Miniature Pinscher

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Miniature Pinscher (Zwergpinscher, Min Pin, Nano Pinscher) është një qen race të vogël të tipit Pinscher, zhvilluar në Gjermani. Mini Pin ishin race e parë për të gjuajtur kafshë të dëmshme, veçanërisht minjte. Mini Pinscher, si qen gjahu i referohet tipareve të sjelljes e race dhe Zwerg do të thotë Xhuxh. Mini Pin është i njohur edhe si "Mbreti i Lojës".

Pamja e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Palltoja e tij ishte shumë i trashë dhe qeni në përgjithësi ishte më pak i rafinuar. Pamja e qenit ishte e lëne pas dore dhe ai quhej qen pune dhe jo "Mbreti i Lojës". Pjesa më e madhe natyrore e pamjes shkoi me vitet e mbarështimit për një qen te rafinuar e të vogël siç shihet tani. Min Pini gjithashtu tenton të ketë këmbët shumë të gjata, dhe një trup të vogël, te cila t ndonjëherë mund të bëjnë të duken mjaft komik. Si rezultat i trupit fleksibël, ai është i shkathët, ata janë në gjendje të rehatohen në pothuajse çdo pozicion. Në ditët e sotme Miniature Pinscher ka një gëzof të shkurtër të zi me kaf dhe të kuqërremte.

Temperamenti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mini Pinscher është një qen shumë besnik. Ata ambientohen shpejt ne familje. Fëmijët, veçanërisht, duhet te sillen mire dhe qete, në mënyre që ata të mos kafshojnë sepse Mini Pinet kafshojnë edhe pa arsye, sidomos te panjohurit. Ata e konsiderojnë veten si zoter të shtëpisë dhe nuk e shohin veten si trupvegjel. Min Pinet janë të gatshëm të shkojnë për gjah dhe të mbrojnë pronaret.