Metodistët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Kjo lëvizje ka lindur në Angli në shek. XVIII. Në krye të themeluesve qëndrojnë John Wesley (1703-1791) dhe vëllai i tij Charles (1707-1788). Këta janë quajtur “metodistë” për shkak se u janë përkushtuar parimeve dhe kohës së adhurimit të anëtarëve të “klubit të shenjtorëve” në Universitetin e Oxfordit. Në fakt Wesley nuk kishte për qëllim që të formojë ndonjë komunitet të ri. Vetëm se, me anë të komentimeve të tij në të kuptuarit e fesë erdhi deri te formimi i një komuniteti të ri. Kishat metodiste të shpërndara në shtete të ndryshme, në vitin 1968, mes veti formojnë një bashkim dhe kështu janë zhvilluar në frymën e protestantizmit. Biblën e llogaritin si themel të besimit dhe të jetës s tyre. Ata janë të përmalluar për organizimin e jetës së tyre mbi etikën krishtere. Nëpër kishat e tyre mund të ligjërojnë edhe jopriftërinj. Ata janë përhapur në Europë dhe Amerikë dhe në vitin 1967 mendohet se kanë patur afër 20 milionë anëtarë. Ata janë edhe anëtarë të lidhjes së kishave botërore[1].




Burimet e të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

  1. ^ http://www.oikoumene.org/de/mitgliedskirchen/kirchenfamilien/methodistische-kirchen.html