Mike Portnoy

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mike Portnoy
Background information
Emri i lindjesMichael Stephen Portnoy
Lindi (1967-04-20) 20 prill 1967 (56 vjeç)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës Long Island, New York, ShBA
ZhanretProgressive metal
Progressive rock
Instrument(et)Bateritë
Vitet aktik1985 — prezent
Websitewww.mikeportnoy.com

Michael Stephen Portnoy (i lindur më 20 prill 1967) është baterist amerikan dhe një nga themeluesit e progressive metal bendit Dream Theater. I njohur për aftësitë e tij teknike në bateri, Portnoy ka fituar 23 çmime nga revista Modern Drummer. Ai ka ko-prodhuar katër albumet e fundit të Dream Theater (bashkë me shokun e tij të bendit John Petrucci-n), duke ia filluar nga Metropolis Pt. 2: Scenes from a Memory. Ai është bateristi më i ri (pas Neil Peart) që hyri në Rock Drummer Hall of Fame (në moshën 37 vjeçare).

Mike Portnoy doli nga Dream Theater më 8 shtator 2010, por u rikthye më 25 tetor 2023.

Historia para-Dream Theater[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mike Portnoy ka lindur dhe është rritur në Long Beach, New York, në Long Island. Babai i tij punoi si DJ në një radio-stacion lokal, duke e ndihmuar kështu të birin e tij që të di ta vlerësojë muzikën në moshë të re nëpërmes bendeve si Queen, Led Zeppelin, The Who, Yes, dhe The Beatles. Edhe pse Portnoy u mësua vetë tu binte baterive, ai mori dituri teorike në shkollë të mesme, dhe gjatë asaj periudhe filloi t'u binte baterive për bendet lokale si Intruder, Rising Power dhe Inner Sanctum, me të cilët më vonë e lëshoi një album. Ai e la Inner Sanctum kur fitoi bursën për të hyrë në Berklee College of MusicBoston, ku njoftoi John Petrucci-n dhe John Myung-un, dhe me të cilët formoi bendit majesty, i cili më vonë do të bëhet Dream Theater.

Influencat dhe arritjet tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Portnoy thotë se influencat e tij më të mëdha janë bateristi i bendit Rush Neal Peart, dhe kompozitori/gitaristi Frank Zappa. Bateristët e tjerë të pëlqyer nga ai janë Terry Bozzio, Vinnie Colaiuta, Peter Criss, Simon Phillips, John Bonham, Keith Moon, Ringo Starr, Phil Collins, Bill Bruford, dhe bendet The Beatles, Queen, Yes, Genesis, Rush, Pink Floyd, Muse, Metallica, Jellyfish, Iron Maiden, Kiss, Phish, Deep Purple, Radiohead, Umphrey's McGee, U2 dhe Jane's Addiction.

Ai themeloi edhe disa progressive rock\metal bende the projekte, si: Transatlantic, Liquid Tension Experiment, dhe O.S.I. (bashkë me sintisajzeristin e parë të Dream Theater, Kevin Moore).

Portnoy ka lëshuar dy video mësimore, Progressive Drum Concepts dhe Liquid Drum Theater, të cilat më vonë morën çmime nga revista Modern Drummer. Ai poashtu ka lëshuar shumë "Official Bootlegs" përmes web-sajtit të tij, duke përfshirë edhe foto në studio të periudhave Six Degrees of Inner Turbulence, Train of Thought, Octavarium dhe Bridge Across Forever (Transatlantic). Kohëve të fundit ai ka lëshuar disa "bootleg"-a si haraç për bendet e tij të preferuara. Këto janë Hammer of the Gods (haraçi për Led Zeppelin), Yellow Matter Custard (Beatles), Cygnus dhe Sea Monsters (Rush), dhe Mike Portnoy's Amazing Journey (The Who).

Në shtatorin e vitit 2007, Mike Portnoy shpalli se DVD-ja e tij e re "In Constant Motion" do të lëshohet me 1 mars. Kjo DVD ka 3 disqe dhe afër 7 orëve material.

Ai gjithashtu ka performuar me thrash metal bendin nga New Jersey, Overkill, në një koncert në vitin 2004.

Paisjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mike Portnoy

Mike Portnoy ka përdorur disa paisje gjatë viteve, të gjitha të prodhuara nga Tama Seisakusho, përpos periudhës së Awake - A Change of Seasons, që ishin të prodhuara nga Mapex. Deri më tash, ai ka përdorur këto bateri:

  • When Dream and Day Unite/Images & Words Kit
  • Awake/A Change Of Seasons kit
  • The Purple Monster
  • Liquid Tension Experiment kit
  • Transatlantic kit
  • The Siamese Monster
  • The OSI kit
  • Yellow Matter Custard kit
  • Hammer Of The Gods kit
  • The Albino Monster
  • The Mirage Monster

Kuotat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Babai im ishte një rock'n'roll DJ, kështu që unë isha gjithmonë i rrethuar nga muzika në mënyrë konstante. E kisha këtë koleksion të madh qysh kur kam qenë shumë i ri dhe më kanë pëlqyer Beatles, më vonë Kiss. Ka qenë e qartë se unë do të bëhem muzicient."
  • "Të jesh në Rock Drummer Hall of Fame është një ambicie e përjetshme. Më thjesht nuk di se çka ka mbetur pa bërë."

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me Dream Theater[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me Liquid Tension Experiment[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me Transatlantic[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me Neal Morse[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me OSI[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me John Arch[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpërblimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mike Portnoy fitoi këto shpërblime nga revista Modern Drummer:

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]