Mikel Kodheli
Mikel Kodheli ose si u njoh më vonë, Kel Marubi (1870-1940) nis punën në studion “Marubi”, 15 vjeçar më 1885. Pas vdekjes se mjeshtrit P. Marubi (1904) Kel Marubi u be trashëgimtar legjitim i studios duke e transformuar atë në një atelier të vërtete arti. Që në rininë e tij, Keli ka pasë nisë aktivitetin patriotik. Ai e pasuroi fototekën me figura e njohura të kohës, Fishtën, Migjenin, Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto nga njerëz të zakonshëm me kostume kombëtare, pamje nga nga jeta e qytetit dhe e fshatit, peizazhe dhe aspekte të tjera nga jeta në Shqipëri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë, duke u bërë kështu figure kryesore evropiane në fotografinë publike e kronikale të kohës pasi ndoqi gjithçka nga ngjarjet e rëndësishme shqiptare për afro 55 vjet. Kel ishte edhe patriot i flakte dhe u aktivizua në lëvizjen për pavarësinë e Shqipërisë duke marre pjese në themelimin e shumë shoqatave si Gjuha Shqipe 1908, Bashkimi 1909 etj., si edhe në botimin e gazetës Zeri i Shkodrës. Për me mundë me veprue në formë të fshehtë për çështjen kombëtare, u pat regjistrue si anëtar i shoqnisë "Ittihad ve Terekki" dmth "Bashkim Përparimtar" - të Turqve të Rinj, të cilët, pa u shpallë "Kostitucioni", punonin fshehtas për programin e tyre. Me pretekst t'asaj antarsie, Keli vepronte ma lirisht në lamën e patriotizmit. Ai i kishte dalë zot shpërndamjes, nepër Shkodër, të disa gazetave të hueja si dhe të gazetës "Albania" të Konicës që n'atë kohë botohej në Bruksel. Për këtë veprimtari që nisi ta bante haptas, një ditë organet e policisë e burgosën me urdhën të valiut-Qazimi Pasha. Ky deshi ta internonte në Lezhë, por ndërhymja e disa miqve e shpëtoi dhe doli nga burgu. Kel Marubi njihej edhe jashtë kufijve dhe ishte ftuar shpesh nga oborri i mbretit të Malit të Zi për punime në fotografi. Punishtja e Kel Marubit n'atë kohë ishte ba pothuej një zyrë informative për veprimtari kombëtare e patriotike. Tue dashtë të hapte rrethin e veprimeve të tij jashtë Shkodre, mori nismën të shtypte një gazetë, gjysëm turqisht e gjysëm shqip[1]. Pas vdekjes së Kolës (13 mars 1940[1]) trashëgimtari u bë Gega. Ai studioi në Paris në të parën shkollë kinematografike dhe fotografike në Lymjeret, në Francë.
Në vitin 1970 e gjithë pasuria prej 150.000 negativa i kaloi shtetit. "Fototeka Marubi" ka shërbyer si burim për botime të ndryshme, për albume, botuar në Francë dhe Itali. Një pjesë e fotografi Marubi ka qenë publikuar në albumin "Gjurmë të Historisë Kombëtare" në Shkodër Photograph Library (1982), ndërsa fotot e zgjedhura, të shoqëruar me një parathënie nga I. Kadare, pati një botim me cilësi të lartë në Paris, në album me titull "Shkruan e Lymiere". Por trashëgimia kulturore Shqiptare në artin e fotografisë përben një plejade artitesh talentuar që vazhdon deri në ditët tona.
[redakto] Burimet
- ^ a b "Shkodra dhe motet", nga Hamdi Bushati, f. 558-559