Miloti
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Miloti |
|
|---|---|
| Të dhëna bazë | |
| Sipërfaqja: | 138 km2 |
| Banorë: | 12856 banore |
| Dëndësia e popullsisë: | 93,2 banore per km2 |
| Kodi postar: | 4705 |
| Prefiksi: | |
| Pozita gjeografike: | |
| Lartësia: | |
| Targa e automjetit: | LA |
| Kodi zyrtar i komunës: | |
| Zonat banuese | Qyteti Milot dhe 12 fshatra. |
| Adresa e administratës së qytetit | |
| Adresa e bashkisë: | Shëtitorja Ndoc Deda,Ndertesa nr.76/1,Milot |
| Telefon/Fax: | |
| Internet: | |
| Politikë | |
| Kryetari bashkisë: | Vlash Gega |
| Partia në pushtet: | partia demokratike(PD) |
| Vendet parlamentare: | 1 |
| Zgjedhjet e fundit: | 18shkurt2007 |
| Zgjedhjet e ardhshme: | 2011 |
| Përfaqsia parlamentare | |
| Vota në parlament: | Paulina Hoti |
| Vendndodhja e qytetit | |
| Rrethi Kurbin, 45 km nga Kryeqyteti Tirana | |
Vendbanim në Shqipëri.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Historia
Sipas të dhënave nga studiues të ndryshëm, banorët e zonës janë me prejardhje ilire nga fisi ilir i Taulantëve. Këto hipoteza mbështeten në studimet që u janë bërë toponimeve të njëjta në kohë të ndryshme,sidomos emrave të fshatrave dhe vërtetohet se ka jetuar në këto troje një popullsi e lashtë që ka shkruar historinë e vet nëpërmjet qëndresës së lavdishme me luftë të armatosur e rezistencë të pathyeshme. Në periudhën e Mesjetës Miloti është përfshirë në Principatën e Arbrit që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Me krijimin e principatave feudale ne fundin e shekulit XlV, Miloti dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Qyteti Milot dhe këto fshatra janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është për tu përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin Delbnisht “ku kanunet e Flamurit e të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 u bënë shtesë në kanunin e Lekë Dukagjinit. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1905 – 1907 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti Gjin Pjetri dhe përfaqësues të tjerë të Milotit dhe të krahinës. Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale. Ky Pazar, në një periudhë shumë të shkurtër kohe,do të bëhej i njohur në të gjithë Shqipërinë. Në këtë periudhë, në vitet 1934 – 1936 është ndërtuar aksi rrugor Delbnisht – Selitë – Mafsheq, 18 km i gjatë, i shtruar me kalldrëm dhe me të gjitha veprat e artit. Në vitin 1934 mbreti Zog do të financonte ndërtimin e urës mbi lumin Mat, sipas projektit të arkitektëve europianë e të zbatuar nga arkitekti shkodran Gjovalin Gjadri Në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ-it) partizanët nga krahina e Milotit u inkuadruan në brigadën e XXIII sulmuese.Kjo Brigadë partizane ka vepruar në territorin tonë dhe ka marrë pjesë në çlirimin e qytetit të Milotit. Në këtë periudhë është vrarë në një përpjekje me forca kundështare, në Vig të Mirditës, Ndoc Deda, Hero i Popullit. Miloti u çlirua me 22 nëntor 1944.Gjatë viteve 1945 – 1990 Miloti u shndërrua në një qendër bujqësore – industriale. U ngrit një fabrikë për prodhimin e verës e të rakisë, tre sektorë për prodhimin e parafabrikateve, një bazë për prodhimin e asfalto – betonit
[redakto] Gjeografia
