Michelangelo Buonarroti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Michelangelo

Michelangelo Buonarroti lindi më 6 mars 1475 në Caprese (në Casentino – Arnotal e sipërm, verior nga Arezzo), Toskana; vdiq më 18 shkurt 1564 në Romë. Ka qenë një piktor, skulptor, arkitekt dhe poet italian. Michelanxhelo (Emri i plotë: Michelanxhelo di Lodovico Buonarroti Simoni) është një nga artistët më të njohur të të gjithë kohërave dhe përfaqësuesi më i rëndësishëm i rilindjes së lartë italiane.

Ai ishte skulptor,piktor dhe arkitekt por edhe shkrimtar në të vërtetë shkroi poezi në copa të thjeshta letrash. Qëllimi i veprimtarisë së tij ishte një kërkim i pandërprerë i bukurisë ideale. Ai ishte gjithashtu edhe një artist gjenial i palodhur dhe sigurisht një nga paraluftëtarët (protagonistët) e historisë së artit perëndimor të kohës së tij.

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Skeda:300px-Michela.jpg|thumb|Monumenti Mikelangjelo në Florencë]] Mikelanxhelo, ose me sakte Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni lindi në Caprese, Toskanë më 6 Mars 1475 dhe vdiq 18 Shkurt, 1564Romë. Ishte skulptor, piktor, arkitekt dhe poet i periudhes se rilindjes, si dhe një nga influencat më të fuqishme të artit Perëndimor. Ishte djali i dytë (kishte dhe katër vëllezer) i Ludovico di Leonardo di Buonarotto Simoni dhe Francesca Neri. Edhe pse jo i lindur në Florencë, ai gjithmonë e konsideroi veten si "djali i Florencës".

Francesca Neri (e ëma) vdiq kur Mikelanxhelo ishte vetëm 6 vjeç dhe kjo ngjarja si dhe fakti që i ati mendonte se artistët ishin thjesht punëtor ashtu si këpucë gëdhendësit, ai u mbyll në vet vete duke treguar tek të tjerët një karakter të ndrojtur si dhe mosbesimi. Gjithsesi i ati e dalloi shpejt inteligjencën e djalit të vet si dhe "urin" e tij për të mësuar shkronjat, kështu ai e dërgoi atë në shkollën e Francesco Galeota i cili në atë kohë jepte mësime gramatike. Gjatë kësaj periudhe Mikelanxhelo u bë shok me një nga studentet e tjerë të quajtur Francesco Granacci. Ai ishte 6 vjet më i madh se Mikelanxhelo dhe në atë kohë ishte duke studiujar artin e pikturës në studion e Chirlandaios. Francesco e shtyu Mikelanxhelon të ndiqte po të njejtat mësime arti si të tijat.

Në moshën 13 vjeçare, ai i tha më në fund të atit (i cili shpresonte që Mikelanxhelo të bëhej tregëtar dhe të mbante lart mbiemrin e familjes si dhe te shumëfishonte aq pasuri sa ai vetë kish krijuar deri më sot) se ai do të merrte pjesë në shkollën e piktorit Domenico Chirlandaio. Pasi gati një vit studimesh në artet fresk Mikelanxhelo vazhdoi shkollën e skulpturës ne kopshtet e Midici dhe shumë shpejt ai u bë i ftuar nderi në shtëpin e Lorenzo de'Medici, të Madhit. Atje u njoh me Medicit e rinjë, dy nga të cilët me pas u bënë Papë (Leo X dhe Clement VII). Gjithashtu në të njejtën kohë ju dha mundësia të njihej nëpërmjet Medicit të Madh dhe me humanistë të kohës si Marsilo Ficino dhe poetin Angelo Poliziano.

Gjatë viteve që ai shpenzoi në Kopshtin e San Marcos, Mikelanxhelo filloi studimin e anatomisë së njeriut. Si shkëmbim për të marrë leje në studimin e kufomave (e cila në atë kohë ishte reptësisht e ndaluar nga kisha), drejtuesi i kishes së Santo Spirito, Niccolo Bichiellini mori si dhurat një kryq të gedhendur nga Mikelanxhelo (punim i detajuar i fytyrës së Krishtit). Por studimi i trupave të vdekur i shkaktoi problem me shëndetin, kështu që shpesh i duhej të ndërpriste studimet për ti nisur më vonë.

Në moshën 16 Mikelanxhelo kishte krijuar të paktën dy skulptura relievi ; "The Battle of the Centaurs" dhe "Madonna della Scala" (që të dyja mbajnë vitin 1489-1492, Casa Buonarroti, Florencë), gjë që tregon se ai kishte arritur të kapte stilin e tij që në moshë të re.

