Mirshea Eliad

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

BIOGRAFI E shkurtËR[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mirçea Eliade u lind në Bukuresht, në vitin 1907 dhe vdiq në Çikago në vitin 1986. Është quajtur si njeriu më i rëndësishëm që u mor me fetë në shekullin e 20. Mbaroi shkollën filologjike të Bukureshtit në vitin 1928. Në Kalkutë studjoi filozofi Indiane dhe Sanskrite (1928 – 1931). Gjithashtu jetoi dhe studjoi në Astram Risikes, në Himalajë për gjashtë muaj. Në vazhdim do të riktheht në Rumani, ku në vitin 1933 do ti jepet titulli i Profesor – Doktor të Filozofisë, falë studimit dhe veprës së tij mbi Jogën. Gjatë periudhës 1933 – 1939 jepte mësime filozofie në Universitetin e Bukureshtit. Në vitin 1945 shkon në Paris si pedagog vizitor. Në vitin 1956 bëhet pedagog i historisë së Feve në Universitetin e Çikagos.

VEPRA E TIJ[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

M. Eliade studjoi dhe hetoi në shkallën më të thellë konceptin e fetarizimit tek njeriu. Gjëja më mahnitëse tek vepra e tij është se ai nuk u përqëndrua brënda kuadrave të fesë së tij, por arriti të shfaqte idenë e fetarizimit ashtu sikur u shpreh në të gjitha qytetërimet që ekzistonin në historinë e njerëzimit. Nuk ndante fetë në të mira dhe të këqija, në të vërteta apo të rreme. Për Eliade, nevoja që ka njeriu për tu bashkuar me Hyjun dhe për ta kuptuar atë, nuk mund të hyjë në kallup: të vërtetë apo të rremë. Në të vërtetë, fetarizimi i njeriut, është principi zanafillës së tij, ai që e dallon nga kafshët.

Kur studjonte konceptet fetare dhe traditat e një kombi, vërtetonte vlerat e tyre, autenticizmin e tyre. Kjo nuk ishte një lëvizje diplomatike por diçka që shpreh një thellësi shumë të madhe shpirtërore. Nëpërmes veprës së tij gjigandeske vërteton ekzistimin e një rrënje të përbashkët të feve. Për Eliade, fetë e ndryshme nuk janë asgjë tjetër përveç se FORMA të cilat shprehin të njëjtën nevojë të të gjithë njerëzve. Eliade përparon përtej formave por pa i fshirë ato. Nuk thekson ndryshimet dhe diferencat e tyre por vërteton bashkimin dhe rrënjën e tyre të përbashkët.

Zbulon dhe vërteton se koncepti i Shenjtësise është diçka që njeriu lind me të dhe nuk është një ndjenjë që njeriu ka krijuar. Të gjitha format fetare janë autentike në shkallën që ato lejojnë njeriu të njohë natyrën e tij të vërtetë dhe të integrohet brënda Universit si një pjesë e pandarë e tij. Eliade është një nga kërkuesit më të rëndësishëm të Perëndimit që i jep kuptimin që i takon fjalës ‘’Misticizëm’’ duke i dhënë rëndësinë e saj fillestare dhe tradicionale që kishte. Misticizmi është përvoja shpirtërore dhe përjetimi i momenteve të shenjta. Pa Misticizëm, pa përjetime brendësore, njeriu largohet nga Natyra e tij, largohet nga Qëndra e tij shpirtërore.

Në intervistën e tij autobiografike, që dha pak para se të ndërronte jetë, zbulon se është influencuar shumë nga Gëte dhe sidomos nga vepra e tij ‘’ Metaformoza e Bimëve’’. Kjo vepër i dha idenë për tu përpjekur për të gjetur një ndërtim të përbashkët në shfaqjet e ndryshme fetare. Dhe në të vërtetë, vërtetoi se koncepti fetar i njeriut ndrushon vetëm në formën shprehëse dhe jo në thelbin e tij.

Modeli i tij i madh ishte filozofi i epokës së Rilindjes, Piko De la Mirandola. Eliade dëshironte të vazhdonte veprën e tij dhe të përparonte më tej se Kavala dhe Zoroastrizmi. Për këtë arsye zgjodhi dhe Indinë ( një qytetërimi i gjallë -i atëhershëm – tradicional), për të mësuar filozofi, ‘’për të kontribuar më tepër në diturinë e qytetërimit perëndimor’’.

