Ministria e Brendshme e Shqipërisë
| Ministria e Brendshme | |
|---|---|
| Shkurtesa | MOI |
| Themelimi | 4 Dhjetor 1912 |
| Tipi | Ministri Qeveritare |
| Zyrat qendrore | Tiranë |
| Vendndodhja | Tiranë |
| Rajoni që shërben | Republika e Shqipërisë |
| Gjuhët zyrtare | Shqip |
| Ministër | Flamur Noka |
| Organizata amë | Këshilli i Ministrave |
| Buxheti | 16,45 miliardë Lek (2012) $ 160 milionë [1] |
| Adresë interneti | www.moi.gov.al |
Ministria e Brendshme është një ministri e Republikës së Shqipërisë. Ministria është krijuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit modern shqiptar më 28 nëntor 1912. Me Dekretin e Kryetarit të Qeverisë të datës 4 dhjetor 1912, ajo është quajtur ministria e Brendshme, emërtim, të cilin e ka mbajtur deri në vitin 1945. Pas kësaj periudhe ajo është quajtur Ministria e Punëve të Brendshme. Me ndryshimet demokratike, të realizuara në vendin tonë, pas vitit 1992, ajo mori emërtimin ministria e Rendit Publik, duke u ndarë prej saj strukturat e shërbimit sekret e të qeverisjes vendore. Ndërtesa e ministrisë së Rendit Publik ndodhet në Tiranë, pranë sheshit "Skënderbej", në b1lokun e ndërtesave të ministrive e të institucioneve të tjera qendrore të shtetit shqiptar, të cilat kanë përfunduar së ndërtuari në fund të viteve '30. Ndërtesa aktuale e ministrisë së Rendit Publik daton si e tillë që nga viti 1945.

