prizrenit ishte shumë i lidhur me Sulejman agë Vokshin[1] dhe u përfshi si komandant i forcave të armatosura në viset e vendlindjes, Shkup, Tetovë e Gostivar.

Më 11 korrik 1898 la komandën e regjimentit të xhandarmërisë (İşkodra Zaptiye Alaybeliği) në Shkodër dhe u caktua komandant i xhandarmërisë në Vilajetin e Selanikut. Pas dy viteve dokumentohet se dha dorëheqjen nga të qenët komandant i xhandarmërisë së Vilajetit të Kosovës.[4][5] Më pas më 1319 h (1901/1902) ka qenë komandant i xhandarmërisë në Manastir, pas 4 muajve u caktua me shërbim në Shkup. Pas kësaj u caktua komandant i xhandarmërisë në Vilajetin e Halepit.[4]

U kthye në vendlindje nga Bagdadi më 1908,[4] ishte ndër prijësit e kryengritjes së 1910[6] dhe të asaj të 1912,[7] u caktua mytesarif i Prizrenit.[8] Nga 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë bujti te Hasan bej BiçakçiuElbasan së bashku me Isa Boletinin dhe Ajdin bej Dragën, u nisën të nesërmen me Mid'hat bej Frashërin pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun.[9] Pas arritjes në Vlorë, më 4 dhjetor 1914 u krijua Ministria e Luftës dhe Mehmet Pasha u caktua për ta drejtuar.[10]

Mehmet pashë Deralla u largua drejt Esad pashë Toptanit dhe Pleqësisë së Shqipërisë së Mesme. Më tej, me ardhjen e Princ Vidit ishte në grupin e përbërë nga Azis pashë Vrioni, Fejzi bej Alizoti dhe Mehdi bej Frashëri që hipën në motobarkë dhe shkuan drejt jahtit, ku i uruan Princit mirëseardhjen.[11] Gjatë kryengritjes së Shqipërisë të Mesme u përpoq të bisedonte me kryengritësit[7] së bashku me Ibrahim Temon.[12]

Më 3 mars 1916 ftohet nga Ahmet Muhtar Zogolli në kongresin që donte të mbante në Elbasan.[13]

Deralla u përfshi me lëvizjen Kaçake në viset shqiptare të pushtuara nga serbët, prej të cilëve u arrestua dhe burgos. Ndërroi jetë në burgun e Podgoricës, ku thuhet se e helmuan.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d Elsie, Robert (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B Tauris. fq. 105. ISBN 978 1 78076 431 3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 265. ISBN 99927-780-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "1878: The Resolutions of the League of Prizren". albanianhistory.net. Përkthyer nga Robert Elsie. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c Öztürk, Cemal (nëntor 2012). "According to Documents in Ottoman Archive, Some Members of Interim Albanian Government" kumtesë nga konferenca "Lef Nosi - figurë qendrore e historisë dhe e kulturës shqiptare". researchgate.net. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 112. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Kansu, Aykut (2000). Politics in Post-revolutionary Turkey, 1908-1913 (PDF). Brill. fq. 381. ISBN 9789004115873. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Heaton-Armstrong, Duncan (2005). The Six Month Kingdom: Albania 1914. I.B.Tauris. fq. 78, 178. ISBN 9781850437611. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ George Gawrych (26 dhjetor 2006), The Crescent and the Eagle: Ottoman Rule, Islam and the Albanians, 1874-1913, I. B. Tauris, fq. 196, ISBN 978-1845112875 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. fq. 60, 73, 79–80. ISBN 978-99956-10-04-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Çoku, Leonard (shtator 2013). "Reformimi i Ushtrisë Shqiptare deri në anëtarësimin e saj në NATO" (PDF). Revista Ushtarake. 3: 208. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 nëntor 2016. Marrë më 26 dhjetor 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 248, 286. ISBN 978-9928-190-91-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Shpuza, Gazmend (1986). Kryengritja fshatare e Shqipërisë së Mesme 1914-1915. Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 165. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Nosi 2007, p. 250.