Pra është i padyshimtë influencimi që kishte nga Esoteristë – Filozofë të mëdhenj. Vepra e tij nuk është e madhe vetëm për shkak të sasisë së saj. Eliade realizon një përmbysje të madhe në mentalitetin e botës dhe në mënyrën me të cilën konceptohet feja. Largohet nga sipërfaqja dhe në periferia dhe penetron në qëndër, në thelbin e saj brendësor.

Sipas Eliade, në botën bashkëkohore, njerëzit kanë humbur kontaktin e tyre me natyrën dhe ritmet e saj. Natyra ndjek ciklet e saj të zhvillimit, të cilët njeriu tashmë nuk i njeh. Këto cikle, të cilët ishin të njohur në shoqëritë tradicionale, kanë një qëndër, dhe kjo qëndër e tyre janë Arketipët.Arketipët bëhen të kuptueshëm nga njerëzit nëpërmes simboleve dhe Miteve. Proçedura historike nuk është asgjë tjetër se sa shfaqja e Simboleve.

Mënyra me të cilën konceptojmë kohën sot nuk ka asgjë të përbashkët me lashtësinë. Sot njerëzimi beson në një zhvillim vizor të historisë. Koha Historike përmban dhimbje dhe njeriu vendos tek Zoti shpresën e shpëtimit në një ditë të largët, ditën e gjykimit. Për njeriun e lashtë tradicional, jeta e tij është një shans pjesmarrjeje në zhvillimin Universal, në vete Krijimin i cili përsëritet ditë për ditë. Në këtë mënyrë , përditshmëria fiton një shenjtësi dhe asnjë veprim nuk është i kotë. Vetë jeta pushon së qëni e kot edhe merr vlerë, në shkallën që çdo njeri përsërit veprimin themelues të Krijimit.

Mënyra me të cilën njeriu arrin të marrë pjesë tek Miti, është nëpërmes ritualizmit. Në këtë mënyrë të gjitha veprime të njeriut fitojnë një rëndësi ritualistike: Mbjellja, punimi i tokës, ushqimi, dashuria etj. Nëpërmes ritualeve njeriu arrin atë që quhet Initacion. Initacioni lejon zgjerimin e Vetëdijes dhe kuptimit të mistereve më të thella të jetës, të vetvetes dhe të natyrës.

Falë treshes: Mit, Ceremoni dhe Initacion, njeriu bëhet bashkëpunëtor, bashkëkrijues i Universit, por pa refuzuar në asnjë mënyrë vlerën e Perëndisë. Pikërisht sepse merr pjesë në krijim, gjen vëndin e tij brënda krijimit, dhe njëkohësisht është i aftë të vlerësojë të gjitha qëniet që marrin pjesë me mënyrën e tyre tek e njëjta Vepër. Sipas kësaj pikëpamjeje mund të vlerësojmë më mirë, vlerën e të gjitha formave fetare që ekzistuan në të gjtihë historinë e nejrëzimit. Kjo ishte dhe një nga pikësynimet kryesore të Eliade.

Në fundin e jetës së tij, mori përsipër koordinimin e shkrimit të një enciklopedie të feve. Mentaliteti i organizimit të kësaj enciklopedie tregon një mentalitet dhe një konceptim nga ato të zakonshmet.

Eliade vetë shpjegon: ‘’Teologjine Kristiane, që deri pak më parë ishte zakonisht pika kryesore, në vënd që ta vendosja të parën , u përpoqa ta klasifikoj në radhën e saj historike. Por mos u shqetësoni. Kemi kryer një paraqitje të shkëlqyer të Kristianizmit të lashtë, të kishës lindore, por ajo nuk është epiqëndra. Epiqëndra ndodhet gjithkund’’.

Nuk është e ekzagjeruar të themi se Eliade ‘’shpëton’’ konceptin e vetë fesë, duke i dhënë esencën e saj të vërtetë, sidomos mbi mëndjet e shqetësuara, të cilat nuk kënaqen nga format e tretura fetare të sotme.