Qyteti i Milotit ndodhet ne pjesen qendrore te Republikes se Shqipërisë. Ka një pozicion strategjik me që lidh veriun e Shqiperise me kryeqytetin (Tirana). Ne ndarjen administrative perfshihet nga rrethi i Kurbinit. Miloti merr nje rëndësi të madhe edhe per faktin se autostrada Durres-Prishtine kalon kalon ne periferi te qytetit. Autostrada do te kete nje dalje te bukur per ne qytet dhe do te pershkoje teritorin e komunes tone me gjatesi prej 13 km. Komuna Milot shtrihet në një sipërfaqe prej 138 km2 ku jetojnë 12856 banorë. Kufizohet në veri me Bashkinë e Rubikut, në verilindje me Komunën e Ulëzës, në veriperëndim me Komunën e Zejmenit, në jugperëndim me Komunën e Fushë Kuqes, në jug me Bashkinë Laç në juglindje me komunen e Cudhinit, në jugperendim me Bashkinë e Mamurrasit.Komuna është një njësi e pushtetit lokal të rrethit të Kurbinit, dhe përfshihet në Qarkun e Lezhës, dhe qyteti i Milotit njihet si qendër e Komunës. Miloti ndodhet 45 km larg kryeqytetit dhe është një nyje lidhëse me të gjithë krahinat e Shqipërisë së Veriut e Verilindjes si kryqëzim i rrugëve kombëtare. Miloti ndodhet 65 km larg portit të Durrësit, 20 km larg portit të Shëngjinit, 40 km larg aeroportit “Nënë Tereza”, 20 km larg plazhit të Shëngjinit e 14 km larg plazhit të Patokut. Komuna Milot ka një shtrirje veri-jug 8 km, lindje – perëndim 17.2 km.Qendra e Komunës është qyteti i Milotit. Komuna ka në territorin e saj 12 fshatra që janë, Fushë Milot, Shullaz, Malbardhë, Delbnisht, Selitë, Gallatë, Skuraj, Vinjollë,
Relievi dhe Klima
Relievi.Në territorin e Komunës është i ndryshëm; në pjesën perëndimore ëshë fushor me kuotë të ulët mbi nivelin e detit dhe në pjesën lindore është kodrinor – malor në të gjithë zonën e fshatrave të malësisë në një kuotë deri në 700 metra mbi nivelin e detit në lindje të saj. Zona fushore përfshin Qytetin e Milotit, fshatrat Fushë Milot, Shullaz, Prozhme e lagjen Malbardhë Fushë. Zona kodrinore përfshin fshatrat Delbnisht, Shkopet e Ferrë Shkopet, lagjet Malbardhë Kodër dhe Shullaz Kodër. Zona malore përfshin fshatrat Selitë, Gërnac, Vinjollë, Gallatë, Skuraj. Zona përshkohet nga lumi Mat, i cili ka një gjatësi 115 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 2441 km2 dhe lartësi mesatare 746 m dhe buron në Kaptinën e Martaneshit. Në fshatin Skuraj, në vendin e quajtur Lime, lumi i Matit bashkohet me lumin e Fanit dhe në një gjatësi prej 16 km duke filluar nga diga e hidrocentralit të Shkopetit përshkon territorin e Komunes. Prurja mesatare shumëvjeçare e lumit Mat është 103 m3 në sekondë. Sasia e lëndëve inerte pezull është 2.000.000 m3 në vit. Ujrat e lumit Mat kanë mineralizim të ulët dhe një temperaturë mesatare që lëkundet nga 5,3 gradë celcius në Janar deri në 19,9 gradë celcius në Gusht. Klima. Në territorin e Komunës mbizotëron klima mesdhetare, ka një siperfaqe prej 138 km2 që ka bregdet, ka fusha pjellore,ka kodrina të ulëta, ka vargmale me lartësi mbi 700 m mbi nivelin e detit, ka pyje të dendur. Klima mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë e dimër të butë e të freskët, është tipike për zonën fushore e kodrinore, ndërsa në zonën malore, kryesisht në fshatrat Selitë, Vinjollë e Gërnac bie dëborë në dimër.Trashësia mesatare e dëborës shkon mesatarisht deri në 50 cm. Karakteristike për çdo stinë të vitit janë erërat e forta që fryjnë nga verilindja dhe lindja e drejtohen nga korridoret natyrore, shpatet e maleve, që si rezultat i ngritjes së nivelit të shtratit të lumit Mat nga ndërtimi i baseneve të hidrocentraleve, veçanërisht hidrocentrali i Ulzës ku shpejtësia e tyre arrin deri në 100 km/h sidomos në periudhën e dimrit. Nga pikëpamja e temperaturave vërehen amplituda të mëdha midis dimrit dhe verës. Temperatura mesatare vjetore është 15.6 gradë celcius, kurse amplituda mesatare është 18 gradë celcius. Reshjet në territorin e Komunës kanë një shpërndarje të pabarabartë. Sasia mesatare e reshjeve është 1350mm në vit. Në zonën malore, kryesisht aty ku bie dëborë në dimër, reshjet janë të pranishme edhe gjatë verës, kurse në zonën kodrinore dhe fushore vera është e thatë. Ditët me diell variojnë nga 220-240 dite, ku mesatarisht gjatë vitit ka deri 3000 orë diell.
Flora dhe Fauna.
