Mehmet Shehu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mehmet Shehu
Mehmet Shehu
Kryetar i Këshillit të Ministrave
20 korrik 1954 – 18 dhjetor 1981
Paraardhësi: Enver Hoxha
Pasardhësi: Adil Çarçani
Ministër i Punëve të Brendshme
1 tetor 1948 – 23 korrik 1954
Paraardhësi: Koçi Xoxe
Pasardhësi: Kadri Hazbiu
Ministër i Mbrojtjes
30 tetor 1974 – 26 prill 1980
Paraardhësi: Beqir Balluku
Pasardhësi: Prokop Murra
Zv.Kryetar i Këshillit të Ministrave
24 korrik 1953 – 23 korrik 1954
Të dhënat personale
Lindi më: 10 janar 1913
Lindi në: Flag of Albania.svg Çorush, Mallakastrës
Vdiq më: 18 dhjetor 1981 (vetëvrarë)
Vdiq në: Flag of Albania.svg Tiranë
Kombësia: Shqiptare
Profesioni: Ushtarak, politikan
Partia politike: Partia e Punës e Shqipërisë
Feja Ateist

Mehmet Shehu komunist, luftëtar në Luftën civile të Spanjes partizan,ushtarak, kryeminsitër.

[redakto] Jeta

Lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin ÇorushMallakastrës, vdiq (vetvrasje)18 dhjetor të vitit 1981Tiranë, ishte politikan shqiptar, Kryeministër i Shqipërisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më pas vazhdon Shkollën Teknike, të cilën e mbaron më 1932. Shkon në Napoli, Itali për të studiuar në Kolegjin Ushtarak. Përjashtohet për ide revolucionare nga Kolegji. Largohet nga Italia dhe kthehet në Shqipëri ku burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve. Titullohet në vitin 1937. Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë ku merr pjesë në brigadaden e XII ndërkombëtare e quajtur Garibaldi në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vënde të botës, ai komandonte bataljonin e IV të saj. Më 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe qëndron në një kamp përqëndrimi. Kthehet në Shqipërigusht 1942. Lidhet me PKSH dhe caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës.

Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash të rëndësishme:

Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademin Ushtarake "Voroshillov" në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve ktheht në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të punëve të brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë).

Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohes tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë18 dhjetor 1981.

[redakto] Aktiviteti politik

Mehmet Shehu (majtas poshtë) me Petro Marko, Skënder Luarasi, Iliaz Pashaj e Ermush Myftari

[redakto] Lidhje te jashtme

Mehmeti te Lopsiotet http://www.hermesnews.org/rubriche/stampa-redaz.asp?IDREDAZIONALE=2457


Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera