Millovan Gjillas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Milovan Djilas)
Millovan Gjilas

Millovan Gjilasi (Milovan Djilas 12 qershor 1911, Kolashin) shkrimtar serbo-jugosllav.

Në vitin 1932 u antarsua në Partin Komuniste, pas 6 viteve (1938) në Komitetin Qendrorë të saj, dhe më 1940 u zgjodhë në politbyro. Gjatë luftës së dytë botërore, Gjilasi së bashku me Mosha Pijaden organizuan luftën partizane në Mal të Zi. Më 1945, Gjilasi zë pozitën e sekretar të politbyros, më 1953 zëvendës kryetar i Republikës. Për shkak të kritikave kundrejt komunizmit u çvesh nga gjitha funksionet partiake dhe u dënu me 18 muaj burg. Më 1956, u burgos edhe për tri vite pasi që pranoi kryengritjen hungareze. Për librin Klasa e re, në të cilën u distancua përfundimisht nga komunizmi, u denua me 7 vite burg (tetor 1957). U lëshua nga burgu më 1961, mirëpo pas tre muajve u burgos përsëri dhe mori një dënim për 5 vite burg për shkak të një botimi në botën e jashtme, të Bisedave me Stalinin (1962) në të cilat kishte paraqitur sekrete shtetërore. U fal nga vuajtja e dënimit më 1966.

Ceshtja me shqiptaret[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shprehet qe ne biseda me Stalinin, Stalini i ka kerkuar qe "Jugosllavaia ta gelltise Shqiperiene" por ky mendim nuk eshte vertetuar nga biseduesit e tjere apo nga dokumenta.

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.spiegel.de/spiegel/print/d-45139772.html