Bimësia është e shpërndarë sipas kushteve klimatike, duke formuar zona bimësie si zona e shkurreve mesdhetare (zhvillohen shkurret, kryesisht shqopa e mareja), e dushqeve (lisi, gështenja), e ahishteve (ahu) dhe e halorëve (pisha). Duke u nisur sipas vetive të përdorimit në zonë rriten edhe bimët mjeksore e aromatike që përmbajnë lëndë aktive dhe esenca. Bimët mjekësore që rriten në këtë zonë janë: sherbela, trumza, kamomili, lulebliri, çaj mali, luleshtrydha, lulëkuqja, mullaga. Në zonën tonë rriten edhe bimët spontane foragjere me vlera ushqimore për bagëtinë. Në bimësinë e livadheve dhe kullotave mbizotërojmë graminoret dhe bishtajoret në gjendje të egër si: tërfili, grami, talla, shpatorja. Bimët endimike janë bimë që rriten vetvetiu brenda një territori të caktuar të kufizuar dhe rriten në vartësi të relievit e klimës.Kështu është për tu përmendur pylli i gështenjave në fshatin Selitë me sipërfaqe prej 75 ha. Fauna në Komunën e Milotit është zhvilluar në vartësi të mjedisit. Kështu dallohen fauna tokësore, fauna e ujrave të ëmbla dhe fauna e egër.Pozita e favorshme gjeografike, klima mesdhetare, relievi që varion nga fushor e deri në reliev të thyer malor, dalja e afërt në det (grykëderdhja e lumit Mat) kanë bërë që fauna të jetë e pasur. Në ujrat e ëmbla te lumit Mat dhe të zallit të Urdhazës rriten peshq si ballëgjëri, krapi, qefulli etj.Shpendë të gjuetisë janë rosa e pata e egër, thëllënxa, karabullakët, çapkat etj.Kafshë të egra që rriten në këtë zonë janë dhelpra, lepuri, ujku, ariu dhe derri i egër. Gërnac, Shkopet, Ferrë Shkopet dhe Prozhmë.
[redakto] Demografia
Popullsia e komunes Milot arrin ne 13000 banore e shperndare ne: 6000 banore ne qytein e milotit dhe 7000 banore te shperndare ne 12 fshatra.fshati me i madh eshte fush miloti i cili shtrihet ne te dy anet e superstrades f kruje -lezhe
[redakto] Ekonomia
Infrastruktura
Territorin e Komunës e përshkojnë 45 km rrugë nacionale, 55 km rrugë rurale dhe afro 80 km rrugë dytësore që lidhin lagjet e fshatrave, fshatrat me njëri-tjetrin dhe me rrugën nacionale e qendrën e Komunës.Rruga nacionale nga Shullazi deri në Shkopet,(18 km) është rruga kryesore që përshkon territorin e Komunës. Rruga nacionale Delbnisht – Selitë – Gërnac, është gjithsejt 18 km.Rrugët nacionale në zonën fushore, në fshatrat Shullaz dhe Malbardhë si: rruga Shullaz – Fushë Milot, Superstradë – Prozhmë, Malbardhë – Qendër Malbardhë, Superstradë – Ura e Shullazit, janë rrugë me bazament dhe plotësojnë kushtet për shtresat e paraasfaltit e asfaltit. Komuna Milot ka një rrjet të furnizimit me tension të ulët dhe tension të lartë elektrik të amortizuar dhe të paremontuar prej vitesh nga mungesa e bazës materiale dhe të investimeve në këtë fushë. Komuna Milot ka një sistem ujësjellësi për qytetin me cikël të mbyllur (burimi – magistrali – rezervuari dhe rrjeti i shpërndarjes). Aktualisht ujesjellesi kalon ne vartesi te Komunës. Sistemi i ujësjellësit për furnizimin e depos është me ngritje mekanike dhe gjatësia e tij nga burimi deri në depo është 1200 m. Lagja Mal Milot furnizohet me uje nga rezervuari 100 m3 me sistem rrjedhje te lire qe furnizon rreth 50 familje.Rreth 5000 banorë të qytetit, furnizohen me ujë në lidhje direkte në banesë.