Veprat (Skulptura, Piktura)[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri i Mikelangjelos lidhet thelbësisht me nje varg veprash që e kanë spikatur në historinë e arteve. Disa prej tyre gjenden në Qytetin e Vatikanit dhe njihen në të gjithë botën, si afresku në faqen e Cappella Sistina me pikturën Creazione di Adamo (Krijimi i Adamit) - një nga punët më të rëndësishme të artit perëndimor - dhe të madhin Giudizio Universale (Gjykim Botëror) të vendosur në murin mbi altar. Si skulptor, Mikelangjelo ka lënë , mes të tjerash, vepra të njohura si Pietà (Mëshirë) e lartë 1.80 m , gdhendur rreth vitit 1499 nga Mikelangjelo 24-vjeçar, Davidin dhe Moisiun, të menduar shembuj kulmorë të këtij lloj arti.

Statuja e Davidit[redakto | redakto tekstin burimor]

Statuja e Davidit, përfunduar nga Mikelanxhelo në 1504, është një nga veprat më të njohura të Rilindjes.


Mikelanxhelo u kthye në Firence në 1499–1501. Shumë gjëra po ndryshonin në republikë pas rënies së priftit kundër Rilindjes dhe liderit të Firences, Xhirolamo Savonarola (ekzekutuar në 1498) dhe ngritjes në fuqi të gonfaloniere Piero Soderini. Atij iu kërkua nga konsujt e esnafit të leshit të përfundonte projektin e pambaruar që kishte filluar 40 vjet më parë nga Agostino di Duccio: një statujë kolosale të David që simbolizonte lirinë firenceze, do të vendosej në Piazza della Signoria, përballë Palazzo Vecchio. Mikelanxhelo u përgjigj duke përfunduar veprën e tij më të famshme, Statujën e Davidit në 1504. Kjo kryevepër, e bërë nga blloqet e mermerit të nxjerra nga guroret e Karrarës të cilat ishin punuar edhe më parë, përfundimisht përcaktuan rëndësinë e tij si skulptor me aftësi teknike të jashtëzakonshme dhe fortësinë e imagjinatës së tij simbolike.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe, Mikelanxhelo pikturoi Familja e Shenjtë dhe Shën Gjoni, e njohur gjithashtu edhe si Doni Tondo ose Familja e Shentë e Tribunës: u komisionua për martesën e Angelo Doni-t dhe Maddalena Strozzi-t dhe në shekullin e 17-të qëndronte e varur në dhomën e njohur si Tribuna në Uffizi(muze në Firence). Ai gjithashtu pikturoi Madonna dhe Fëmija, e njohur si Manchester Madonna dhe e gjendur tanimë në Galerinë Kombëtare, Londër.


Pieta - Mëshirë[redakto | redakto tekstin burimor]

Skeda:Http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/1/1f/Michelangelo's Pieta 5450 cropncleaned edit.jpg
Pieta (1498-1499) është një kryevepër e skulpturës nga Michelangelo Buonarroti , vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan .

Pietà (1498-1499) është një kryevepër e skulpturës nga Michelangelo Buonarroti , vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan . Kjo është vepra e parë , e cila do të pasohet nga shumë të tjera , që ky artist ka krijuar me këtë temë. Statuja u bë për funeralin e një kardinali francez , por u zhvendos në vendndodhjen e tij aktuale , kishëza e parë në hyrje të Bazilikës , në shekullin e XVIII. Kjo punë shumë e famshme e artistit përshkruan trupin e Jezusit në prehërin e Marisë pas kryqëzimit. Kjo temë është me origjinë Veriore , në atë kohë popullore në Francë por jo në Itali . Kjo është një punë e rëndësishme pasi balancon idealet e bukurisë klasike të rilindjes me natyralizmin . Kjo vepër bashkë me Davidin janë nga veprat e realizuara më mjeshtërisht nga Michelangelo .

Përshkrimi

Struktura është piramidale, dhe kulmi përkon me kokën e Marisë. Statuja zgjerohet progresivisht tek tekstilet të veshjes së Marisë, në bazë, tek shkëmbi i Golgotës. Pamja është gati në një proporcion të saktë , duke e ditur sa e madhe është vështirësia e gdhendjes së një mashkulli plotësisht të rritur , i shtrirë me gjatësi të plote në prehërin e një gruaje . Pjesa më e madhe e trupit të Marisë është fshehur nga veshja e saj monumentale, kështu që marrëdhëniet e figurave duket krejt e natyrshme. Interpretimi i Michelagelos per Mëshirën ( ngjarja ) ishte shumë i ndryshëm nga ai i shumë artistëve të kohës : ai gdhëndi një Mari të bukur dhe të re , në vend të Marisë së vjetër rreth 50 vjeçe ( mosha reale ). Shenjat e kryqëzimit janë kufizuar në thjesht disa vrima të vogla gozhdësh , dhe një plagë në një anë të Jezusit. Fytyra e Krishtit nuk tregon shenja të vuajtjeve dhe torturave. Michelangelo nuk donte që versioni i tij i “Mëshirës” të përfaqësonte vdekjen, thjesht një “Vizion Fetar” .