Mesila Doda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mesila Doda
Deputete në Kuvendin e Shqipërisë
Në detyrë
shtator 2001 – shtator 2017
Të dhëna vetjake
U lind më16 shkurt 1971
Kukës, Shqipëria Shqipëria
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)
ArsimimiUniversiteti i Tiranës
Universiteti i Romës Sapienza
PunësimiGazetare, Politikane

Mesila Doda është një ish-deputete e Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.

Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, ndërsa studimet e larta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë 1986-1991. Mbas kësaj, vazhdoi studimet në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit Urbaniana në Romë 1991-1995.

Mesila Doda mori pjesë në lëvizjen studentore në vitet 1990-1991 dhe ishte anëtare e Komisionit të grevës së urisë së studetëve në shkurt të vitit 1991. Pas rreth 25 vitesh në Partinë Demokrarike, politikania largohet ne vitin 2016 për tu bashkuar kështu me PDIU, duke shprehur se do të angazhohet me çështjen çame.

Mesila Doda është e martuar me gazetarin Enkel Demi dhe ka dy fëmijë, Jonin dhe Hanën.