Migjen Kelmendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Migjen Kelmendi (lindur më 12 shtator 1959) është autor dhe publicist nga Kosova. Për herë të parë, ai u bë i njohur si këngëtar i rock grupit muzikor Gjurmët. Në vitet 1978-1983 studioi dhe kreu Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1988 deri më 1990 ishte redaktor përgjegjës i programit të Kontaktit të Radio Televizionit të Prishtinës. Në vitin 1991, Kelmendi ishte themelues i gazetës javore Epoka. Në vitin 1996 ishte bashkëthemelues i revistës mbi teoritë e letërsisë MM.[nevojitet citimi]

Në periudhën mars-shtator 1996 ka qenë kryesues i prodhimit në televizionin amerikano-shqiptar Victoria në Nju Jork. Në vitet 1997-1999 ishte emëruar nga Qeveria e Kosovës në ekzil si Kryeredaktor i programit satelitor në gjuhën shqipe, edicioni kosovar, që emitohej nga Televizioni Shqiptar (TVSH). Ka specializuar në fushën e menaxhimit të medias në Universitetin e Konkordias (Montreal, Kanada, 2000). Në vitet 2000-2001 ishte drejtori i parë shqiptar i Radio Televizionit të Kosovës. Që nga viti 2001 është themelues dhe botues i gazetës javore "Java", e cila ne vitin 2008 kalon dhe vazhdon të botohet online. Ne vitin 2006 lëshon televizionin e parë kabllo dhe internet në Kosovë në bashkëpunim me operatorin kabllor "Kujtesa" - RROKUM. JAVA edhe RROKUM janë të vetmet media ne hapësirën mbarëshqiptare qe kultivojnë dhe përdorin Gegërishten si medium.[nevojitet citimi]

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Gryka e Kohës" ("Dukagjini", Peje, 1994)
  • "Na dutz Na ho Utz - P'ej shpije"
  • ("MM", Prishtine, 1996)
  • "Carere Patria - Mungesa e Atdheut" ("Çabej", Tirane, 1997)

Ka përkthyer veprat "Një varr për Boris Davidoviçin" dhe "Enciklopedia e të vdekurve" të shkrimtarit Danilo Kis.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]