Arsimi dhe shendetesia
Në territorin e Komunës funksionojnë një shkollë e mesme dhe nëntë shkolla 9 – vjeçare, ku mësojnë 1677 nxënës dhe japin mësim 108 mësues. Numri i nxënësve në shkollat e fshatrave malore po vjen nga viti në vit në rënie për arsye objektive si: lëvizjet e popullatës drejt fshatrave të fushës dhe transportimi i nxënësve nga vetë familjarët në shkollat e qytetit etj. Këshu që lind nevoja e ndërtimit të shkollave në bazë grupimi të disa fshatrave për të eliminuar mësimin me klasa kolektive në të dy ciklet shkollore. Në Milot ka një qendër shëndetësore, ambulancë për çdo fshat dhe një farmaci në qytetin Milot. Në qendrën shëndetësore plotësohen vetëm nevojat më urgjente të popullatës për diagnostikimin, imunizimin, shërbimin primar e monitorim të rritjes së fëmijëve, ku shërbejnë 3 mjekë dhe 12 infermiere. Për fshatrat është hartuar grafik javor për vizitat që do të kryejnë mjekët. Pas nje periudhe nderprerje është organizuar sherbimi stomatologjik. Mbetet problem per arsye fondesh funksionimi i shtëpisë së lindjes , pasi ambienti egziston.
Bujqesia
Komuna Milot ka një sipërfaqe të përgjithshme tokë bujqesore prej 2272 ha, ndërsa tokë e punueshme është 1966 ha, rreth 306 ha tokë në tërritorin e Komunës, kryesisht në zonën kodrinore e malore, janë joproduktive. Me rikonstruksionet e kryera në rrjetin e vaditjes,të kanaleve kryesore dhe degëzimeve, aftësia ujitëse, kryesisht në zonën fushore, është 180 ha, por për arsye të ndryshme rrjeti i vaditjes nuk funksionon plotësisht. Pemtaria kultivohet në mënyrë individuale pothuajse në të gjitha fshatrat nga fermerët, si në zonën fushore, ashtu edhe në atë kodrinore e malore. Kështu sipërfaqe e zënë me dru frutorë është 118 ha, nga këto 103 ha pemtore e 15 ha vreshtë. Sipërfaqja e pyjeve të Komunës është 10686 ha. Në këtë sipërfaqe ka pyje të të gjitha kategorive, si pyje halorë, dushqe, gështenja, pyje mbrojtës në brigjet e lumit Mat e përrenjeve në fshatra. Kështu pyje prodhues të matërialit drusorë në zonën e fshatit Malbardhë janë 2920 ha, në zonën Skenderbe 3560 ha, në zonën Milot-Lester 1300 ha dhe në zonën Shkopet 780 ha. Sipas VKM nr.770 datë 21.05.2008 u miratua lkista përfundimtare e pronave të paluajtshme publike,pyje e kullota, që janë në juridiksionin territorial te Komunës Milot. Sipërfaqja 3167 ha, fond pyjor dhe kullosor transferohet në përdorim të Komunës, kryesisht në zonat e banuara që përbëhen nga kullota,livadhe,shkurre,zabele dhe pyje
[redakto] Kultura
Miloti eshte qendra e vjeter administrative e Kurbinit. Në Milot me 1912 me 28 nentor u ngrit flamuri i lirise nga patriotet kurbinas te prire nga Gjin Pjetri nga fshati Skuraj.Organizatori i këtij akti patriotik është Dom Kaçorri me patriotet e tjere te medhenj shqiptarë.
[redakto] Politika
- Kryetar i Komunës Milot është Vlash Gega.
- Partia në pushtet është partia demokratike (PD).
- Zgjedhjet e Fundit per Pushtetin Lokal 18 shkurt 2007.
- Zgjedhjet e Fundit Parlamentare 28 Qershor 2009.
- Përfaqesohet në parlament nga deputeti Paulina Hoti .
[redakto] Shiko dhe këtë
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Tirana · Durrësi · Elbasani · Shkodra · Vlora · Korça · Fieri · Berati · Lushnja · Kavaja · Pogradeci · Laçi · Gjirokastra · Patosi · Kruja · Kuçova · Kukësi · Lezha · Saranda · Peshkopia Burreli · Cërriku · Çorovoda · Shijaku · Librazhdi · Tepelena · Gramshi · Poliçani · Bulqiza · Përmeti · Fushë-Kruja · Kamza · Rrësheni · Ballshi · Mamurrasi · Bajram Curri · Erseka · Peqini · Divjaka · Selenica · Bilishti · Roskoveci · Puka · Memaliaj · Rrogozhina · Ura Vajgurore · Himara · Delvina · Vora · Kopliku · Maliqi · Përrenjasi · Kruma · Libohova · Orikumi · Fushë-Arrëza · Shëngjini · Rubiku · Miloti · Leskoviku · Konispoli · Këlcyra · Krasta · Kërraba