Mickey Rourke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mickey Rourke
MickeyRourke.jpg
Mickey Rourke në filmin White Sands (1992)
Emri: Philip Andre Rourke, Jr.
Ditëlindja: 16 Shtator 1952 (62 vjeçar)
Vendlindja: Schenectady, New York, SHBA
Filma & seriale 
 shquar:
Diner, 9½ Weeks, Angel Heart, White Sands, Once Upon a Time in Mexico, The Wrestler, Iron Man 2
Gjatësia: 180cm
Pseudonime: Sir Eddie Cook
Bashkëshort(ja): Debra Feuer (1981-1989)
Carré Otis (1992-1998)
Kombësia: Amerikan

Philip Andre "Mickey" Rourke, Jr. (i lindur më 16 shtator 1952) është aktor, skenarist dhe ish-boksier amerikan, i cili ka aktruar në filma aksion, drama dhe thriller.

Gjatë viteve 1980, Rourke luajti në Diner, Rumble Fish, 9½ Weeks, dhe u lëvdua për rolet e tij në Barfly dhe Angel Heart. Në vitin 1991, Rourke, i cili ishte trajnuar si boksier në vitet e hershme të tij, la aktrimin dhe u bë boksier profesional për një periudhë. Ai luajti role mbështetëse në disa filma të mëvonshëm, si The Rainmaker, Buffalo '66, The Pledge, Get Carter, Once Upon a Time in Mexico dhe Man on Fire.

Në vitin 2005, Rourke u rikthye në skenën mainstream të Hollywood me rolin kryesor në Sin City, për të cilin ai fitoi shpërblime nga Chicago Film Critics Association, Irish Film and Television Awards dhe Online Film Critics Society. Për rolin e tij në filmin The Wrestler ai fitoi shpërblimin Golden Globe, BAFTA, dhe u nominua për Academy Award.

Në vitin 2010, ai u paraqit në filmat Iron Man 2 dhe The Expendables.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]